• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BB: Ushqimi i 60% të të varfërve në Shqipëri, thuajse si në Afrikë

08:11 : 04/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gjeti se, ende një përqindje më e madhe e njerëzve sidomos në vendet në zhvillim dhe ato të varfra përballen me mungesën e sigurisë ushqimore, që përfshin aksesin e kufizuar në ushqim, mungesën e shumëllojshmërisë së ushqimit dhe cilësinë e dobët të tij.

Sipas Bankës Botërore, popullsia e varfër në Shqipëri, që përfshihet në 20% më të ulët të të ardhurave, është shumë e ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore.

Sipas grafikut bashkëngjitur, 60% e popullsisë së varfër në vend janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit dhe cilësia jo e mirë e tij. Në të kundërt të pasurit kanë një ekspozim më të ulët, pasi pak më pak se 10% e tyre janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

Siç shihet nga grafiku, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me ekspozimin më të lartë të të varfërve ndaj mungesës së sigurisë ushqimore. Më keq se Shqipëria janë vetëm disa vende të Afrikës. Me krizën ekonomike që ka krijuar Covid-19, popullsia e paushqyer po rritet, pas një rënie prej një dekade.

Banka Botërore analizon se nënushqyerja është e lidhur ngushtë me mungesën e sigurinë ushqimore. Pasiguria e ushqimit manifestohet në mënyra të ndryshme. Këto variojnë nga pasiguria rreth aftësisë për të marrë ushqim, pra që u duhet të bëjnë kompromis për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimit, deri te mosngrënia për një ditë të tërë.

Lexo edhe:

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

Mungesa e sigurisë ushqimore trajton kompleksitetin e urisë. Ky tregues dallon nga të tjerët se ka dalë nga një sondazh i drejtpërdrejtë me familjet me 8 pyetje dhe mbi një sërë përvojash të pasigurisë ushqimore në secilin vend. Përgjigjet e tyre përdoren për të përcaktuar probabilitetin që një familje të përjetojë pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit.

Pasiguria e rëndë e ushqimit është e lidhur ngushtë me mosushqyerjen ose përjetimin e urisë. Edhe pse pasiguria e moderuar e ushqimit nuk mund të sinjalizojë drejtpërdrejt kequshqyerjen, ajo kap popullatën e prekshme nga kequshqyerja dhe shëndetin e dobët. Në fakt, kur krahasohen vendet me nivele të ngjashme të nënushqyerjes dhe varfërisë, “Raporti i Ushqimit 2019” zbulon se pasiguria e moderuar e ushqimit është gjithashtu e ndërlidhur në mënyrë të konsiderueshme me mbipeshën.

Sot, një në katër persona në të gjithë botën përjeton pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit, dhe një në njëmbëdhjetë përjeton pasiguri të rëndë ushqimore. Shumica e familjeve gati 1.3 miliardë nga 2 miliardë, që përjetojnë pasiguri ushqimore ndodhen në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

Pasiguria e ushqimit në Afrikën Sub-Sahariane është e lartë, më shumë se gjysma e popullsisë e përjeton atë. Deri në vitin 2018, numri i përgjithshëm i njerëzve që përjetuan të paktën pasiguri të moderuar të ushqimit ishte më i larti në Afrikën Sub-Sahariane. Pas vitit 2019, Azia e Jugut kaloi Afrikën Sub-Sahariane.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë në totalin e shportës, një tregues indirekt i varfërisë. Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, rreth 41% e shpenzimeve totale shkonin për t’u ushqyer, përkundrejt 34% në Kosovë, 33% në Maqedoninë e Veriut, 27% në Bosnjë dhe më pak se 24% në Serbi e Mal të Zi. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian e peshës së ushqimeve në totalin e shpenzimeve për konsum është 12%. /MONITOR/

Etiketa: BBpatatevarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

13:23 : 04/08/2025
AKTUALITET

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për të lypur

14:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

09:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

12:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

08:10 : 19/06/2025
Para

U fut në det për të peshkuar, gjendet pas 7 ditësh trupi i 32 vjeçarit

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com