• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Protesta nga përkrahës të dy kampeve, ndërsa vazhdon numërimi i votave

08:21 : 07/11/2020
në BOTA

Përkrahës të Presidentit Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden zhvilluan demonstrata kryesisht paqësore në disa shtete ende të padeklaruara, ku vazhdon numërimi i votave.

Qindra demokratë u mblodhën të premten pranë ndërtesës së numërimit të votave në Filadelfia, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej “Numëro çdo votë” dhe duke kërcyer në rrugë.

Në Detroit, një grup mbështetësish të presidentit Trump, disa të armatosur, protestuan pranë vendit të numërimit, duke tundur flamuj dhe me thirrjet, “Luftoni!”

Fryma e protestave në Filadelfia nuk ishte aq e ndezur, kur demonstrues nga të dyja kampet qëndruan në anë të ndryshme të barrierave, nën prani të shtuar policore. Autoritetet e rendit thanë se kishin arrestuar një person të armatosur të enjten në mbrëmje në kuadër të hetimeve mbi njoftimet se kishte plane për të sulmuar qendrën e konferencave në qytet, ku po numërohen votat.

Të dyja palët ishin organizuar pas komenteve të ashpra të presidentit lidhur me procesin e numërimit të votave, që deri tani tregon në epërsi demokratin Joe Biden, i cili gradualisht ka krijuar një avantazh në numrin e votave elektorale.

Lexo edhe:

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

Në shtetin ende të padeklaruar të Arizonës ku gara po rezulton e fortë, përkrahësit e dy kandidatëve u përballën në Finiks pranë Departamentit Zgjedhor të komunës Marikopa. Grupe të armatosura rëndë të krahut të djathtë u mblodhën pranë ndërtesës ku punonjësit lokalë të zgjedhjeve numëronin votat.

Protestuesit në mënyrë të përsëritur akuzuan shefin e komunës Marikopa, Adrian Fontes se nuk kishte numëruar disa vota duke dëmtuar Presidentin Trump, megjithëse nuk ka prova që ka pasur parregullsi në numërimin e votave.

Ndërkohë që ende nuk ka një rezultat për zgjedhjet presidenciale, përballje të tensionuara mes protestuesve nga të dyja palët janë regjistruar në qytete si Atlanta të Xhorxhias, Detroit të Miçiganit, Las Vegas të Nevadës dhe Miuaki të Uiskonsinit./VOA/

Etiketa: protestaSHBAZgjedhje ne SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
Para

SHBA/ Ja çfarë ndodh nëse Trump refuzon të dalë nga ‘Shtëpia e Bardhë’

TË GJITHA

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

10:17 : 30/10/2025

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

10:17 : 30/10/2025

Nëntori vjen me ndryshime të mëdha për këto 4 shenja horoskopi

10:09 : 30/10/2025

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com