VIDEO/ Brataj: Kur t’mos kemi vende do t‘i trajtojmë pacientët me Covid në hotele e oborre

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, u shpreh sot se kur të ezaurohen vendet në spitale, të sëmurët nga Covid-19 do të trajtohen edhe në hotele apo oborre, sikundër ndodh në çdo vend të Botës.

Kjo është deklarata e parë që bëhet nga një zyrtar i shëndetësisë, ndërsa deri dje thuhej se ishin gati skenarët për përballimin e situatave që do të sillte dimri.

Në një video propogandistike e publikuar në rrjetet sociale, Kreu i Urgjencës Kombëtare shprehet se deri tani janë ezauruar disa nga skenarët dhe tani jemi te skenari Covid3.

“Sistemi i oksigjenit të ambulancës nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Sot këto autoambulanca janë minispitale. Kur hyn tek Covid-et në Tiranë do të krijohet edhe një radhë.

Nuk jemi në fazën e ezaurimit. Kur t’i mbushim të gjitha do t‘i trajtojmë në ambulancë, hotele në për oborre siç po bën gjithë bota.

Nuk mund ta imagjinoj dot se ku do të ishim nëse kjo situatë do të na gjente në situatën e dikurshme, ku nuk kishe ku ta regjistroje pacientin.

Në këtë sistem të regjistruar unik, nuk mund të bësh ndërhyrje. E pamë që mjekësia, mjekët, janë duart e fundit ku ne kalojmë”, tha Brataj.

Kreu i Urgjencës ka dalë në terren për t’u kujdesur për të infektuarit me koronavirus, që marrin trajtimin në banesë.

LEXO EDHE  Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër (Emri)

Brataj vizitoi një paciente me COVID-19, ku edhe deklaroi se personeli mjekësor do të jetë pranë qytetarëve në këtë situatë të pandemisë.

Në pamjet e publikuar në rrjetin social shihen momente që nga komunikimi i parë me 127 për të vijuar me tej kontrollin mjekësor të pacientit të prekur me koronavirus.

Siç duket nga pamjet, me frymëmarrje disi të vështira e moshuara merr trajtim për koronavirus në shtëpi nga mjeku Brataj.

Brataj tha se që nga fillimi i pandemisë janë bërë mbi 623 mijë thirrje në urgjencë.

“Mbi 11 mijë vizita për COVID-19 janë realizuar në banesë. Kur kam ardhur shërbimi i Urgjencës ishte i fragmentuar. Nuk kishim kapacitetin se sa njerëz kishin nevojë për njësi mjekësore”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket kritikave të shpeshta për ezaurim të hapësirave, Brataj tha se vendi nuk ndodhet në fazën e ezaurimit, ndërsa shtoi se edhe nëse kjo do të ndodhte, pra nëse do të eazurohen kapacitet e spitaleve Covid, atëherë edhe mund të trajtohen në ambulancë, hotele…

“Kur filloi pandemia, kërkuam menjëherë shtesë të personelit, kërkesë që u aprovua menjëherë. Të gjithë pacientët me COVID transportohen nëpër spitale vetëm nëpërmjet 127. Në total u bënë 45 persona shtesë dhe me hapjen e Covid2 lindi nevoja për transportimin e pacientëve”, tha Brataj.