Zhaklin Lekatari e thotë troç: Kam tradhtuar dhe më kanë tradhtuar

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, kanë qenë të ftuar sociologu Gëzim Tushi, pastori Akil Pano dhe Zhaklina Lekatari të cilët kanë folur për martesën si institucion. Pastori ka folur edhe për jetën e tij, ku ka treguar se gruaja që ka është e vetmja femër që ka pasur në jetën e tij dhe nuk e ka tradhtuar kurrë.

Pastor Akil Pano: Unë kam 26 vite martuar, nuk e kam tradhtuar kurrë gruan time. Ka qenë e vetmja grua dhe do vijojë të mbetet e vetmja grua në jetën time. Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm dhe si unë e si bashkëshortja ime janë me mijëra individë të cilët vijojnë të jenë të shenjtë në zemrën e tyre.

Zhaklina Lekatari: Martesa juaj nuk është simboli i të gjitha martesave fetare. Mund të qëndrojnë për shkak të dogmës dhe jo për shkak të dashurisë.

Mirela MiloriTy të kanë tradhtuar?

Zhaklina Lekatari: Po jam tradhtuar dhe kam tradhtuar. Në momentin e parë mund ta kem falur dhe në një moment të dytë e kam kuptuar që nuk isha gati të falja dhe jam tërhequr nga falja që kam dhënë.

Edhe kur kam tradhtuar vetë nuk më kanë falur. Unë nuk e këshilloj tradhtinë, unë mendoj se personi që ndodhet në partneritet tradhton gjithmonë për të dëmtuar partnerin, tradhton nga mangësitë e veta, nga ndonjë dëshirë apo nevojë të cilën nuk e gjen.

Në disa raste disa persona kanë dëshirën dhe forcën për ta rikuperuar dhe për ta falur atë që ka ndodhur, është e mundur në disa çifte, në disa të tjerë nuk është e mundur prandaj nuk mund të flasim për ligje universale. Duhet të tolerojmë Mirela.

LEXO EDHE  Eric Clapton refuzon të performojë në vende ku kërkohet pasaporta e vaksinimit