Koronavirusi/ Shpërthen gazetarja: Ky dreq shteti, nuk i duhet as dreqit

Gazetarja e njohur Fiori Dardha ka reaguar mjaft ashpër pasi gjendja e doktorit Drini Dobi është rënduar nga koronvirusi.

Me anë të një postimi në Facebook, Dardha shkruan se sot shëndetësia dhe mjekët më të mirë janë braktisur totalisht nga shteti.

Sipas gazetares edhe pse mjeku Dobi kishte disa ditë në gjendje të rëndë, shteti shqiptar nuk mori mundimin ta çonte në klinikë më të specializuar jashtë vendit, por për këtë pjesë u kujdesën miqtë dhe familja e mjekut.

Ja postimi i Dardhës:

Ky dreq shteti, nuk i duhet as dreqit!

Mjeku neurolog Drini Dobi po ben betejen me te veshtire te jetes se tij, pas nderlikimeve qe i krijoi covid – 19

Shefi i Sherbimit Neurovaskular, mjeku qe u ka sherbyer dhe ka sheruar mijera paciente, qe u ka rikthyer shpresen dhe buzeqeshjen qindra familjeve, sot, ka mbeshtetje vetem koleget e tij, miqte dhe pacientet qe e vleresojne pafund!

Dr.Drini Dobi, nje nga specialistet me te mire te fushes se tij, niset sot drejt Italise per te vijuar ne nje spital atje luften e tij per jeten!

Ky dreq shteti, duhet të kishte bere te pamunduren per te kuruar dhe sheruar nje profesionist te jashtezakonshem, por nuk e mori mundimin as ta ndihmonte per ta derguar ne nje klinike me te specializuar jashte.

Ky dreq shteti denoi me mosperfillje edhe reagimet e shumta ne rrjetet sociale te kolegeve, miqve dhe pacienteve te doktorit.

Ky dreq shteti, qe shpenzon miliona per kamera dhe aparatura montazhi ne funksion te propagandes, nuk gjeti dot nje mundesi me te mire per kurimin e dr.Drinit!

Ky dreq shteti tregohet burokrat edhe me ata qe medemek i konsideron “Heronjte e kesaj situate” .

Ky dreq shteti i tregon proçedurat nje mjeku që ka shpetuar qindra jete!

Sigurisht, qe ligji duhet te respektohet dhe rregullat duhet te zbatohen, por ky dreq shteti, duhet ta dije mire qe ne situata emergjente ekzistojne edhe procedurat e pershpejtuara!

Ky dreq shteti qe kur do, akordon fonde per kurim jashte vendit per personalitete te politikes, artit, sportit (dhe mire ben), nuk gjeti nje hapesire per te ndihmuar nje mjek te shkelqyer si Drini Dobi!

Ja pra, qe dr.Drini, i cili ka investuar nje jete ne mjekesi duke dhene nje kontribut te vyer, nuk i paska kursyer dot aq para per te kuruar veten.

Per fatin e tij te keq, edhe ky dreq shteti qenka teper i varfer me humanizem per t’iu gjendur prane.

Doktor Drini niset drejt Italise, fal dashamiresise dhe perpjekjeve te jashtezakonshme te kolegeve te tij, te cilet kane kontribuar pa asnje hezitim per te siguruar gjithçka duhet per kurimin e tij!

Dr.Maksim Basho dhe shume mjeke te tjere, kane bere te pamunduren per te shpetuar jeten e mikut dhe kolegut te tyre.

Drini Dobi ka mbeshtetjen e miqve dhe qytetareve, te cileve u ka sherbyer me vetemohim per vite me rradhe!

Sot, doktori i nderuar ka nevoje per lutjet tona dhe ndihmen e Zotit! 🙏

Nje shtet qe nuk vlereson dhe nuk kujdeset per mjeket, as do t’ia dije per jeten e qytetareve!

Forca dr.Drini!

Lufto per veten, sic ke bere per jeten e pacienteve te tu!

Te presim! 🤗

LEXO EDHE  Ngrica dhe temperatura deri në -12°C, ARRSH: Ja gjendja e akseve rrugore