• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-drejtuesi i Hekurudhave, Ilir Dashi, në hetim. Dyshohet për dëm ekonomik 100 mln lekë

10:42 : 03/11/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ilir Dashi, ish-drejtuesi i Përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për “shpërdorim detyre”, nën dyshimet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë rreth 10 milionë lekë të reja.

Gjykata e Durrësit ka vendosur ndaj Dashit fillimisht masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe më tej, ka pranuar kërkesën e prokurorisë së qytetit bregdetar, duke caktuar “detyrim për paraqitje”.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin në vitin 2017, pasi një ish-punonjëse e institucionit kallëzoi penalisht faktin se një kompanie private i është shitur një sasi skrapi më e madhe, sesa ajo e përcaktuar në një ankand, të zhvilluar në fund të vitit 2016.

Lexo edhe:

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

Prokuroria ka parashtruar para gjykatës se shtetasi Ilir Dashi, me cilësinë e Administratorit te shoqërisë Hekurudha Shqiptare, si dhe përfaqësuesi i kësaj shoqërie ne lidhje me nënshkrimin e kontratës të datës 30.01.2017 ka konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas prokurorisë, Dashi “ka nënshkruar kontratën “Shitje skrapi hekurudhor” me subjekt “Al-Asfalt” sh.p.k, me përfaqësues Ani Keçi, duke u bazuar në procesverbalin e datës 09.07.2014 për 14 lokomotiva, kur ndërkohë referuar procesverbalit të datës 04.04.2016 gjendja faktike e peshës së këtyre lokomotivave ishte ne sasinë e 304 ton me tepër nga kontrata që ai ka firmosur realisht dhe i është bërë pagesa shoqërisë nënshkruese të kontratës”.

Prokuroria e Durrësit ka përllogaritur se veprimet e dyshuara të kundërligjshme të Ilir Dashit, i kanë sjellë buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në masën 10.523.103 lekë pa TVSh.

Në bazë të hetimeve paraprake, Prokuroria e Durrësit, në datë 5 Tetor 2020, ka kërkuar fillimisht nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ilir Dashit.

Kjo kërkesë është refuzuar, pasi gjykata konstatoi disa mangësi proceduriale, ndër të tjera edhe faktin që prokuroria nuk e kishte shënuar emrin e Dashit në regjistrin e personave nën hetim.

Pas këtij refuzimi të parë, prokuroria e Durrësit ka këmbëngulur sërish në arrestimin e Ilir Dashit, duke dorëzuar një kërkesë të dytë. Në 19 Tetor 2020, gjykata e qytetit bregdetar vendosi se ndaj ish-drejtuesit të Hekurudhave duhej caktuar masa e sigurimir “arrest në shtëpi”.

Në datë 22 Tetor, prokurorja e çështjes kërkoi nga gjykata marrjen në pyetje të personit nën hetim.

Gjatë asaj seance, prokurorja kërkoi fillimisht vijimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Por, pasi u njoh me gjendjen shëndetësore të Ilir Dashit, kërkoi që hetimi ndaj tij të vijonte me masën “detyrim për paraqitje”.

Kjo kërkesë e prokurores së seancës u pranua nga gjykata. Tashmë, vijimi i hetimit ndaj ish-drejtuesit të lartë të Hekurudhave do të kryhet nën masën e butë të sigurisë.

Etiketa: dem ekonomikhetimeilir dashi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

22:39 : 25/09/2025
AKTUALITET

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

22:29 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
SHOW BIZ

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

20:00 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
Para

“Ke kaluar koronavirusin që nuk tregon kujdes?”, Ardit Gjebrea iu jep fund dyshimeve të ndjekësve

TË GJITHA

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025

Gjendet një person i vdekur nga banorët e zonës në Tale të Lezhës

19:04 : 03/10/2025

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës

19:00 : 03/10/2025

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025

Rama angazhon të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtuesit për fushatë në Tiranë, caktohen zonat

18:31 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com