• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shtëpia e Verdhë”/ Akuzat ndaj Bashës, si u rrëzua skenari alla “Fredi Alizoti” i Edi Ramës

11:28 : 15/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej disa ditësh, kreu demokrat, Lulzim Basha, u vendos në qendër të akuzave nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me përfshirjen e tij në hetimet e kryera nga UNMIK mbi krimet e luftës në Kosovë.

Rama, në kulmin e akuzave ndaj tij, lidhur me gjendjen jashtë kontrollit të Qeverisë mbi pandeminë, pyeti Lulzim Bashën nëse është i përfshirë ose jo në hetimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK, gjatë kohës që punonte si përkthyes.
Më pas, Rama hodh akuza ndaj Qeverisë së drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, si dhe ndaj LSI se kanë mbështetur me votë në Kuvend, një hetim për “shtëpinë e verdhë” pas akuzave të Dick Marty.

Të gjitha akuzat që Rama i riktheu në vëmendje në një kohë kur ish-drejtuesit e UÇK-së po përballen me një gjykim në Hagë, dhe vendi po përballet me rastet e shtuara me koronavirus, janë artikuluar edhe 15 vite më parë.
Gjithsesi Kryeministri arriti që përmes akuzave të tërheqë deri diku një vëmendje mediatike, të largojë trysninë lidhur me daljen jashtë kontrollit të pandemisë, dhe të fokusojë Lulzim Bashën si përgjegjës për atë që po ndodhte me ish-drejtuesit e UÇK-së.

Si për ta bërë të besueshme situatën, Top Channel, shfaqi një intervistë me një qytetar nga Kosova, i cili pretendonte se i kishte dorëzuar një kasetë, Lulzim Bashës, lidhur me masakrën e ndodhur në Krushën e Madhe nga forcat serbe.

Lexo edhe:

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare, dënimi me vdekje duket i pashmangshëm

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Vetë Basha në një dalje publike i cilësoi ato si shpifje, sqaroi pozicionin e tij, duke pohuar se kishte punuar vetëm përsa i takon hetimit të krimeve serbe, që u konkluduan me gjykimin e Sllobodan Millosheviç në Hagë.

I gjithë skenari për të hedhur akuza ndaj Bashës lidhur me rolin e tij, si përkthyes, me një grup hetimi, mbi krimet serbe në Kosovë, dukej i parapërgatitur me kujdes, por pa menduar se shumë shpejt akuzat do të zbeheshin.
Në ndihmë të së vërtetës, ka ardhur dëshmia e ish-kryeprokurorit të EULEX, John Clint Ëilliamson. Ky i fundit do të deklaronte se akuzat ndaj Lulzim Bashës si i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve, janë kategorikisht të pavërteta.

“Unë nuk dua të hyj në çështje të brendshme politike në Shqipëri ama sugjerimet se z. Lulzim Basha është i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve janë kategorikisht të pa vërteta. Kjo natyrisht është për kohë të ndryshme. Por në kohën që unë isha drejtues i gjyqësorit në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në 2002, Lulzim Basha punonte në zyrën time si ndihmës i posaçëm dhe oficer ligjor.

Kur ato akuza mu sollën nga një gazetar amerikan gjatë asaj kohe, ne zhvilluam një hetim paraprak, por nuk përparuam shumë në ketë çështje, pasi në atë kohë shumica e atyre akuzave ishin të bazuara në ngjarje që supozohej se kishin ndodhur në Shqipëri dhe ne nuk kishim autoritetin për të zhvilluar hetime aty.

Për këtë gjë fola me kreun e misionit të OKB-së Michael Shiner dhe ai më autorizoi që t’ia kaloja informacionin Karla del Pontes, kryeprokurores së krimeve të rënda për ish-Jugosllavinë. Pra ata e morën çështjen.

Por gjatë kohës që ne në UNMIK po kryenim verifikime, e përjashtova qëllimisht Lulzim Bashën që të përfshihej në hetim. Sepse, siç e thashë ai ishte një ndihmës ligjor pranë meje dhe nuk ishte prokuror”, sqaron ish-Kryeprokurori.

Dëshmia e tij rrëzon automatikisht pyetjen, dyshimin apo akuzën që Edi Rama tentoi të hedhë ndaj Lulzim Bashës, por njëkohësisht edhe nismën e Rilindjes për të ngritur një Komision Hetimor Parlamentar.

Duket se zelli me të cilën Taulant Balla paralajmëroi ngritjen e një Komisioni Hetimor do të zbehet, ndoshta do të harrohet, ose në rastin më të keq, do të ngrihet një Komision, i cili as më shumë e as më pak, nuk do të nxjerrë gjë në dritë, përveçse do të dhurojë shoë-n e rradhës nga një Kuvend që ka humbur seriozitetin dhe po qëndron si institucion për inerci.

Ndërkohë, që edhe pretendimi i qytetarit nga Kosova, i cili ngriti pretendimet mbi kasetën, janë rrëzuar nga gjigandi mediatik BBC.

Milaim Bellamica, u shfaq në TCH, duke pohuar mbi një kasetë që ia kishte dorëzuar Bashës, më pas kishte tentuar t´ia merrte por se kishte takuar dot më.

Dëshmia e Bellamicës shkonte fiks me tymnajën e ngritur nga Rama, në kuadrin e një skenari, të ngjashëm me atë që u krijua si me “dëshmitarin” Fredi Alizoti, në kohën kur shpërtheu skandali mbi geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Ndryshimi i vetëm mes dy skenarëve është se në rastin e Bashës, ishte Edi Rama që ndezi debatin, më pas u gjet një dëshmitar që flet për një kasetë, e cila sipas BBC-së, i është dorëzuar nga vetë Bellamica korrespondentit të gjigandit mediatik.

Videoja është siguruar nga korrespondenti i BBC-së, George Alagiah, që në 1999, pra 21 vite më parë, ndërsa në shkrim thuhet se ajo është filmuar nga një kameraman amator, i cili rrezikoi jetën e tij duke e kontrabanduar videon nga Kosova.

Kameramani është pikërisht Milaim Bellanica, i cili ia ka dorëzuar videon e filmuar korrespondentin të BBC-së, sipas shkrimit të medias britanike.

Në shkrimin e saj të 4 prillit 1999, BBC-ja nxjerr blof Top-Channel, kryeministrin Edi Rama si dhe dëshmitarin e Top-Channel, Milaim Bellanica, i cili videon në fjalë ia ka dhënë asokohe korrespondentin të BBC-së, George Alagiah.

Nuk dihet nëse Rama do të vijojë me akuzat, pyetjet apo insinuatat lidhur me përfshirjen e Lulzim Bashës në hetimet e UMNIK për krimet në Kosovë, por nga faktet e publikuara deri më tani, skenari i ngritur, ndoshta me shumë kujdes ra.

Të presim nëse në sirtaret e Rilindjes do të ketë një skenar të tipit B, apo do të vijohet me tezën e hetimeve parlamentare, për të kaluar dimrin që rrezikon shqiptarët nga pandemia, për shkak të dështimit të Qeverisë.

Etiketa: akuzaBashaRama

Lajme të lidhura

BOTA

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare, dënimi me vdekje duket i pashmangshëm

21:17 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

16:35 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

10:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025
AKTUALITET

Resorti në Pashaliman/ Biznesmeni “strategjik” italian me lidhje në Tiranë, dyshime për konflikt interesi

08:06 : 15/09/2025
Para

Vrasja në Fier, Fatmir Hoxhaj mohon akuzat

TË GJITHA

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Jorida Tabaku

22:04 : 16/09/2025

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025

“700 euro për 5 ditë leje”, arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes

21:52 : 16/09/2025

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

21:49 : 16/09/2025

Skandali/ Shefi i regjimit në Lushnje merr 700 euro për të nxjerrë të burgosurin disa ditë nga qelia

21:43 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com