• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Bashkëbisedim në varrezë

10:24 : 04/11/2020
në BOLD BLOG

Nga Dom Gjergj Meta

Sa herë vjen 2 nëntori më kujtohet një ndodhi personale. Tre vjet kam qenë famullitar i Durrësit. Kisha në kujdesje edhe fshatin tim të lindjes, Rrushkullin. Të jesh prift në fshatin tënd nuk është fort e rehatshme, por për mua ka qenë një përvojë e bukur. Aty njihesh me të gjithë, madje edhe me rrugët, arat dhe pemët. Çdo gjë të flet, deri edhe të vdekurit. Kisha gabuar orarin një vit dhe kur shkova te varreza e fshatit nuk gjeta askënd aty. U ndodha vetëm mes të afërmve të mi dhe bashkfshatarëve të mi të vdekur. Ç’të bëja? Njerëzit kishin ardhur, kishin ndezur qirinjtë dhe ishin larguar. Të ikja edhe unë? Vendosa të ndalem. Kohë kisha.

Ishte pasdite. Pak fresk, por moti mbante mirë. Atëherë kalova varr më varr e për çdo varr u ndala dhe i përshëndeta. Nisa t’u flas me emër e t’u kujtoja diçka nga koha kur kanë qenë gjallë. Fola pak me gjyshin e gjyshen, bab Gjergjin e Nan Marten. Pastaj dola nga bab Noj, Xha Hilla, Bab Nasi, Hil Shima, Xha Koli, Hall Prena, xha Pali, nan Fina, Xha Nikolli, xha Pjetri e Xha Vasili, Nan Marija e Nan Dilja. Sa shumë. Aty më tej takova disa nga gjyshet dhe nënat e tjera të fshatit tim, komshijtë e mi, mësues e të tjerë që në mënyrën e tyre, shpesh pa e ditur, kanë vendosur një gur në rritjen time njerëzore. Më dukej sikur më thonin: “Sa mirë bëre që erdhe mor Gjergj se na kalove mërzinë.” Shumë prej tyre i kanë të afërmit në emigrim. Kisha kohë pa i parë, edhe ata mua. Nga dikush kujtoja një batutë, dikujt tjetri i kujtoja vuajtjet.

U ndala tek shoku im i fëmijërisë, Alketi. Kemi qenë në një klasë tetë vjet. I vetmi nga ajo klasë që nuk jeton më. Aty me bie ndermend edhe Genti e pak më tej Miti e Liri i vogel. Të gjithë të rinj.

Pastaj u ndala te Vinçenci i cili nuk jetoi më shumë se një vit në emigrim, pasi vdiq nga një aksident në viti 1991. Si ai ishte edhe Berti, Asti, Olsi, Arti, Sentiljani, Flori, Rudolfi … edhe ata u kthyen në vendlindjen e tyre nga emigrimi në një kuti druri të ftohtë.

Lexo edhe:

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

Kur vdes dikush bashkë me të vdes edhe diçka e jona. E kur shkojmë t’i vizitojmë diçka ngjallet e duket sikur fillon e jeton sërish, herë në formën e një buzëqeshjeje e herë në therjen e një dhimbjeje. Ata janë aty për të na kujtuar destinin tonë, por edhe dhuratën e jetës.

Vazhdova gjatë atë pasdite bisedën me ta. Në fund kuptova se ishte një bisedë me veten, sepse të gjithë ata në një farë mënyre jetonin brenda meje, ishin dimensione të jetë time. Çuditërisht ata jetonin akoma.

Ndërkohë dielli po binte dalëngadalë mbi Adriatik, krejt afër fshatit tim. Perëndimin e diellit gjithmonë e kam parë, jo si fundi i ditës, por si premtimi i një ditë të re …

*Marrë nga FB i autorit

Lajme të lidhura

Botërori 2026

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026
HOROSKOPI

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026
Botërori 2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026
Botërori 2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026
BOTA

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
Para

Situata nga Covid-19, Hungaria vendos shtetrrethim gjatë natës

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş