Meta zbulon prapaskenat: Çfarë i thashë opozitës për marrëveshjen me mazhorancën

Presidenti Ilir Meta zbuloi prapaskenat e marrëveshjes së 5 Qershorit, mes mazhorancës dhe opozitës.

Meta tha se i kërkoi opozitës të tërhiqet nga kushti për largimin e Ramës nga qeveria, para zgjedhjeve.

“Opozitës u thashë tërhiquni nga kushti – qeveri para zgjedhjeve pa Ramën kryeministër, ose do dal publikisht të bëj deklaratë kundër jush: Të formohet një opozitë e re. Unë nuk jam naiv. Nuk pres zgjedhje si në Danimarkë ku votohet me laps”, tha Meta në emisionin “Zonë e Lirë”.

LEXO EDHE   Komiteti Teknik zgjat masat për parandalimin e koronavirusit