• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëvendosje kërkesë institucioneve në Shqipëri: Miratoni rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

11:04 : 13/11/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u ka drejtuar sot një kërkesë zyrtare me shkrim institucioneve më të larta të shtetit shqiptar dhe partive politike – Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit; kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca – që të mbështesin dhe miratojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Në vijim mund gjeni tekstin e plotë dhe dokumentet shoqëruese të kësaj kërkese zyrtare:

Kërkesë për mbështetjen dhe miratimin e një Rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë

Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Kryeministrit, Edi Rama

Lexo edhe:

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Richard Grenell akuzon Vjosa Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Donald Trump

Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit
Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetares së Lëvizjes Socialiste Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Avokates së Popullit, Erinda Ballanca

Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Republikën e Shqipërisë,

Prej vitesh jemi dëshmitarë të tentativës për përmbysjen e të vërtetës historike lidhur me kombin shqiptar, luftën e lavdishme të UÇK-së dhe shtetin e Kosovës.

Drejt së ardhmes shkohet duke nxjerr mësime prej së kaluarës, dhe secili komb e ka për detyrë t’i tregojë botës dhe vetes plagët e shkaktuara prej politikave shfarosëse, veçanërisht kur kemi të bëjmë me krime kundër njerëzimit, si gjenocidi i Serbisë. Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar.

Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash.

Përmes kësaj kërkese, Ju drejtohemi duke i bërë thirrje jo vetëm ndërgjegjes tuaj, por edhe bazuar mbi detyrimet dhe përgjegjësitë Tuaja, të cilat rrjedhin prej Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe Nenit 8, paragrafi 1 i Kushtetutës, ku shkruhet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Më 16 maj 2019, në prag të 20 vjetorit të luftës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi “Rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë” (teksti i plotë i Rezolutës i është bashkëngjitur kësaj kërkese).

Ndër të tjera, teksti i Rezolutës thekson se “Gjatë luftës së Kosovës, forcat e Serbisë dhe Malit të Zi, por më shumë të Serbisë, dëbuan mbi një milionë shqiptarë, vranë mbi 12 mijë persona, civilë të pambrojtur nga të gjitha etnitë, por shumica shqiptarë. U vranë mbi 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra… Janë gjetur varreza masive në Serbi. Shteti serb vazhdon të fshehë të vërtetën edhe për mbi 1600 persona të zhdukur.

U shkatërruan mbi 100 mijë objekte banimi, ndërtesa shkollore, objekte fetare e kulturore, shkolla, xhami dhe kisha katolike”. Ndër të tjera, Rezoluta i referohet edhe Kartës së OKB-së, Konventës së Gjenevës, Konventës së Parandalimit dhe Dënimit të Krimit të Gjenocidit, raporteve dhe rezolutave të Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, me synimin për të njohur zyrtarisht e për të dënuar gjenocidin e Serbisë – një krim kundër shqiptarëve dhe njerëzimit.

Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës i hap rrugën krijimit të një gjykate për të hetuar e dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë, si dhe për ta ngritur këtë çështje në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare.

Republika e Shqipërisë ka detyrimin moral, historik, politik, kombëtar dhe kushtetues që ta mbështesë Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përmes miratimit të një rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që i referohet dhe përdor si bazë tekstin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës. Miratimi i kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë do të ishte hapi i domosdoshëm institucional drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të kësaj çështjeje, duke ditur se Kosova nuk është ende anëtare me të drejta të plota në shumë prej organizatave ndërkombëtare dhe ndërqeveritare ku tashmë është anëtarësuar Shqipëria.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri e ka shtruar kërkesën për miratimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë edhe më herët.

Në datën 15 janar 2020, në një konferencë për medie, para kryeministrisë në Tiranë, kemi kërkuar publikisht miratimin e së njëjtës rezolutë, dhe këtë kërkesë tonën e kemi përsëritur në deklarata të vazhdueshme publike.

Ju drejtohemi edhe përmes kësaj kërkese zyrtare, marrë parasysh situatën e krijuar me aktakuzat e Dhomave të Specializuara – “Gjykatës Speciale” –, sulmin propagandistik që po vjen nga Rusia dhe Serbia kundër UÇK-së, shtetit të Kosovës, dhe shqiptarëve në përgjithësi, pasi nevoja për miratimin e kësaj rezolute është sot edhe më urgjente.

Shprehim gatishmërinë për të vendosur në dispozicion të gjitha kapacitetet tona në hartimin e kësaj Rezolute, duke sjell në vëmendje edhe faktin se anëtari i Bordit të organizatës sonë, z. Sami Kurteshi, ish-deputet dhe ish-Avokat i Popullit në Kosovë, ka qenë edhe njëri prej hartuesëve kryesorë të Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, në vitin 2019.

Jemi besimplotë se veprimi Juaj i shpejtë për mbështetjen dhe miratimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë, do të mirëpritej jo vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, por edhe nga aleatët ndërkombëtarë që dhanë kontributin e tyre jetik dhe të gjithanshëm për çlirimin e Kosovës dhe ndaljen e gjenocidit të Serbisë. Data 15 janar 2021 duhet të na gjejë të bashkuar, duke shpallur e shënuar zyrtarisht në Shqipëri, ashtu si në Kosovë, “Ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë”. Shpresojmë në bashkëpunimin tuaj, për ta mbështetur publikisht dhe institucionalisht këtë iniciativë.

Me respekt,

Enis Sulstarova

Kryetar i Bordit

Boiken Abazi

Drejtor Ekzekutiv

Tiranë, 12 nëntor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Etiketa: kosoveleter

Lajme të lidhura

RAJONI

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

17:34 : 14/07/2025
RAJONI

Richard Grenell akuzon Vjosa Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Donald Trump

08:27 : 14/07/2025
RAJONI

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:46 : 13/07/2025
RAJONI

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

08:11 : 13/07/2025
RAJONI

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

15:17 : 11/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025
Para

I infektuar me Covid, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla niset me urgjencë drejt Turqisë

TË GJITHA

Zyrtare/ Reali forcon krahët e mbrojtjes, paguan 50 mln euro për talentin e Benficës

20:36 : 14/07/2025

Probleme për Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet në stërvitje

20:14 : 14/07/2025

Altin Goxhaj: Si të rinjtë po rekrutohen për të shpërndarë drogë, pas skemës qëndron Policia

20:11 : 14/07/2025

17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen/ Familjarët fshehën armë, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës

19:58 : 14/07/2025

Valët e të nxehtit shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në shtetin europian

19:56 : 14/07/2025

Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

19:53 : 14/07/2025

Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

19:41 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com