• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trump fton ligjvënësit e Miçiganit në Shtëpinë e Bardhë

16:26 : 20/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

Presidenti Donald Trump, i cili po dështon në sfidat e tij ligjore të rinumërimit të votave që tregojnë se Presidenti i zgjedhur Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale, ka ftuar të premten në Shtëpinë e Bardhë ligjvënësit kryesorë republikanë nga shteti i Miçiganit.

Nuk është e qartë se çfarë mund t’u thotë presidenti Trump ligjvënësve të Miçiganit ose sa prej tyre mund të vijnë në Uashington.

Të enjten avokatët e presidentit Trump hoqën dorë nga sfida e tyre ligjore për rezultatin në Miçigan. Ftesa e pazakontë për ligjvënësit e këtij shteti, vjen ndërsa ekipi ligjor i fushatës së zotit Trump po ndjek rrugë të ndryshme për të përmbysur rezultatet në shtetet kryesore ku Trumpi ka humbur.

Joe Biden fitoi garën në Miçigan me më shumë se 150,000 vota dhe duket se do të marrë 16 votat elektorale të këtij shteti në Kolegjin Zgjedhor. Votat elektorale të Miçiganit janë të rëndësishme në totalin e më shumë se 270 votave që zoti Biden ka grumbulluar jozyrtarisht në Kolegjin Zgjedhor me 538 anëtarë, i cili përcakton rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Nëse bordi i zgjedhjeve të Miçiganit nuk çertifikon fitoren e zotit Biden deri të hënën, legjislaturës së këtij shteti të kontrolluar nga republikanët, mund t’i kërkohet të ndërhyjë dhe të emërojë mbështetësit e zotit Trump si 16 elektorët e shtetit, në kundërshtim me vullnetin e shumicës së votuesve në këtë shtet.

Lexo edhe:

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

Një përpjekje e tillë do të ishte e pashembullt në historinë e politikës moderne të Shteteve të Bashkuara.

Në fillim të kësaj jave, udhëheqësi i shumicës republikane në senatin e shtetit të Miçiganit, Mike Shirkey tha se zoti Biden është presidenti i zgjedhur. Sipas gazetës lokale Bridge Michigan, zoti Shirkey tha se çdo përpjekje për t’i dhënë Presidentit Trump votat elektorale të Miçiganit nuk “do të materializohet”.

Ndërsa Presidenti Trump është pas për nga numri i votave në disa shtete kryesore më shumë se dy javë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, avokatët e tij kanë ngritur padi të shumta ligjore duke pretenduar për mashtrim votash dhe parregullsi në numërimin e votave.

Një pjesë e çështjeve ligjore janë ende në pritje, por gjykatësit kanë hedhur poshtë pjesën tjetër, duke e lënë Trump-in të përballet me mundësinë për t’u bërë presidenti i tretë amerikan, në katër dekadat e fundit që humbet garën e tij për t’u rizgjedhur pas një mandati të vetëm në Shtëpinë e Bardhë. Inaugurimi i zotit Biden është planifikuar për më 20 janar.

Që nga zgjedhjet e 3 nëntorit, presidenti Trump është shfaqur shumë rrallë në publik, ndërsa ka postuar dhjetra komente në Twitter nga Shtëpia e Bardhë duke pretenduar se ai i fitoi zgjedhjet dhe se votimi ishte manipuluar kundër tij.

Një rinumërim i votave në shtetin jugor të Xhorxhias që përfundoi të mërkurën vonë ngushtoi avantazhin e zotit Biden nga pak më shumë 14,000 vota në 12,781. Zoti Biden duket se do jetë fituesi i16 votave elektorale të këtij shtetit kur votimi të çertifikohet.

Miçigani dhe Xhorxhia janë dy nga pesë shtetet – së bashku me Pensilvaninë, Uiskonsinin dhe Arizonën – që Presidenti Trump arriti t’i fitojë në vitin 2016 ndaj rivales Hillary Clinton, por që zoti Biden i kaloi përsëri të favor të demokratëve.

Joe Biden ka një avantazh 306-232 në Kolegjin Zgjedhor, anëtarët e të cilit do të votojnë më 14 dhjetor. Presidentit Trump i duhet të përmbysë epërsinë e votave që ka zoti Biden në disa shtete, në mënyrë që të pretendojë fitoren e një mandati të dytë./VOA/

Etiketa: fton ligjvënësit e MiçiganitTrump

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
AKTUALITET

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

17:53 : 21/06/2026
BOTA

Çfarë tha Trump para se të nënshkruante marrëveshjen me Iranin?

20:54 : 18/06/2026
BOTA

“Pakti nuk është përfundimtar”/ Trump: Nëse Irani nuk sillet mirë, do i bombardojmë sërish

16:01 : 17/06/2026
BOTA

Negociatat me Trump/ Çfarë i lejon Teheranit marrëveshja SHBA-Iran

22:53 : 16/06/2026
BOTA

Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore

13:20 : 16/06/2026
Para

‘Nuk është koha për të dëfryer’/ Pipero kërkon që baret dhe restorantet të mbyllen më herët

TË GJITHA

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma/ VIDEO

11:19 : 25/06/2026

Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 mln euro për t’i shkatërruar, FSHZH të mbajë përgjegjësi

11:13 : 25/06/2026

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

10:59 : 25/06/2026

“Kishim konflikt të vjetër”/ Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

10:48 : 25/06/2026

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet