Kursi i këmbimit/ Euro zhvlerësohet lehtë ndaj lekut, forcohen valutat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të Enjten, euro humbi terren në raport me Lekun ndërsa dollari amerikan fitoi pikë krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.97 lekë ose 0.01 lekë më pak se ditën e mërkurë.

Monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 105.72 lekë ose 0.19 lekë më shumë se një ditë më parë.

LEXO EDHE  Raporti i MOODY’S për Shqipërinë: PPP-të po rriten jashtë bilancit, borxhi publik i lartë

Në pozita të trendit rritës këmbehen sot me Lekun edhe paundi britanik e franga zvicerane.

Monedha britanike këmbehet me 137.29 lekë ose 0.43 lekë më shumë dhe franga zvicerane u forcua me 0.21 lekë duke u kuotuar në vlerën 116 lekëve.