• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FMN: Nëse nuk frenon shpenzimet, qeveria mund të mbesë pa para

07:58 : 01/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një raport të fundit ka hartuar disa skenarë se çfarë ndodh me ekonominë dhe treguesit makroekonomikë, nëse situata me pandeminë përkeqësohet, duke dhënë dhe disa politika rekomanduese.

Rreziku kryesor sipas FMN-së është që nëse ekonomia përkeqësohet nga pandemia e zgjatur, deficiti dhe borxhi të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje.

FMN rekomandon që të hiqet dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën.

Ky është një paralajmërim i fortë për qeverinë, e cila deri tani nuk është kursyer në shpenzimet në prag zgjedhjeve. Vetëm pak javë më parë u hapën disa tendera për ndërtime rrugësh, që përveçse u tenderuan pas 15 tetorit në kundërshtim me ligjin, nuk janë shpenzime të domosdoshme për momentin (shënim i Monitor).

FMN ka hartuar dhe skenarët e rritjes ekonomike, ku në atë negativ, nëse ekonomia rimëkëmbet me ngadalë, borxhi publik mund të arrijë në 88.1% të PBB-së deri në vitin 2020.

Lexo edhe:

Rama nuk është çmendur, populli po…

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

Skenarët e rrezikut:

Sipas raportit të FMN-së, ka një rrezik të lartë që sëmundja të rezultojë më e vështirë për tu zhdukur, duke bërë të nevojshme që të merren më shumë masa frenuese, ndërsa do të ketë një mjedis më të keq të jashtëm. Kjo mund të ulë më tej arkëtimet, remitancat dhe eksportet e turizmit dhe të çojë në shtrëngim të kushteve globale financiare, duke ndikuar aktivitetin ekonomik të Shqipërisë, performancën fiskale dhe borxhin si dhe stabilitetin financiar.

FMN rekomandon qeverinë që të përgatitet në përgjigje ndaj këtij rreziku. “Rregulloni në mënyrë fleksibile masat zbutëse dhe mbështetjen buxhetore. Shenjestroni politika më të mira për të mbështetur kujdesin shëndetësor, personat që janë të prekshëm dhe ekonominë. Kërkoni financim të jashtëm. Monitoroni dhe menaxhoni nga afër dobësitë e sektorit financiar”.

Megjithatë FMN thotë se në rast të një vaksive efektive, situata mund të përmirësohet me shpejtësi, duke nxitur kërkesën e brendshme dhe të jashtme. Në këtë rast qeveria do të duhet të ndjekë një politikë më të konsoliduar fiskale dhe të ulë me shpejtësi borxhin.

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që qeverisë t’i mbarojnë amortizatorët fiskale. Kjo do të bënte që të shtoheshin vështirësitë e financimit dhe që vendi të mos kishte burimet e nevojshme për të zvogëluar goditjet.

Si reagim ndaj këtij rreziku, FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre. Në momentin që pandemia do të zvogëlohet, FMN rekomandon të rifillojë konsolidimi fiskal, i bazuar tek të ardhurat, dhe të ndiqet një trajektore e qartë e uljes së borxhit.

FMN vlerëson që ka një rrezik të lartë që projektet e partneritetit publik privat (PPP) të hartuara keq, të rrisin detyrimet. Rreziku është mesatar që këto kontrata të dëmtojnë eficiencën e investimeve publike dhe të krijojnë detyrime të mëdha, që mund të cenonin qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit.

Ka një rrezik të mesëm që të rritet brishtësia e sektorit financiar dhe kjo mund të çojë në rritjen e moderuar të kredive me probleme.

Një tjetër rrezik i mesëm është që kriza të çojë në pakënaqësi sociale dhe destabilitet politik dhe nëse kjo do të ndodhte rreziku i pasojave do të ishte i lartë dhe do të rriteshin pabarazitë.

Një tjetër rrezik i mesëm lidhet me aftësinë paguese të borxhit dhe ekspozimin e sistemit bankar.

Skenarët e rimëkëmbjes, në atë të pafavorshëm borxhi shkon 88% e PBB-së:

Duke pasur parasysh pasigurinë e madhe që lidhet me pandeminë dhe rreziqet në rritje, FMN ka hartuar një skenar bazë dhe një të pafavorshëm.

Skenari bazë supozon që ekonomia të rimëkëmbet ngadalë nga gjysma e dytë e vitit 2020 dhe të forcohet gradualisht gjatë viteve 2021-22. Skenari i pafavorshëm supozon se në vitet 2021-22 progresi në luftën kundër virusit mund të rezultojë të jetë më i ngadaltë sesa supozohet në vlerësimin fillestar. Kushtet financiare globale gjithashtu supozohet të shtrëngohen, duke kufizuar aksesin e vendeve evropiane në zhvillim në tregjet e kapitalit.

Në skenarin e pafavorshëm, FMN parashikon që borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet në 2021 dhe 2022. Kjo do të bënte që borxhi publik të arrinte në 88% të PBB-së në vitin 2022, nga 82-83% që është pritshmëria për 2020-n.

Edhe në skenarin bazë, borxhi nuk pritet të ulet me shpejtësi, duke arritur në 79.6% të PBB-së në vitin 2022./Monitor/

Etiketa: FMNRamashpenzime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
Para

Evropianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer

TË GJITHA

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com