• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manjani “shpërthen” ndaj ambasadorëve: Reagime të çuditshme, duan thjesht arritjen e standardeve minimale

08:45 : 24/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thekson në një postim në rrjetet sociale se çelja e negociatave është e vetmja dritare ku shqiptarët mund të shohin perëndimin.

Manjani shkruan se strukturat diplomatike të shteteve perëndimore dhe Brukseli zyrtar po tentojnë të thjeshtojnë në maksimum rrugën drejt çeljes zyrtare të negociatave.

Sipas tij, ky thjeshtim në thelb lë në plan të dytë realitetin e hidhur të pushtetit monist, pa pushtete të ndara dhe kaosin legjislativ me institucione gjyqsore dukshëm të nënshtruara nga pushteti politik në Shqipëri.

Por, kjo sipas Manjanit, shpjegon në fakt edhe reagimet e çuditshme e sempliste të ambasadorëve perëndimorë në Shqipëri.

“Në këtë moment nuk është në fokusin e tyre realiteti monist politik, demokratik dhe institucional. Ata duan thjesht të arrihet një minimum standardi, sa me thënë, me qëllim që të zyrtarizohet çelja zyrtare e negociatave për anëtarësim”, shkruan ai.

Lexo edhe:

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka vend për nxitim, por në fund do “martohemi”

“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno”/ Strategjia ruse e negociatave sipas doktrinës Gromyko

Postimi nga Ylli Manjani

Çelja e negociatave është e vetmja dritare ku mund të shohim perëndimin.
========
Strukturat diplomatike të shteteve perëndimore dhe Brukseli zyrtar po tentojnë të thjeshtojnë në maksimum rrugën drejt çeljes zyrtare të negociatave.

Ky thjeshtim në thelb lë në plan të dytë realitetin e hidhur të pushtetit monist, pa pushtete të ndara dhe kaosin legjislativ me institucione gjyqsore dukshëm të nënshtruara nga pushteti politik në Shqipëri.

Kjo spjegon në fakt edhe reagimet e çuditshme e sempliste të ambasadorëve perëndimorë në Shqipëri.

Në këtë moment nuk është në fokusin e tyre realiteti monist politik, demokratik dhe institucional. Ata duan thjesht të arrihet një minimum standardi, sa me thënë, me qëllim që të zyrtarizohet çelja zyrtare e negociatave për anëtarësim.

Ta zemë, dihet që Gjykata e Lartë aktuale nuk ka shanc të jetë në misionin e saj Kushtetues të unifikimit të praktikës gjyqsore dhe të zgjedhë 3 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por Misionet diplomatike janë gati të mbyllin sytë dhe të pranojnë se edhe me një minimum gjykatësish të zgjedhur (3 ose 5,kir në fakt duhen të.paktën15) ta quajnë të krijuar këtë gjykatë.

Njësoj dhe me gjykatën Kushtetuese. Ata sugjerojnë që me 6 anëtarë(nga 9 që duhet të jenë) Gjykata është OK. Në fakt mjafton që pushteti të urdhërojë 2 prej të zgjedhurve aty, dhe gjykata është prap e pa mundur të marrë vendim…

Në praktikë gjykatat me minimum gjyqtarësh janë njësoj jo funksionale si sot pa këtë minimum. Por kjo nuk është në fokusin e monitoruesve diplomatikë.

Ata duan të thjeshtohet fare kjo punë vetëm të çeëen negociatat. Dikush thotë se kanë hallin e CV të tyre. Dakord, por ky është qëndrimi i tyre.

Personalisht, për shkak të profesionit nuk gjej pajtim me qëndrime të tilla sempliste dhe që dëmtojnë thelbin e shtetformimit. Por nga ana tjetër edhe negociatat e dua fort.

Me thënë të drejtën, çelja e negociatave është e DOMOSDOSHME për ne. Ato negociata janë e vetmja tryezë ku pushteti, qeveria, politika, shteti, ekonomia e shoqëria jonë vendosen nën monitorim të rreptë.

Dhe është monitorim në kuptimin e vërtetë të fjalës, jo punë ambasadash siç jemi mësuar deri më sot. Aty monitorohemi nga skrupulozë të vërtetë, që nuk takojnë as Kryeministrin e as opozitën. Nuk mbajnë as fjalime e as bëjnë deklarata.

Thjesht marrin lupat dhe pasi kqyrin, shënojnë në kutitë përkatëse + ose -.

Ne kemi nevojë të monitorohemi profesionalisht jo më diplomatikisht. Ndaj na duhen më shumë se kurrë ato negociata.
Na duhet ajo tryezë. Lutem që të na ftojnë në atë tryezë, pra të na i çelin ato negociata! 🙏

Aty është vendi ku merr ndëshkim çdo politikë e politikan dallkauk në këtë vend.

Etiketa: ambasadoreManjaninegociata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka vend për nxitim, por në fund do “martohemi”

15:15 : 01/09/2025
BOTA

“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno”/ Strategjia ruse e negociatave sipas doktrinës Gromyko

09:14 : 15/08/2025
BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
BOTA

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

14:16 : 20/07/2025
BOTA

BE gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

11:22 : 14/07/2025
Para

Rëndohet situata në shkolla, çfarë po ndodh me përhapjen e Covid-19

TË GJITHA

Kancelari i Gjermanisë, Merz: Putin është kriminel luf*e, më i keqi i kohës sonë

20:09 : 02/09/2025

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

19:46 : 02/09/2025

Vlora ende pa terminal autobusash, premtimi i Dredhës mbetet në ajër

19:44 : 02/09/2025

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

19:24 : 02/09/2025

Gjendet i vdekur në banesën e tij një i moshuar në Korçë

19:24 : 02/09/2025

Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohen tre zëvendësministra

19:07 : 02/09/2025

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

19:01 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com