• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Sondazhet politike sërish në qendër të kritikave

15:59 : 15/11/2020
në BOTA

Frank Luntz është anketues republikan. Disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, ai tha se karriera e tij do të merrte fund nëse parashikimet e tij për rezultatin dilnin të gabuara.

Pas zgjedheve, zoti Luntz tha se rezultatet ishin shkatërrimtare për industrinë e tij.

“Sondazhet ishin shumë keq këtë herë, shumë çorientuese dhe nuk e di arsyen“, thotë Elaine Kamarck e Institutit Brookings.

Më 2016, sondazhet zgjedhore të shteteve dolën mjaft të pasakta, pasi nxorrën demokraten Hillary Klinton fituese në shtete që i mori Donald Trump. Analizuesit e sondazheve dështuan në llogaritjen e nivelit të arsimimit të votuesve duke nënvlerësuar mbështetësit e bardhë e të paarsimuar të zotit Trump.

Nënvlerësimi i mbështetjes së zotit Trump

Lexo edhe:

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

Në vitin 2016 anketuesit I pranuan mangësitë dhe thanë se do të ketë përmirësime në sondazhet e zgjedhjeve të 2020s. Por edhe këtë herë duket se nuk ishte llogaritur mirë mbështetja për zotin Trump.

“Disa mbështetës të Donald Trumpit, që jo domosdoshmërisht janë republikanë, vazhdimisht refuzojnë të marrin pjesë në anketa”, thotë Charles Franklin, drejtor i qendrës së sondazheve në Shkollën Juridike të Universitetit Marquette në Uiskonsin.

Në vitin 2016, sondazhet e Universitetit Marquette i dhanë zonjës Klinton një epërsi prej gjashtë pikësh në Uiskonsin, shtet ky që zoti Trump e fitoi me një për qind.

“Këtë herë ishim të saktë për fituesin, dallimi në përqindje është 3 ose 4 varësisht nga pjesëmarrja”, shpjegon zoti Franklin.

Zoti Biden fitoi në Uiskonsin me 20 mijë vota, me një dallim prej 0.63 për qind ndaj rivalit Trump. Universiteti Marquette nxorri zotin Biden në epërsi prej 5 për qind ndaj zotit Trump, në sondazhet e publikuara një javë para zgjedhjeve.

Shtetet kryesore ku dallimi i rezultateve nga sondazhet është me 5 ose më shumë se 5 për qind më tepër janë Uiskonsin (7 për qind), Ajova (7), Florida (6), Miçigan (5), Ohajo (5) dhe Teksas (5). Zoti Trump, përveçse në Miçigan, doli fitues në katër shtete tjera.

Pritshmëri joreale?

Nate Silver, kryeredaktor i “FiveThirtyEight”, një ueb faqe që analizon të dhënat e sondazheve, nuk mbështet zërat që thonë se sondazhet ishin gabim, duke thënë se ato qëlluan me saktësi 48 nga 50 shtete si dhe përcaktuan me sukses fituesin e kolegjit elektoral dhe votës popullore, Joe Biden.

Në çdo sondazh egzistojnë mundësi për gabime. Mënyra e realizmit të sondazheve për zgjedhjet presidenciale krijon mundësi gabimi prej 3 ose 4 për qind.

“Sondazhet nxitën pritshmëri të mëdha tek demokratët”, thotë Bill Schneider, profesor në Universitetin George Mason.

Zoti Schneider, analist politik i televizionit CNN, tha se demokratët dolën më keq sesa ishin parashikuar.

Ekspertët tregojnë se një shkak tjetër i gabimeve në sondazhe është mungesa e gatishmërisë së njerëzve që t’u përgjigjen telefonatave për anketa. Ata thonë se mbështetësit e demokratëve u përgjigjen më shumë pyetjeve krahasuar me republikanët./VOA/

Lajme të lidhura

Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026
AKTUALITET

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026
Para

A po dorëzohet Trump? Ja mesazhi i Presidenti amerikan drejtuar Biden

TË GJITHA

Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom