• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Italianët kërkojnë drejtësi për menaxhimin e pandemisë

15:30 : 22/11/2020
në BOTA

Pandemia do të shndërrohet në një gjyq të madh kolektiv – paralajmëron gazetari italian Nicola Mirenzi. Kur italia po bëhej gati të dilte nga karantina në fund të prillit, ankesat dhe denoncimet për raste të mosveprimit dhe keqmenaxhimit të emergjencës shëndetësore nga autoritetet ishin bërë kapicë në zyrat e prokurorëve. Politikanët në parlamentet lokale akuzojnë administratat rajonale për përkeqësimin e situatës së përhapjes së infeksionit. Qytetarët janë organizuar në rrjetet sociale për të bërë publike rastet e të afërmve që kanë humbur jetën nga trajtimi i gabuar në spitale.

Për pasojë, prokurorët kanë nisur një hetim për të zbuluar nëse gabimet e bëra nga autoritetet kanë kontribuar apo kanë shkaktuar pirgjet e të vdekurve në Itali. Avokatët kanë bërë publike paketat e këshillimit dhe shërbimit për familjarët e viktimave. Por shumë italianë të zemëruar po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjës për neglizhencë dhe mostrajtim në kohë të të sëmurëve.

Në pyetje u mor për tre orë rresht edhe Kryeministri italian Giuseppe Conte, si dhe ministrat italianë të shëndetësisë dhe ai i brendshëm. Prokurorët që udhëtuam nga Bergamo në Romë për të zhvilluar intervistat thanë se zyrtarët më të lartë të qeverisë u morën në pyetje si dëshmitarë, jo si të dyshuar. Një numër analistësh parashikojnë hapjen e çështjeve gjyqësore ndërsa familjet e viktimave organizohen nëpërmjet grupeve në Facebook dhe prokurorët lëshojnë akuza për vrasje të ndodhura nëpër azile.

Por hetimet për dështimin e qeverive në menaxhimin e krizës shëndetësore nuk duket se janë tabu edhe në vende të tjera të Europës. Në një lëvizje të pazakontë, policia franceze mësyu muajin e kaluar shtëpitë e Ministrit të Shëndetësisë, Drejtorit të Shëndetit Publik dhe ish-Kryeministrit si pjesë e një hetimi nga Gjykata e Drejtësisë.

Hetimi ishte hapur nga kryeprokurori i Parisit, Remy Heitz, që në fillim të qershorit 2020, pasi dhjetëra ankesa nga individë dhe sindikata kishin mbërritur në zyrën e tij. Veprat për të cilat po heton Prokuroria e Parisit përfshijnë rrezikimin e jetës së të tjerëve, homicid të paqëllimshëm, dështim për të ndihmuar ata që janë në rrezik dhe mosveprim i vullnetshëm në luftën kundër kërcënimit.

Lexo edhe:

Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

Zyra e Prokurorit ka marrë më shumë se 60 ankesa, që përfshijnë dyshime se autoritetet dështuan të implementojnë masat mbrojtëse kundër virusit në vendet e punës dhe të kryejnë testime masive.

Mbajtja e përgjegjësisë ligjore për pasojat e pandemisë nuk duket se po u kërkohet vetëm autoriteteve lokale e kombëtare. Qeveri, sipërmarrje dhe individë po padisin edhe shtete të huaja që ata mendojnë se kanë rol në dëmin që u është shkaktuar veprimtarive të tyre ekonomike e shoqërore. Në ShBA, shteti i Mizurit ka ngritur padi kundër qeverisë kineze me argumentin se reagimi i saj ndaj shpërthimit të sëmundjes në qytetin e Wuhanit kishte shkaktuar pasoja të rënda ekonomike për Mizurin.

Ndërkaq, një hotel në Dolomites ka dorëzuar një thirrje në gjykatën italiane duke kërkuar kompensim nga Ministria kineze e Shëndetësisë për humbjet që i ka shkaktuar këtij biznesi shpërthimi i pandemisë. Mbyllja e papritur u ka shkaktuar dëme të pallogaritshme shumicës së bizneseve dhe shumë njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës. /NYT-përshtati në shqip LAPSI.AL/

Etiketa: DrejtesiItalipandemia

Lajme të lidhura

BOTA

Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

20:54 : 17/11/2025
BOTA

Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

17:02 : 17/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
AKTUALITET

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025
AKTUALITET

Arrestohet një shqiptar në Itali, shtyu shokun nga ballkoni pas një sherri

17:12 : 14/11/2025
Para

FOTO/ Meta: Rilindasit e vërtetë i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com