‘Antishpifja’/ Rama: Për këtë ligj sipërmarrësit më kërkonin që të mos tërhiqesha

Ndryshimet e Kodit penal kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek censura e fjalës së lirë, ku të shumta janë komentet që Rama kërkon të shuajë zërat kundër.

I ftuar në ‘Politokon’ kryeminsitri Edi Rama tha se për këtë ligj kanë interes vetë sipërmarrësit.

Ai tha se se kur u diskutua për këtë ligj sipërmarrësve i çonin sms që të mos tërhiqej nga ky ligj.

Kur u diskutua për këtë ligj më ka habitur numri i sipërmarrësve që më çonin sms që të mos tërhiqem nga ky ligj. I kam marrë në telefon se më kanë thënë se i kanë grirë në gjoba. Ne kemi online-in të parregulluar. Kjo është një përpjekje për ta rregulluar këtë pjesë, nuk ka fare mbyllje portalesh. Shumë vende evropiane kanë burg për këtë ligj. AMA nuk është gjykatë, se ky ligj nuk është për mua, se unë jam mësuar për mua, as për qeverinë, por për njerëzit. Unë s’ka nevojë për ligj që të më mbrojë, se e kam gjuhën shpatë se herë ma ka nevoja. Degjenerimi i së vërtetës dhe lëndimi i atyre që lëndojnë njerëz, duhet t’u japim njerëzve mundësi që të kenë drejtësi’, Tha Rama.

LEXO EDHE  Vr*sja e Santiago Malkos, pezullohet një vit procesi ndaj 5 të akuzuarve