• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eliot Engel: Bëj thirrje që SHBA-të të ekzaminojnë punën e Gjykatës Speciale

20:03 : 05/11/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, tha se Hashim Thaçi tregoi respektim ndaj ligjit, kur dha dorëheqje nga posti i presidentit, për t’u përballur me drejtësinë. Por, Engel shtoi se Kongresi amerikan do të përcjellë nga afër punën e Gjykatës Speciale, që të sigurohet se po i përbahet ligjit dhe po respekton të drejtat e të akuzuarve.

Engel, përmes një deklarate për media, ka kritikuar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar – që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale – pasi sipas tij, ka shënjestruar vetëm qytetarët e një etnie, shqiptarët.

“Dua të shpreh shqetësimin tim serioz lidhur me atë se si gjykata ka ushtruar mandatin e saj. Statusi që ka krijuar Gjykatën Speciale, nuk e ka kufizuar atë që të merret vetëm me shqiptarët. Ligji thotë se juridiksioni i gjykatës është për krimet e luftës që janë bërë në Kosovë gjatë një kohe të caktuar në periudhën e luftës. Fatkeqësisht, kjo gjykatë duhet se vepron si një gjykatë etnike – që ndjek vetëm shqiptarë që pretendohet se kanë kryer krime”, tha Engel.

Engel tha se do të kërkojë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë që të monitorojë nëse Gjykata Speciale është duke vepruar sipas ligjit.

“E kuptoj se Qeveria serbe dhe zyrtarët ushtarakë që kanë qenë të përfshirë në gjenocid janë larg fushëveprimit të Gjykatës Speciale. Por, kjo nuk do të thotë se ajo nuk duhet të hetojë dhe gjykojë keqbërësit sipas ligjit, qoftë edhe gjykime në mungesë. Prandaj, i bëj thirrje Departamentit amerikan të Drejtësisë që të ekzaminojë punën e Gjykatës Speciale dhe të sigurohet se nuk po shënjestrën njerëzit vetëm në bazë të etnisë së tyre dhe bëj thirrje që të ndalohet mbështetja dhe bashkëpunimi i SHBA-së me këtë gjykatë, derisa të dalin përfundime lidhur me këtë çështje”, tha ai.

Lexo edhe:

Kryevepër nga distanca, talenti i Liverpool shënon supergol në ndeshjen e Kupës

Engel për njohjen e Kosovës nga Izraeli: Ditë e madhe për të dy vendet

Sipas kongresistit Engel, të gjithë personat që kanë kryer krime lufte duhet të gjykohen, duke shtuar se shumica e krimeve të kryera në Kosovë, janë bërë nga “ushtria e Sllobodan Millosheviqit”.

“Dua ta bëj të qartë: Kushdo që ka kryer krime serioze të luftës duhet të gjykohet, pavarësisht etnisë. Por, shumica e krimeve të kryera në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë kryer nga ushtria e Millosheviqit, gjatë fushatës gjenocidiale të spastrimit etnik. Kjo ngrit shqetësime serioze që edhe pse ligji që ka krijuar Gjykatën Speciale nuk përcakton etni, ky institucion ka ndjekur vetëm shqiptarët”, tha ai.

Kongresisti Engel tha se që prej mbylljes së Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, personat në Serbi, që kanë kryer krime, nuk janë më subjekt i drejtësisë ndërkombëtare. Ai këtu përmendi edhe rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi – shtetas amerikan – ku tha se personat përgjegjës për këtë krim nuk janë vënë para drejtësisë edhe pse sipas tij, ata janë “identifikuar dhe jetojnë në Serbi”.

Më 5 nëntor, Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën për krime lufte ndaj presidentit të deritanishëm të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës.

Një ditë më herët, aktakuzat i janë konfirmuar edhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

Etiketa: eliotEngel

Lajme të lidhura

SPORT

Kryevepër nga distanca, talenti i Liverpool shënon supergol në ndeshjen e Kupës

22:04 : 17/01/2023
AKTUALITET

Engel për njohjen e Kosovës nga Izraeli: Ditë e madhe për të dy vendet

17:02 : 02/02/2021
AKTUALITET

Pas 32-vitesh largohet si kongresmen, edhe Yuri Kim e prekur për largimin e Engel/ Mesazhi

11:21 : 03/01/2021
AKTUALITET

Eliot Engel më 28 tetor do jetë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për Kosovën

23:40 : 22/10/2020
AKTUALITET

Zgjedhorja/ Kongresmeni amerikan: Lista të hapura dhe votim i emigrantëve

22:50 : 12/06/2020
AKTUALITET

Engel: Administrata Trump po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës

13:36 : 28/03/2020
Para

Europa League/ Milan-Lille, formacionet zyrtare

TË GJITHA

I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara

10:15 : 06/06/2025

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

10:13 : 06/06/2025

Tuneli i Skerfiçës, burim rreziku, mungesa e energjisë dhe zjarrfikësve kërcënojnë sigurinë e shoferëve

09:58 : 06/06/2025

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e drogës nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht!

09:53 : 06/06/2025

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

09:50 : 06/06/2025

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com