• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama krahason naftëtarët e uritur me topin e futbollit

15:15 : 31/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Naftëtarët e uzinës së Ballshit janë në grevë urie prej disa ditësh, duke kërkuar pagat e prapambetura prej 13 muajsh dhe nisjën e punës në uzinë. Kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, si një nga shkaktarët që ata sot ndodhen në atë gjendje ku nuk kërkojnë lëmoshë, por vetëm djersën e tyre, e cila u është mohuar nga disa kompani fatntazëm të cilët nën mbikëqyrjen e qeverisë, pinë edhe pikën e fundit të djersës dhe gjakut të naftëtarëve.

Kërkojnë takim me Ramën, por ky i fundit është hakërruar se as mos e mendojnë nëse nuk dalin nga greva, duke u lënë të kuptohet qartësish, se ai “i madhi Ramë” nuk e ha presionin e askujt dhe është ai që vendos rregullat e lojës. Por sot Rama i fyeu edhe një herë për të disatën herë naftëtarët. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai i krahason ata njësoj me topin e futbollit…

“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën! Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati”-shkruan Rama.

Pikërisht ky paralelizëm është më shumë se absurd që në çdo rrethanë me plot bindje konsiderohet fyerje dhe cinizëm malinj për shumë fatkeqë në Ballsh që mbanin familjen pikërisht më atë punë të rëndë e cila nuk u është paguar. Jeta e tyre është e sterrosur dhe ata vetë kanë qenë një “top” që shkelmohet si nga pronarë të dyshimtë të lidhur me pushtetin, ashtu edhe vetë Rama që sot i trajton njëlloj me “lojën e futbollit”.

Lexo edhe:

Pazarxhiu Basha dhe vetingasit e Ramës

‘Financial Times’ zbulon se çfarë do të donte Rama t’i shkruhej mbi gurin e v*rrit

Kërkesat e presidentëve të klubeve të futbollit janë për ulje taksash dhe përdorim të “biznesit futboll”, për të mbuluar të ardhurat të cilat burimi nuk u dihet, ndërsa punëtorët naftëtarë vetëm rrogën e tyre, atë pagë që i mban me bukën e përditshme.

Shenjat janë dhënë që Rama edhe nëse nga ajo grevë dalin me arkivol nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke i poshtëruar deri në atë pikë sa nuk pranon jo vetëm të ulet vetë me ta, por nuk ka dërguar as ndonjë zyrtaruc të qeverisë.

Sjellja e Ramës me qytetarët është e dyfyrtë. Dy vjet më parë kur nisi protesta masive e studentëve lutej e përulej që ata ta takonin dhe të flisnin, duke pranuar edhe poshtërimin që u vinte nga të rinjtë sa herë dukej në ndonjë universitet, me shpresën se do e shuante protestën. Ai ia arriti qëllimit duke përdorur frymën e përçarjes mes të rinjve, por më pas për çdo protestë apo reagim ka gjetur një zgjidhje: dhunë dhe kërcënim me burg.

Tashmë ka arritur atë kulm force në cinizëm dhe sjellje sadiste mbi çdo kërkesë që vjen si pasojë e varfërisë. Për të ekziston vetëm një Shqipëri; ajo virtuale që del nga zyrat e propagandës dhe ajo e oligarkisë që sot është në “konkurencë” se kush kap konçesionin e radhës dhe cili ngre kullën më të lartë në mes të kryeqytetit.

 

 

Etiketa: rama boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pazarxhiu Basha dhe vetingasit e Ramës

18:39 : 10/02/2022
AKTUALITET

‘Financial Times’ zbulon se çfarë do të donte Rama t’i shkruhej mbi gurin e v*rrit

17:35 : 16/01/2022
AKTUALITET

Hoqi masat kufizuese mbrëmjen e ndërrimit të viteve/ Edi Rama: Sot janë regjistruar 1236 të infektuar në Shqipëri

17:22 : 05/01/2022
AKTUALITET

Komision hetimor për 25 Prillin/ Rama: Jam gati të diskutoj çdo çështje me opozitën

20:13 : 27/10/2021
AKTUALITET

Kush nga ministret e reja të kabinetit ‘Rama 3’ mund t’i thotë ‘JO’ Edi Ramës?

21:45 : 02/09/2021
AKTUALITET

Rama për CNN: Shqipëria do të presë 4 mijë afganë

19:59 : 25/08/2021
Para

F1, gara e Italisë/ Mbyllen provat zyrtare. Rezultatet

TË GJITHA

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com