• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Punë nga shtëpia apo nga zyra? Ja ku shqiptarët janë më fleksibël

23:07 : 03/12/2020
në NDRYSHE

Puna nga shtëpia, që nisi si një opsion i detyruar nga karantina, tani është kthyer në një normalitet për disa kompani dhe profesione kyçe.

Korporatat e mëdha po aplikojnë rotacionin, ku deri në 50% e stafit, në departamente të caktuara, punojnë nga shtëpia, ndërkohë që paralelisht kryejnë investime në sisteme.

Kompanitë e Teknologjisë së Informacionit pohojnë se bizneset po bëjnë “presion” që kontratat e reja, të zbatohen sa më shpejt, për shkak të frikës së një mbylljeje të dytë.

Paralelisht po investohet në disa drejtime si automatizimi i proceseve, sistemet ERP apo të menaxhimit të klientëve.

Fiskalizimi dhe maturimi i biznesit janë dy faktorë të tjerë, përveç pandemisë, të cilët po ndikojnë në kërkesën për investime në teknologji. Kompanitë, punë me rotacion nga shtëpia për disa departamente Tendenca e punës në distancë u evidentua sidomos gjatë karantinës së detyruar, kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë në periudhën mars-maj. Por, në realitet, jo të gjitha profesionet kanë mundësi ta aplikojnë këtë. Për shembull, ndërtimi, një sektor që nuk e ndali punën në asnjë moment, nuk mund t’i zhvendoste kantieret “online”, por vetëm disa procese pune.

Lexo edhe:

Disa persona e ndiejnë afrimin e vdekjes. Ja çfarë tregon ky studim

Rrëfimi i pazakontë i gruas me ‘dy vag*na’: Njërën e përdor për punë, tjetrën për qejf (Foto)

Po kështu, edhe sektori bankar. Zyrat e administratës, pra të degëve qendrore mund të punojnë nga shtëpia (diçka që ende vazhdon), por për degët ku marrin shërbim klientët, puna nuk mund të bëhet në distancë. Korporatat e mëdha, edhe sot e alternojnë punën nga shtëpia. Paralelisht, ato po bëjnë investime në sisteme, që ua lehtëson procesin e punës në kushtet e pandemisë. Armand Frangu, drejtor ekzekutiv i kompanisë B360, thotë se pozicionet e punës të mirëfillta për të punuar nga shtëpia janë ende jashtë kulturës sonë të punës.

“Ka rezultuar shumë e suksesshme në lloje institucionesh apo biznesesh të ndryshme sistemi miks: 2-3 ditë shkon në zyrë full-time dhe 3 ditë punon nga shtëpia. Gjëja më e mirë që mbeti nga pandemia është se bizneset përmirësuan sistemet e komunikimit, punës nga shtëpia e ndarjen e detyrave” – nënvizon ai.

Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore i Grupit BALFIN, pohon se muajt e parë të pandemisë shërbyen si provë për stafin, kur puna nga shtëpia ishte ende e pa eksploruar masivisht, por vetëm për pak pozicione.

“Për disa pozicione të caktuara, në funksione të tilla si IT apo Komunikimet, puna nga shtëpia praktikohet me gjerë, ku rreth 40 – 50% të stafit punojnë me rotacion nga shtëpia. Këto përvoja të zgjeruara të punës nga shtëpia na kanë shërbyer për të nxjerrë në pah problematika të mundshme që lidhen me infrastrukturën teknike dhe angazhimin në punë, të cilat adresohen rast pas rasti nga strukturat përkatëse. Nisur edhe nga kjo situatë, ne jemi duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës sonë teknologjike, për të mundësuar punën në distancë për disa pozicione” – tregon ai. COVID-19 zhvillon trendin e hapësirave fleksibël, puna nga shtëpia ende larg Karantina detyroi bizneset që brenda ditës të kalonin nga kultura e punës në zyrë në atë të shtëpisë. Sigurisht në rastet kur kjo ishte e mundur. Por sa eficente ka qenë praktika në tërësi.

Jonian Antoni, nga Century21, tregon se në fillim kjo ishte diçka pozitive, pasi njerëzit po punonin edhe jashtë orarit, por më pas, kur masat kufizuese u hoqën ndarja e kohës së punës dhe asaj me familjen nuk po bëhej shumë e qartë.

“Fillimi i pandemisë dhe fillimi i metodës ëork from home (punë nga shtëpia) u duk interesante dhe premtuese për nga rendimenti që po jepte, pasi tek ato biznese që e kishin të mundur ta aplikonin këtë mënyrë të punuari, rendimenti u rrit për një kohë të shkurtër, duke qenë se mungesa e orareve bëri që njerëzit të punonin edhe overtime (jashtë orarit). Më pas u vu re që kjo nuk ishte më produktive, pasi individët po ngatërronin pjesën dhe kohën e shpenzuar me dhe për familjen me pjesën e punës” – pohon ai. Kjo bëri që me lehtësimet dhe heqjen e karantinës, bizneset të kthehen në zyra, por këtë herë me një trend të ri, atë të hapësirave fleksibël.

“Pas heqjes së karantinës duket se kompanitë u janë rikthyer planeve të tyre të zhvendosjes, kësaj radhe duke qenë më të kujdesshme në planifikimin e brendshëm hapësinor, si dhe krijimin e hapësirave të brendshme me shumë përdorim nga përdorues të ndryshëm. Pra janë përpjekur për të sjellë pak atë që në gjuhën e pasurive të paluajtshme komerciale e quajmë hapësirë fleksibël, e cila mund të përdoret nga shumë përdorues në ditë të ndryshme të javës.

Ky reagim i tregut vendas është i ngjashëm edhe me reagimin e tregjeve të tjera më të zhvilluara, ku hapësira tradicionale e zyrave nuk po zvogëlohet, por vihet re rritja e hapësirave fleksibël të preferuara nga kompanitë në zhvillim e sipër, të cilat nuk dëshirojnë të lidhen ligjërisht me kontrata afatgjatë, shumë të vështira për t’u ndryshuar apo për t’u prishur nga ana e qiramarrësve” – shprehet Stela Dhami, nga Colliers International Albania./Monitor

Etiketa: ndryshe boldnew shost domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Disa persona e ndiejnë afrimin e vdekjes. Ja çfarë tregon ky studim

22:06 : 23/01/2022
NDRYSHE

Rrëfimi i pazakontë i gruas me ‘dy vag*na’: Njërën e përdor për punë, tjetrën për qejf (Foto)

17:49 : 18/01/2022
NDRYSHE

E rrallë/ Dëbora mbulon shkretëtirën e Saharasë

17:25 : 18/01/2022
NDRYSHE

Nisja e anijes kozmike, NASA ka një ftesë të veçantë për shqiptarët

18:45 : 16/01/2022
NDRYSHE

Këto gabime nuk duhet t’i bëni gjatë 2022

23:49 : 05/01/2022
NDRYSHE

Përse shohim ëndrra të këqia?

21:07 : 05/01/2022
Para

Facebook do fshijë çdo postim që është kundër vaksinimit ndaj COVID-19

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com