Një antentat me armë zjarri është shënuar pak minuta më parë në “lagjen e re” të Bulqizës.
Burime nga vendi ngjarjes bëjnë të ditur se një breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E.T.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk është goditur nga plumbat.
Autorët janë larguar nga vendngjarja me automjet pas atentatit, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e tyre.