• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Pse është shpejt të flitet për “pensionimin” e Vladimir Putinit

15:37 : 29/11/2020
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Henry Foy

Perspektivat e ardhshme të çdo udhëheqësi të dorës së fortë, kanalizohen në dy zgjedhje: kalimi i garantuar i sigurt në jetën civile me një mbrojtje ligjore, ose sundim i përjetshëm. Vladimir Putin, që janarin që vjen do të mbushë plot 21 vjet në krye të Rusisë, ka krijuar një situatë ku ai ka zgjedhë njërën ose tjetrën.

Zërat e përhershme të largimit të udhëheqësit rus nga Kremlini, u shtuan shumë javës së shkuar, kur parlamenti i vendit miratoi një ligj që i jep imunitet nga hetimi ose ndjekja penale ish-presidentëve dhe familjeve të tyre.

Gjithsesi, spekulimet nëse kjo lëvizja sinjalizon një “pension” të parakohshëm për Putin injorojnë një ligj tjetër, të miratuar po këtë vit, që e lejon presidentin 68-vjeçar të qeverisë edhe për 12 vjet vite të tjera pasi të ketë mbaruar ky mandat – i katërti i tij –në vitin në 2024.

Tatiana Stanovaja, një analiste politike ruse, mendon se ndërsa është e natyrshme që Putin të kërkojë rehatinë e mbrojtjes ligjore nëse presidenca e tij përfundon, nuk ka asnjë lidhje midis ligjit të ri dhe planeve të tij të mundshme të daljes në pension.

Lexo edhe:

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

“Ajo që mund të themi tani, është se ai po bën gjithçka që ne të mos e kuptojmë se kur do të japë dorëheqjen”- thotë ajo. Dy pjesët e ligjit – të paraqitura me amendamentet e Kushtetutës të propozuara nga Putin në pranverë – janë simboli i paqartësisë.

Udhëheqësit rus i pëlqen t’u japë të njëjtat përgjegjësi dy personave në 2 poste të ndryshme; ai u delegon shpesh detyra ministrive apo agjencive konkurruese. Një qasje e tillë i jep atij fleksibilitet dhe opsione nëse dështojnë individët ose iniciativat, ndërkohë që bën që njerëzit pranë tij të fokusohen më shumë në luftën ndaj njëri-tjetrit sesa të komplotojnë ndaj tij.

Dhe të dy ligjet, që e mbrojnë atë kur të jetë jashtë Kremlinit, dhe njëherazi e lejojnë të qëndrojë atje, i përshtaten shumë mirë kësaj qasje. Aktualisht, sipas analistëve përdorimi i levës së dytë duket më i mundshëm se i pari.

Parashikimi se kur Putini do të tërhiqet apo kujt mund t’ia transferojë pushtetin, nuk është më tërheqës në Moskës. Mbështetësit e tij, e hedhin poshtë premisën e diskutimit, ndërsa kritikët kanë gabuar shumë herë gjatë hamendjeve të tyre.

“Jo, presidenca ime do të përfundojë patjetër një ditë, unë jam krejtësisht i vetëdijshëm për këtë”-tha Putin muajin e kaluar, kur u pyet mbi mundësinë e vazhdimit të qëndrimit si president për një kohë të pacaktuar. “Për atë që do të ndodhë në vitin 2024 ose më vonë; do ta shohim kur të vijë koha. Tani që të gjithë thjesht duhet të punojmë shumë. . . të gjithë sipas posteve që kanë”-shtoi ai.

Dhe Putini është nga ata që di të menaxhojë tranzicionet presidenciale. Kur Boris Jelcin, presidenti i parë i Rusisë, u përpoq të dorëhiqej, zgjedhja prej tij e Putinit si pasardhës u bazua pjesërisht në premtimin se ai dhe familja e tij do të mbroheshin nga çdo lloj hetimi i mundshëm.

Putini e mbajti premtimin. Edhe mburrjet e tij të shpeshta për shpëtimin e Rusisë nga katastrofa ekonomike, përmendin rrallë shkaktarin e kësaj të fundit. Pastaj kur mbërriti në kufirin e tij të parë me 2 mandate presidenciale në vitin 2008, ai ia besoi Kremlinin, Dimitri Medvedevit, të besuarit të tij më të madh.

Siç kishin rënë dakord paraprakisht, Medvedev ia dorëzoi pushtetin në vitin 2012. Një shumicë prej 110 milionë votuesish rusë e vërtetuan atë manovër politike. Kur u pyet nga “Financial Times” vitin e kaluar nëse do të zgjidhte presidentin e ardhshëm, ai u përgjigj: “Sigurisht, lideri aktual mbështet gjithmonë dikë, dhe kjo mbështetje mund të jetë thelbësore nëse personi i mbështetur ka respektin dhe besimin e njerëzve”.Në fakt, si një president që grumbulloi një pushtet politik thuajse totalitar, dhe më pas rishkroi rregullat për t’ia përshtatur planeve të tij, ai është i vetëdijshëm se çdo pasardhës mund të bëjë të njëjtën gjë, duke ndërtuar një rrjetë sigurie rreth vetes.

“Ai mund të gjente edhe më herët një pasardhës. Mund ta bëjë këtë gjë edhe sot, dhe është i vetëdijshëm se nuk mund të jetë kurrë i sigurt se nuk ka gabuar. Ti nuk mund të mbrohesh asnjëherë nga zgjedhja që bën”- thotë Stanmovaja.

Derisa Putini të gjejë një mënyrë për ta zgjidhur këtë enigmë, bisedat mbi tranzicionin e pushtetit në Rusi janë të parakohshme. Por tani për tani, nuk ka asnjë dëm nga mbajtja hapur e opsioneve të tij. / “The Financial Times” – Bota.al

Etiketa: pensionimpolitikaPutin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
BOTA

Trump dhe Putin telefonatë 90-minutëshe, zbulohet çfarë diskutuan dy liderat

17:10 : 06/07/2026
BOTA

Forbes: Ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara!

21:18 : 03/07/2026
BOTA

Kriza e furnizimit me karburant në Rusi, DW: Putin nën presion

22:52 : 02/07/2026
BOTA

Putin shtrëngon kufijtë, Rusia mbyll kalimet kryesore me BE

17:46 : 01/07/2026
Para

James Bond i parë vdiq në gjumë nga pneumonia, dalin detajet e reja

TË GJITHA

Aksidenti te rrethrrotullimi në TEG/ Humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere

19:17 : 22/07/2026

Sherr i dhunshëm mes fqinjëve në Tropojë, transportohet në spital 60-vjeçari/ EMRI

19:14 : 22/07/2026

Yamal dhe Haaland vendosin rekordin e ri në treg me 220 mln euro

19:10 : 22/07/2026

BE-ja kërkon pezullimin e rrënimit të shtëpive buzë Ujmanit

19:01 : 22/07/2026

Aksidenti fatal te TEG-u, dyshohet se viktima dhe i plagosuri janë egjiptianë, zbulohet identiteti i 28-vjeçarit

18:52 : 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikësve

18:49 : 22/07/2026

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

18:36 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet