• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të mbetet pa vaksinën anti-Covid, COVAX nuk ka fonde

08:25 : 23/11/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, SHENDETI

Shqipëria nuk e ka zgjidhur çështjen e blerjes së vaksinës anti-Covid. COVAX me të cilin është nënshkruar marrëveshje është një projekt i OBSH-së që rezulton se nuk i ka akoma paratë e domosdoshme për ta prodhuar vaksinën, shkruan TPZ.al.

“G20: Nuk mjaftojnë fondet për COVAX”

Nga takimi i G20 është lëshuar një mesazh alarmues, që duhet ta dëgjojë qeveria jonë dhe të gjejë rrugëzgjidhje.

Një ditë para samitit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se deri tani janë investuar 10 miliardë dollarë (8,43 miliardë euro në përpjekjet për të zhvilluar vaksina, diagnostifikim dhe terapeutikë, 28 miliardë dollarë të tjerë (23,62 miliardë euro) nevojiten për prodhim masiv, prokurim dhe shpërndarjen e vaksinave të reja COVID-19 në të gjithë botën.

Ai u bëri thirrje më shumë vendeve të G20 të bashkohen me COVAX, një iniciativë ndërkombëtare për shpërndarjen e vaksinave Covid-19 në të gjithë vendet.

Lexo edhe:

Nesho: Regjim i korruptuar, Rama dëboi 1 milionë shqiptarë nga vendi

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar , sepse “COVAX , sipas Trump, -është ishte i ndikuar nga OBSH e korruptuar dhe Kina”.

Ndërsa, Presidenti francez Emanuel Macron, tha se bota ka nevojë për një përgjigje të koordinuar e të bashkuar për ta luftuar pandeminë. Ai propozoi krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve më të riskuara në shtetet në zhvillim.

“Sot duhet t’i përgjigjemi një krize shëndetësore që kërcënon jetët e miliona njerëzve. Përgjegjësia është historike dhe duhet patjetër të kemi një reagim të efektshëm e të koordinuar. Sugjeroj krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve prioritare në vendet në zhvillim”, u shpreh Macron.

Duke folur në një konferencë për shtyp të Premten pasdite, Komisioni i BE deklaroi se një politikë e përbashkët mbi vaksinat ishte “e vetmja strategji e vërtetë e daljes” nga kriza .

Një burim diplomatik tha se prodhimi po shkallëzohet shpejt drejt objektivit të prodhimit të dy miliardë dozave të vaksinave deri në fund të vitit 2021.

Por, siç theksoi një burim i BE, 38 miliardë dollarë (32 miliardë euro) janë të nevojshme në planin afatgjatë, me rreth 4.5 miliardë dollarë (3.8 miliardë euro) që duhen deri në fund të këtij viti “për të arritur objektivat tona”. KE kontribuoi në muajt maj dhe nëntor me rreth 500 milionë euro fonde në mbështetje të strukturës së ashtuquajtur COVAX.

Për më tepër, Komisioni i BE dëshiron që të gjithë udhëheqësit e G20 të bëjnë një angazhim të qartë për këtë.

Duke folur gjatë konferencës së G20, Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij “mbështet vendimin kryesor të këtij samiti, projekti i drejtuar për të siguruar qasjen në vaksinat efektive dhe të sigurta (COVID) për të gjithë. Pa dyshim, shtoi ai, ilaçet e imunizimit duhet të jenë pronë e të gjithë njerëzimit. Rusia është e gatshme t’u sigurojë vendeve në nevojë vaksina të zhvilluara nga shkencëtarët tanë”.

Çfarë është marrëveshja me COVAX?

Kontrata me COVAX është një marrëveshje e angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Aleancës GAVI për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID COVAX Facility. Qysh në titull të marrëveshjes shprehet vetëm angazhim, pra jo detyrim.

Kush e caktoi 20 përqindëshin?

Kjo marrëveshje nuk mbulon disa pyetje të cilave duhet t’u japë përgjigje qeveria. Si është bërë kalkulimi nga Ministria e Shëndetësisë për numrin e vaksinave, që 20% e popullatës mbulohet me vaksinë?

Komiteti i Ekspertëve (nënkupto kryeministrin Rama) nuk i ka dhënë shpjegim publik, mundësisht të nxirrte një urdhëresë se kush do të vaksinohet dhe kush jo.

Një përgjigje të sinqertë, para deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë, e ka dhënë Albano Fico, drejtore e ISHP-së: “20-përqindëshi nuk është diçka që e vendos qeveria shqiptare, por vjen si sugjerim nga COVAX Facility, sepse kuptohet që nuk ka përnjëherë atë sasi që mund të mbulojë kërkesat përtej kësaj gjëje. 20-përqindëshi është i diktuar nga vetë COVAX-i”.

Pra, 20 përqindëshi nuk është një vlerë që ka lidhje me masën e domosdoshme, me ndonjë mendim shkencor, por me kalkulime tregtare të prodhuesit, se sa vaksina do të jetë në gjendje të furnizojë. Këtu del detyra urgjente e qeverisë që të lidhë kontrata të tjera, me prodhues potencial të vaksinës, për të mos e lënë popullin pre e llogarive dhe të papriturave që fsheh një marrëveshje.

Cilat grupe do të mbulohen nga COVAX-i?

Sipas drejtueses së ISHP-së, “Kategoritë i kemi bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, duke qenë se për COVID-in është shkuar me racionalen e gripit, pra edhe laboratorët, të cilët u bënë COVID, ishin laboratorët që kishin eksperiencë me gripin. Duke qenë se janë sëmundje virale, sëmundje airvel-e, të transmetueshme, dhe ka një ngjashmëri mes të parës dhe të dytës, nuk kemi pasur asnjë arsye që të ndryshojmë grupet e riskuara”.

Përsëri, politika i ngatërron ekspertët. Të intimiduar nga kryeministri, zyrtarët e Shëndetësisë arsyetojnë dhe justifikojnë çdo gjë që vendos qeveria. Kjo përgjigje e Ficos nuk i përfshin fëmijët. A do të vaksinohen fëmijët, sepse ligji që ajo përmend, nuk e përjashton këtë kategori?

Edhe një pyetje na lind, sepse numri 700 mijë është shumë i vogël, edhe sikur këto doza të vijnë njëherësh në Shqipëri. A ka një shifër zyrtare se sa është numri i personave mbi 65 vjeç dhe atyre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Përse qeveria nuk ka një plan B kombëtar që të mos vaksinojë vetëm grupet në risk, personelin shëndetësor, të moshuarit, ata me patologji shoqëruese, por edhe popullsinë tjetër.

Bashkimi Evropian vazhdon lidhjen e kontratave

Komisioni Evropian miratoi të martën kontratën e radhës me një kompani farmaceutike në plan për të siguruar vaksinën e mundshme anti-Covid. KE ka nënshkruar me 5 kompani për marrjen e vaksinës anti-Covid

E fundit në radhë ishte CureVac për një porosi fillestare prej 225 milionë dozash dhe mundësisë për një tjetër porosi të mëvonshme prej 180 milionë vaksina. Kontrata, e cila është me kompaninë e pestë farmaceutike në radhë, që pritet të zhvillojë një vaksinë të suksesshme anti-Covid, parashikon furnizimin e vendeve anëtare të BE-së në rast se vaksina do t’i marrë të gjitha garancitë se është e efektshme.

Deri më tani BE ka mundur të kontraktojë kompani si AstraZeneca, Sanofi-GSK, Janssen Pharmaceutica NV dhe Pfizer-BioNtech.

Nga zyrat për shtyp të KE-së është thënë se Bashkimi Evropian është në bisedime për të siguruar parablerjen e 160 milionë dozave të vaksinës edhe me kompaninë Moderna. Kontrata e mundshme thuhet se parashikohet të ndahet me dy blerje nga 80 milionë doza. Moderna ka rezultuar me sukses rreth 95% të rasteve të testuara. /TPZ.al/

Etiketa: covaxShqiperiavaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesho: Regjim i korruptuar, Rama dëboi 1 milionë shqiptarë nga vendi

08:20 : 02/07/2025
AKTUALITET

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

12:38 : 29/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

21:42 : 26/06/2025
Para

Rrahu gruan dhe kunatën, arrestohet 48-vjeçari

TË GJITHA

Vijon ende aktiv zjarri në landfillin e inceneratorit të Elbasanit, tymi kancerogjen pushton të gjithë zonën

08:34 : 02/07/2025

Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion

08:20 : 02/07/2025

Nesho: Regjim i korruptuar, Rama dëboi 1 milionë shqiptarë nga vendi

08:20 : 02/07/2025

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

08:07 : 02/07/2025

Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

08:03 : 02/07/2025

Masa ajrore afrikane! Parashikimi i motit për ditën e sotme

07:59 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com