Përplasja e KLGJ me Saida Dollanin, ngrin plotësimin e Gjykatës së Lartë 

Gara për plotësimin e Gjykatës së Lartë ka përfunduar në Gjykatë, pasi Apeli ka rikthyer në garë Saida Dollanit.

Pas procesit në Gjykatën Administrative, ku Apeli i kësaj gjykate riktheu në detyrë gjyqtaren Saida Dollani, Këshilli i Lartë GJyqësor ka vendosur të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor e skualifikoi nga gara znj. Dollani ndërkohë që Apeli i Gjykatës Administrative i dha të drejtë dhe e rikthye në garë.

LEXO EDHE  Aksident i 3-fishtë, humb jetën 1 person dhe plagosen 2 të tjerë/ Detajet

Aktualisht Gjykata e Lartë është me 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej, dhe prej kohësh është edhe pa kryetar pasi KLGJ vendosi të largojë Ardian Dvoranin nga drejtimi për shkak të mandatit të mbaruar./abcnews.al