• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pavarësisht ankthit parazgjedhor, zgjedhjet në SHBA ishin të qeta

16:31 : 04/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

Pavarësisht nga ankthi i konsiderueshëm parazgjedhor, miliona amerikanë shkuan në votime të martën për të zgjedhur presidentin e tyre në një proces të qetë dhe normal.

Kishte pak raporte të frikësimit të votuesve dhe nuk kishte akte të mëdha dhune, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe aktivistëve të mbrojtjes së votës.

Duke marrë parasysh se rezultatet e një fushate të ashpër elektorale midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden ende janë të paqarta, zyrtarët mbetën në gatishmëri për mundësinë e trazirave dhe dhunës së mundshme.

Megjithatë, aktivistët e mbrojtjes së të drejtës së votës thanë se procesi ishte kryesisht i suksesshëm dhe pa probleme.

Kristen Clarke, presidente e Komitetit të Avokatëve për të Drejtat Civile sipas Ligjit, tha se raportet e frikësimit të votuesve ishin “më sporadike dhe shumë më të rralla” sesa kishte parashikuar organizata e saj.

Lexo edhe:

SHBA/ Administrata e Trump planifikon të reduktojë tarifat ndaj Kinës

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

“Ne ishim të përgatitur për t’i parë këto përpjekje [të frikësimit të votuesve] në komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe atyre të njerëzve me ngjyrë në veçanti”, tha zonja Clarke gjatë një konference për shtyp pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve në pjesën më të madhe të vendit.

Komiteti i Avokatëve ka marrë rreth 30,000 thirrje telefonike nga i gjithë vendi me ankesa, kryesisht rreth kërkesave të lidhura me kartat e identitetit dhe ato të regjistrimit të votuesve, të ndjekura nga zgjedhjet dhe kërcënimet e votuesve, tha zonja Clarke. Kërcënimi i votuesve përfaqësonte një numër të vogël ankesash. Në disa shtete kishte ankesa për thirrjet e regjistruara telefonike, të ashtuquajturat “Robocalls”, në të cilat u bëhej thirrje votuesve “të jenë të sigurt dhe të qëndrojnë në shtëpi”.

“Ne i kemi parë këto ankesa [të frikësimit të votuesve] dhe në shumë raste kishte individë që vepronin të vetëm dhe ndoshta grupe me dy njerëz, por jo grupe të mëdha që mund të kishin një efekt të rëndë dhe tronditës mbi elektoratin”, tha zonja Clarke.

Pjesëmarrja në votime ishte relativisht e ulët, në pjesën më të madhe të vendit sepse shumica e votuesve, mbi 101 milionë prej tyre, kishin votuar herët ose me postë.

Karen Hobert Flynn, presidente e Kauzës së Përbashkët, një organizatë jofitimprurëse dhe udhëheqëse e Koalicionit të Mbrojtjes së Zgjedhjeve, dha një vlerësim të ngjashëm.

“Unë jam i lumtur të raportoj se në përgjithësi, kjo ka qenë një ditë e qetë e zgjedhjeve për një vit shumë sfidues”, tha ajo.

Kishte raporte të shumta për probleme me votimin në të gjithë vendin, nga defektet e makinave të votimit deri te hapja me vonesë e vendvotimeve, që shkaktuan rradhë të gjata dhe pritje me orë të tëra. Por lloji i incidenteve për të cilin aktivistët e mbrojtjes së votës më së shumti shqetësohen, frikësimi i votuesve, ishte dukshëm i vogël në numër.

“Ne kemi parë gjithashtu disa raporte sporadike të frikësimit të votuesve, si dhe dezinformimit, por deri më tani asgjë nuk ishte jashtë normës”, tha zonja Flynn.

Në prag të votimit të së martës, kishte një ankth të madh se grupet paraushtarake të djathta ose të tjerët do të mblidheshin në qendrat e votimit, duke provokuar dhe nxitur akte dhune. Kjo bëri që bizneset anembanë vendit të mbulonin me dërrasa dritaret e dyqaneve dhe Shtëpia e Bardhë të ngrinte një gardh të ri, të pakapërcyeshëm rreth saj.

Por grupet paraushtarake u tërhoqën, ndoshta për shkak të arrestimit të ekstremistëve anti-qeveritarë nën akuzat për komplot për të rrëmbyer Guvernatoren e Miçiganit, Gretchen Whitmer, tha Devin Burghart, president dhe drejtor ekzekutiv i Institutit për Kërkime dhe Edukim për të Drejtat e Njeriut.

“Shumë prej tyre u zhdukën nga qarkullimi ose u thanë anëtarëve të tyre të mos vepronin”, tha zoti Burghart, i cili ndjek çështjet e ekstremizmit në internet.

Si rezultat, raportet e frikësimit dhe ngacmimit ishin të pakta. Në Luiziana, një burrë që valëviste një flamur me mbishkrimin Trump dhe mbante haptazi një armë të madhe u paraqit jashtë një qendre votimi.

Në Karolinën e Veriut, një mbështetës i armatosur i Presidentit Trump u arrestua pranë një vendvotimi pasi iu kërkua të largohej.

Dhe në Florida, dy burra u shfaqën jashtë një zone duke u paraqitur si sherifë policie. Por këto incidente, tha zonja Clarke, “kanë qenë shumë të izoluara dhe sporadike”.

Në vend që të përbëjnë një kërcënim për votuesit, këta individë kanë qenë një “bezdisje”, tha zonja Clarke.

Me pasigurinë në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve, zonja Clarke paralajmëroi se procesi relativisht i qetë i votimit mund të rezultojë të jetë “qetësia para stuhisë”.

“Ne po përgatitemi për mundësinë e përpjekjeve për të sfiduar votuesit në anën e tjetër të procesit ndërsa zyrtarët fillojnë numërimin e fletëvotimeve me postë”, tha zonja Clarke. “Kështu që do të shohim nëse dita e sotme do të rezultojë të jetë qetësia para stuhisë”. Protestuesit janë mbledhur në Uashington dhe po planifikojnë një numër demonstratash këtë javë.

Ndërsa grupet paraushtarake kanë shmangur grumbullimin në qendrat e votimit, të gjitha llojet e grupeve të së djathtës së largët, nga grupi “Oath Keepers” te “Boogaloo Boys”, janë duke u përfshirë në biseda në internet në lidhje me dhunën pas zgjedhjeve, sipas zotit Burghart.

“Shumë prej këtyre grupeve kanë anëtarë që tashmë ishin të gatshëm për të luftuar dhe kjo krijon një mjedis mjaft të rrezikshëm dhe toksik në ditët e ardhshme, nëse gjërat nuk zgjidhen mjaft shpejt dhe në mënyrë transparente gjatë dy ditëve të ardhshme”, tha zoti Burghart./VOA/

Etiketa: SHBAte qetazgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Administrata e Trump planifikon të reduktojë tarifat ndaj Kinës

19:38 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

18:25 : 09/05/2025
AKTUALITET

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

18:15 : 09/05/2025
AKTUALITET

Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë

17:41 : 09/05/2025
AKTUALITET

Për kë nuk do të votoj

17:37 : 09/05/2025
BOLD BLOG

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

16:46 : 09/05/2025
Para

Rekord i zi/ 396 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga Covid 19

TË GJITHA

AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie

21:16 : 09/05/2025

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

21:13 : 09/05/2025

Në kërkim të një mesfushori, Juventus “hedh sytë” nga Portugalia

21:02 : 09/05/2025

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025

“LaCivita e shkallmoi”/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

20:56 : 09/05/2025

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

20:41 : 09/05/2025

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës

20:37 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com