• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pas fitores së Biden, cili do të jetë fati i murit kufitar të Presidentit Trump?

19:39 : 14/11/2020
në BOTA

Joe Biden, i parashikuar të bëhet presidenti i 46’të i Amerikës në janar, ka premtuar se do të ndalojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, një nga projektet kryesore të axhedës së Presidentit Donald Trump.

Agjentët federalë të sektorit Laredo të Teksasit, vëzhgojnë më shumë se 270 kilometra vijë kufitare mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Planet e miratuara parashikojnë ndërtimin e rreth 113 kilometrave mur në këtë zonë.

Shefi i Patrullës që vëzhgon kufirin në sektorit e Laredos, Matthew Hudak, thotë se muri do të ndihmonte në luftën kundër grupeve kriminale që trafikojnë njerëz dhe zhvillojnë kontrabandë në Shtetet e Bashkuara.

“Me ngritjen e murit ne u heqim përfitimet këtyre organizatave kriminale. Ato janë para që nuk do të shkojnë në Meksikë për të blerë armë, municione e të përdoren për të viktimizuar fqinjët tanë përtej kufirit”, thotë ai.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai nuk do të rrëzojë pjesë tashmë të ndërtuara të murit nga administrata Trump, por ai ka bërë këtë premtim.

Lexo edhe:

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

“Asnjë metër tjetër nuk do të ndërtohet gjatë administratës sime”, tha ai.

Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit thonë se deri në fund të vitit 2020, synimi është që në kufi të ndërtohen 724 kilometra mur.

“Presidenti Trump do të jetë president deri më 20 janar, kështu që deri atëherë, presim që ndërtimi i murit në kufi të vazhdojë”, thotë Jessica Bolter, e Institutit mbi Politikat e Migracionit.

Zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit thonë se shumica e kontratave janë lidhur tashmë dhe se po ndërtohet afërsisht 1,188 kilometra mur kufitar i financuar deri më tani. Kur zoti Biden të marrë detyrën, ekspertët thonë se ai do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime për ato kontrata që nuk janë përfunduar ende.

“Administrata e tij mund të jetë duke studiuar se si t’u japë fund kontratave që janë aktualisht në proces, ndoshta edhe në ato vende ku ende po ndërtohet. Qeveria ka shumë liri veprimi për ta bërë këtë dhe zakonisht mund të bëhet me lehtësi, ndonjëherë duke u paguar një tarifë kompanive për përfundimin para kohe të kontratës”, thotë zonja Bolter.

Ndërkohë Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim rreth autoritetit që gëzon Presidenti Trump për të përdorur një sasi të madhe parash për të ndërtuar murin në kufi edhe pse tashmë janë një pjesë e madhe e këtyre fondeve. Kjo pritet të jetë një çështje për diskutim nën administratën e zotit Biden.

“Mendoj se ky do të jetë një nga ato probleme që do të gjejë zgjidhje gjatë tranzicionit politik. Vendimi i Gjykatës së Lartë realisht nuk do të ketë rëndësi”, thotë Tony Payan, e Institutit James Baker për Politika Publike në Universitetin Rice.

Biden gjithashtu ka bërë një premtim në lidhje me proceset gjyqësore të qeverisë kundër pronarëve të cilët nuk kanë pranuar të heqin dorë nga toka e tyre, për ndërtimin e murit të zotit Trump.

“Tërhiqni paditë gjyqësore. Ne do të heqim dorë nga këto projekte, nuk do t’ua konfiskojmë tokën”, thotë Joe Biden, President i Zgjedhur.

Në vend të ndërtimit të mureve, demokratët kanë përkrahur prej kohësh përdorimin e teknologjisë për të zbuluar kalimin e paligjshëm përgjatë më shumë se 3,000 kilometrave kufi në jug të vendit.

“Do të sigurohem që kemi mbrojtje kufitare, por trajtimi i kësaj çështjeje do të bazohet në përdorim e kapacitete të teknologjisë së lartë “, thotë Joe Biden, Presidenti i Zgjedhur.

Shefi i Patrullës kufitare në sektorin Laredo, Matthew Hudak, përkrah një qasje me shumë kahe ndaj sigurisë kufitare, që përfshin edhe ndërtimin e murit. Kundërshtarët e mureve kufitare thonë se ato dëmtojnë ekosistemet, duke përkeqsuar pasojat e përmbytjeve si dhe duke u shkatërruar kafshëve shtigjet e kalimit. Ata thonë se zoti Biden duhet të bëjë më shumë sesa të ndalojë ndërtimin e mureve.

“Mendoj se në disa vende duhet të rrëzohet. Dëmi është shumë i rëndë për mjedisin”, thotë Tony Payan, Instituti James Baker për Politika Publike në universitetin Rice.

Krahas çështjeve që lidhen me mjedisin, ekspertët thonë se zoti Biden jo vetëm që do të duhet të gjejë një ekuilibër mes faktorëve që lidhen me sigurinë dhe atyre humanitarë në kufi, por duhet të trajtojë edhe shqetësimet mbi shëndetin publik që ka krijuar pandemia./VOA

Etiketa: BidenTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
BOTA

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

19:46 : 18/10/2025
Para

Sa shumë yje në fushë, njihuni me formacionet e sfidës Portugali-Francë

TË GJITHA

Foto ilustruese

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025

Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 25/10/2025

Alternime vranësirash e reshje shiu, parshikimi i motit për këtë të shtunë

08:04 : 25/10/2025

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com