• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

E përsëris, ti Taulant je një çiban

19:04 : 11/11/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Levonja

1) Që ta dalloni nëse është apo jo propoganda një kancer, ua jep këtë mundësi partia në pushtet dhe Taulant çibani. E para ka ndezur motorët e emisioneve mbi plehrat për atë që opozita po e denoncon me forcë. Megjithëse opozita thotë, që konçesionet janë ndarë në garë të padrejtë, janë minierë e korrupsionit, ku një anonim del miliarder brenda 24 orëve. Del pronar dhe investitor. Dhe kjo është e kuptueshme që nuk është ai i pari, është një zhigolo i servirur. Motorët e propagandës bilbizojnë tjetrën, që opozita është kundër plehrave. Madje zhbiron deri në ca bashki periferike mbi gropat e plehrave akoma me stilin e komunaleve të kohës. Dhe në fund, pyetja kancer, ja përse nuk i do opozita incineratorët. Se janë të bukur, se janë modele nga ato kompjuteriket që vetëm Rama di të bëj. Se na njohin mirë ata, vetëm ne shqiptarët rrojmë me kënaqësinë syrit dhe xhepa grisur. Madje krenar për këtë. Mjafton të na kënaqen sytë, jo xhepat tanë.

I dyti, Taulant çibani i kërkon publikisht Lulzim Bashës të shpjegoj rolin e tij në lidhje me dosjet hetimore të UNMIK-ut, në vitin 1999. Sipas Taulant çibanit, Basha paska faj se ka marrë pjesë në përgatijen e dosjeve etj. Megjithëse Basha nuk ishte UNMIK, por një karrotrec riosh që kishte gjetur punë në rangjet e Kombeve të Bashkuara. Afërmendsh nuk ka bir nëne që të mos e pranoj e mos ta quaj sukses në jetë këtë. Por çibani e ka gjetur se këtu qëndron thelbi i dështimit tonë. Jo tek ai që ka në pushtet plot 8 vjet, e vetëm i rjep të gjallë shqiptarët.

2) Shqiptarët nuk janë kundër incineratorëve, por kundër korrupsionit. Kjo ka domethënien që rrugët që ndiqen, format se si po investohen janë 100% korruptive. Kaq! Nuk ia vlen të shkoni deri në komunalen e Maliqit për të nxjerrë në pah kostot e një landfilli të vjetër, por që deri diku ishte model. Të paktën kishte vija gëlqereje. Pavarësisht teknologjisë dhe kostove të kripura në menaxhimin e plehrave. Por është fakt tashmë, plehrat janë një gangrenë sociale për shoqërinë, në çdo qytet. Janë një gangrenë pasi janë minierë floriri për mafian lokale dhe kombëtare. Madje kanë dëshmorët e tyre. Ato para që mund të investojnë, i ndajnë me ata që u japin fondet, me hetuesin që nuk investigon, me gjykatësin që nuk i ndjek. Kurse shqiptarëve u japin blozën kur i djegin. U japin rrugët, plazhet, lumenjtë me kanaçe, me shishe plastike, me gjithfarësoj turlie plehrash. Këtu qëndron kleçka, jo në zbulimin e stisur se shqiptarët nuk duan incineratorët.

3) Kjo puna e arrestimeve të ish krerëve të UÇK-ës, nuk e di përse është kthyer në një altoporlant patriotësh. Se kush e do dhe kush nuk e do Shqipërinë. E kam fjalën për Shqipërinë natyrale, pasi termi Shqipëri etnike është herezi. Lërini pordhët se asnjë nga ju nuk e do Shqipërinë. As ju që jeni në pushtet, as ata në opozitë. Si në Tiranë dhe Prishtinë. Po ta donit sot nuk do flisnit për këtë temë pasi nuk do ishit kontigjent i Hagës, por i ekonomisë. Çfarë ndodh sot në Hagë është produkt i a) propagandës apo kancerit politik. b) luftës së ashpër po politike dhe pa kompromis midis vedit. c) nuk njihen marrëveshjet. d) është e pamundur të bësh bashkë dy shqiptarë. e) në vend të hapim fronte pune, ne hapim parti të reja. h) Nuk bëhet shteti me mjete të dhuruara. Kemi 30 vjet demokraci presim të na falë ndonjë shtet mjete. Dhe f) ajo më e rëndësishmja, dështim total nga mungesa e përvojës shtetare në raport me kanceleritë e botës. Ja krejt infantilë, të pa përvojë.

Lexo edhe:

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

Tek ne njëri mban patkoin, tjetri gozhdën, ai i huaji i bie çekiçit. Jo rastësisht ata krerë të UÇK-së sot në bankën e të akuzuarve janë krerë edhe të disa partive. Ose nga një grusht burrash që luftuan, u shndërruan në liderë forcash politike. Shikoni shqiptarët e Malit të Zi, në vend të kenë 1 parti, kanë 6 të tilla. Mali i Zi ka 350 mijë banorë, shqiptarët janë vetëm në dy qytete. E si mund ta mbroj shqiptari shqiptarin aty. Përkundrazi po e shfaros. Kështu edhe në Maqedonië e Veriut, kështu edhe Kosovën e gjoja të lirë. Kosova nuk është e lirë, por e pushtuar. Dhe këta janë ”kprifejtë” e politikës.

4) Taulant çibani del se ka zbuluar që Lulzim Basha ka qënë përgatitës i dosjeve të UNMIK-ut. Në një farë mënyre del Shqipëria, pasi Taulant çibani është pushteti. Ky Taulant çibani kërkon pushtet dhe nuk ka rëndësi se çfarë çmimi paguajnë shqiptarët. Ata që i njohin pak administratat e huaja e dinë mirë që politikat nuk i bëjnë shqiptarët. Një nëpunës nuk është zyra nevralgjike e Kombeve të Bashkuara, është thjesht një rrogëtar që bën punën. Nëse nuk do e bëj, e zëvendësojnë për 2 sekonda. Kështu që është naivitet të mendosh se Luli ka përgatitur dosjet. Apo ka fshehur dosjet ku gjoja aty hetohen burgjet e UÇK-ës në territorin shqiptar. Pika strategut shqiptar që drejton vendin në kohë pandemie. Në kohën kur krerët e luftës janë izoluar në Hagë. Problemi është se ky gjoja zbulim, që këto dosje, që ky Luli ka ”përgatitur”, nuk janë sot problemi i shqiptarëve, si këtej dhe andej. Eshtë ekonomia o idiot. Shqiptarët kanë nevojë për ekonomi, jo për parti. Kanë nevojë për insitucione drejtësie. Kanë nevojë për spitale dhe shërbim shëndetësor të gjithgjendur. Jemi në luftë thoni, por në vend që të hapni spitale, spitale të sigurta, jo si Sanatoriumi ku po fluturojnë pacientët e lodhur nga stresi. E kupton çiban, shqiptarët po vrasin veten nga stresi, ti u flet për ”tradhtarin” Luli. Luli çelsat e kashtës ka, o çiban.

5) Nuk e di nëse dëgjojnë shqiptarët apo jo, se dua t’u them një të vërtetë. Jemi të dështuar. Eshtë çmenduri të presësh që vendin, Shqipërinë natyrale ta shpëtoj Taulanti dhe përshembull rikthimi në politikë i Jozefinës. Shqipërinë natyrale ta shpëtojnë shtimi i partive. Si këtej dhe andej po t’i mbledhim rezultojmë, 7 milionë por me të paktën 240 parti. 350 milion është Amerika dhe ka dy parti, e majta dhe e djathta. Kaq, e tha Dritëroi, të tjerat janë si ato që u varen burrave mes shalëve. Ndaj sot mos u habisni që jemi kontigjent i Hagës. Në vend t’i mëshojmë mbrojtjes, po shqyhemi se kush ka tradhtuar, se kush është më patriot. Nuk mundet Serbia me pordhë, nuk mundet Serbia dhe Haga bashkë, duke mundur shoqi shoqin. Dje ishte përvjetori i bashkimit të dy Gjermanive, shëmbja e murit të Berlinit, Studjojeni dhe merreni si model. Se nuk bëhet Shqipëria natyrale me luftë klasash dhe propagandë. Por me ligj dhe ekonomi. Jemi minierë e korrupsionit. Jemi të përçarë, të rrëzuar dhe më e keqja, drejt shpërbërjes. Një fakt që na bie kokës, sot në Elbasan shqiptarët ndeshen me shqiptarët, me dy kombëtare.

Etiketa: akuzalevonjataulanti

Lajme të lidhura

BOTA

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

11:52 : 15/06/2026
AKTUALITET

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

14:56 : 12/05/2026
AKTUALITET

“Lobist i Ramës”/ Berisha nuk tërhiqet nga akuzat për Gonzaton: I bazoj në burime!

12:57 : 11/05/2026
BOTA

Mbyllen hetimet për ish-komisionerin e zgjerimit, BE e liron nga akuzat

17:31 : 08/05/2026
AKTUALITET

“Pagë pa punë”/ Përplasje mes punonjësve në UK Mirditë, akuzat

21:04 : 23/04/2026
AKTUALITET

Akuzat për “spiune”, Kos ‘jep llogari’ para deputetëve europianë më 20 prill

19:09 : 25/03/2026
Para

Trump vs Biden, votat në Xhorxhia do të rinumërohen

TË GJITHA

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

22:21 : 24/06/2026

Botërori 2026/ Zvicra ndëshkon Kanadanë sapo zbresin në fushë

22:18 : 24/06/2026

“Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine

22:05 : 24/06/2026

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet giriştophillbetMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet