• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Janë jetë të humbura, jo thjesht numra

11:38 : 26/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Një vit më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, i cilësuar si më i forti në 40 vitet e fundit. Bilanci ishte tragjik: 51 jetë të humbura, qindra banesa të shkatërruara, mbi 3 mijë të plagosur dhe qindra familje në qiell të hapur.

Pak muaj më pas, pandemia e Covid-19 do të mbërrinte në Shqipëri, e cila përjetoi ndoshta izolimin më të fortë në 30 vjet, për 3 muaj me rradhë, si masë e ndërmarrë nga Qeveria për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Rezultati: me mijëra vende pune të humbura, biznesi dhe ekonomia u futën në krizë, qindra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë rezultojnë pozitivë.

Të dyja krizat janë menaxhuar nga e njëjta Qeveri, nga i njëjti Kryeministër, nga pothuajse të njëjtat emra në strukturat drejtuese të institucioneve.

Bilanci është negativ, jo vetëm për shkak të jetëve të humbura, por edhe se institucionet ndodhen në një situatë të çorganizuar.

Lexo edhe:

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

Tërmeti në Turqi/ Me dorën që i dridhej, momenti kur moderatorja e CNN-it ndërpret intervistën (VIDEO)

Ashtu si në rastin e tërmetit, edhe sot në luftën me “armikun e padukshëm” sikundër shprehet Kryeministri Edi Rama, gjithçka i lihet rastësisë.

Tërmeti zbuloi se ne nuk kishim ekipe emergjencash, që ekipet tona shkuan në vendngjarjet e Thumanës apo Durrësit pothuajse njëlloj me trupat që u nisën nga Kosova, Italia, Greqia, Turqia, apo vende të tjera. Dhe të mendosh se në distancë kohore nga Tirana nuk duhet më shumë se 30-40 minuta për të mbërritur në destinacion.

E njëjta gjë ndodhi pak muaj më pas, në mars kur u shfaq pacienti zero në Tiranë. Deri në atë moment ishte situatë gallate, një Kryeministër që tallej nga foltorja e Parlamentit, një ministre që tregonte se ne ishim gati për t´u përballur me atë që më pas u konsiderua “armik i padukshëm dhe tinzar”, dhe një tjetër zyrtare që lutej aman kur do të zenë virusi.

Për të dy fatkeqësitë kurrsesi nuk mund të fajësohet një qeveri, por përgjegjësia nis për mënyrën se si reagohet. Reagimi në rastin e tërmetit ishte pothuajse zero, të paktën në orët e para, atëherë kur ka më shumë shanse për të shpëtuar jetë.

Besoj se ende përpara syve tanë shfaqen ato pamjet e Forcave të Armatosura pa mjete, që gërmonin me duar, që s´kishin qen shpëtimi, që mundoheshin të lëviznin tonelatat e betonit dhe gërmadhave, ndërsa çdo orë që kalonte shuante shpresat se nga rrënojat mund të nxirreshin gjallë persona.

Në mars erdhi pandemia, gjë që pritej, pasi në vendin fqinj Itali, rastet nuk ishin më sporadike. Zgjidhja e shpejtë ishte mbyllja, izolimi, moslejimi i qytetarëve të dilnin nga shtëpitë.

Covid-19 u trajtua realisht si armik, dhe përballë tij Kryegjenerali nxorri tanket, ushtarë të armatosur, policë me dhe pa maska. Ndoshta u mendua se kështu armiku do të kishte frikë, do të strukej dhe pastaj gjenerali do të merrte meritat.

U paralizua çdo gjë, u lanë në mëshirën e fatit pacientët që trajtoheshin në spitale, ata që vuanin nga sëmundje të rënda dhe bilanci sot është shumë më i keq se 1 apo 2 vjet më parë në jetët e humbura.

Gjithçka u vendos sa hap e mbyll sytë nën panik, nën frikën se armiku i padukshëm kishte zënë pusi në dyert e spitaleve apo rrugës për në to.

Nga Surreli, gjenerali u kthye në shpërndarësin kryesor të panikut, teksa shfaqte kamionët me trupa të pajetë. Dhe këtë e bënte çdo orë, çdo ditë, për javë e muaj.

U mbyll në atë bunkerin e tij, ndërsa lëshonte vendime në rrjetet sociale, dhe pas tij dilte korri, me dhe pa bluza të bardha, që përsëriste si papagall atë që më parë kishte lëshuar Lideri suprem.

U harrua se ishin me dhjetra e qindra persona që mund të kishin nevoja për atë trajtimin mjekësor, për të shmangur qoftë edhe ato shifrat e raportuara nga INSTAT, sipas të cilit në verën e 2020, humbën jetën mbi 1300 persona më shumë se e njëjta periudhë e viteve të shkuara.

Mund të ishin shpëtuar, mund t´u zgjatej jeta edhe për muaj apo vite me rradhë, por jo ata u dënuan pa gjyq. U pushkatuan, u lanë në fatin e tyre.

E ç´rëndësi ka nëse ata që nuk janë më në këtë Botë ikën nga virusi apo të tjera sëmundje, ato janë jetë të humbura, nuk janë numra.

Shumë prej tyre për faj të çorganizimit të organizuar të Qeverisë.

Etiketa: jete te humburapandemiatermeti

Lajme të lidhura

BOTA

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

09:05 : 24/04/2025
BOTA

Tërmeti në Turqi/ Me dorën që i dridhej, momenti kur moderatorja e CNN-it ndërpret intervistën (VIDEO)

13:13 : 23/04/2025
BOTA

Luftimet në Mianmar nuk “pyesin” për fatkeqësi natyrore

19:08 : 07/04/2025
BOTA

Shkon në mbi 3.300 numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar

11:00 : 05/04/2025
BOTA

Mrekulli nën rrënoja në Myanmar, gruaja nxirret e gjallë nga godina e shembur pas 91 orësh

20:27 : 01/04/2025
BOTA

OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti

11:38 : 31/03/2025
Para

4 ndeshje pa fitore, Laçi shkarkon trajnerin Cungu

TË GJITHA

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com