• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lutfiun e vrau pushteti i makutërisë, por e braktisëm ne….!

13:50 : 28/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ajo kamera e Fax News as që po e kuptonte se po filmonte momentet e fundit të jetës së 53-vjeçarit Lutfi Çekiri. Një burrë i kërrusur buzë trotuarit të QSUT-së që ankohej për dhimbje dhe sorollatje, në fakt ishin dhe do mbesin pamja e vërtetë e sistemit të shëndetësisë.

“Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Njëri thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues, më bën serum e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun.

Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulcerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, u shpreh mes dhimbjesh 53-vjeçari duke kthyer me vështirësi edhe një herë fytyrën e zverdhur para kameras.

Pak orë më vonë ai dha shpirt. Ka tre ditë që është varrosur në fshatin Ndroq të Tiranës, por “kufoma e shëndetësisë” dhe e qeverisë që është kthyer si “agjenci funeralesh” për qytetarët e varfër, shëtit lirshëm nëpër Shqipëri. Nëse do besohet propaganda e qeverisë, shëndetësia ka ndryshuar. Sipas tyre shërbimet janë cilësore, ilaçet nuk mungojnë, i gjithë sistemi funksionon mjaft mirë. Koncesionet për kryeministrin tonë Edi Rama i kanë dhënë “fytyrë evropiane” të gjithë sistemit….

Lexo edhe:

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

Gjendet i pajetë në banesë 57-vjeçari në Korçë, dyshimet

Po Lutfiu e provoi dhe e pagoi shumë shtrenjt, me jetën e tij, duke lënë pas edhe një brengë për familjen. E sorollatën rrugëve të Tiranës, që më shumë të sheh syri betoniere sesa ambulanca. E rropatën pa i dhënë ndihmë, ndoshta nga një mjek i paaftë, por mbi të gjitha nga qeverisja e papërgjegjshme dhe e foksuar vetëm në një drejtim: tendera dhe koncesione, ku luhen qindra milionë euro të cilat në fund nga abuzimi dhe korrupsioni sjellin këtë pasojë, marrjen e jetëve të qytetarëve. Po sa raste të tilla ka në vend që të sëmurët shkojnë për ndihmë mjekësore dhe nga paaftësia e një mjeku të emëruar nga partia, apo e gjithë sistemit të piramidës drejtuese sot po lënë jetën rrugëve?

Faji nuk është vetëm i qeverisë, por edhe i yni si shoqëri. Asnjë protestë nuk u shënua për këtë rast dhe të tjerë të ngjashëm, asnjë reagim nga “shoqëria civile” dhe drejtues OJQ-shë që nginjen me fondet që marrin dhe heshtin për problematikat. Edhe familjen e Lutfiut, bashkëshorten dhe dy fëmijët sot i kemi lënë vetëm.
Po nëse Lutfiu do ishte një zyrtar a pushtetar, a do vdiste i ulur në bordurën e ftohtë të QSUT-së? Këtë askush nuk mund ta çojë në mendje. Sepse pushtetarët shkojnë e bëjnë ndërhyrje estetike në klinikat e njohura të botës dhe nuk shtrëngojnë stomakun me duar si Lutfiu, por ngushtojnë stomakun për të mos u bërë obezë nga ushqimet e bollshme.

Ndërsa ata oligarkë që morën miliona me koncesione, kur sëmuren vetë rendin drejt Evropës, sepse e dinë mjaft mirë që shëndetësia “brilante” sipas kryeministrit, është vetëm për propagandë dhe në projekte imagjinare 3D.

Shumë qytetarë ndjejnë keqardhje për Lutfiun dhe familjen e tij që la pas, por nuk ngrenë krye për të protestuar, edhe për faktin se i ka mbytur halli i tyre. Por veç pushtetarëve na kanë marrë peng edhe disa qytetarë që mezi presin ti qepen kamerave nga pas për të dhënë deklarata të bujshme: “Rama dhe Veliaj, marrshi nga ditët tona…”! Edhe Lutfiut ia morën jetën…!

Etiketa: Ramashendetesivdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025
AKTUALITET

Gjendet i pajetë në banesë 57-vjeçari në Korçë, dyshimet

10:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

10:32 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
Para

Në 2 nëntor nis mësimi në Universitete/ Ja si do të zhvillohen leksionet

TË GJITHA

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare: Tronditje në Shqipëri

19:37 : 06/10/2025

Gjyqtari vendosi në favor të tyre/ Familjet: U vra për të drejtën tonë, xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

19:34 : 06/10/2025
BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, BE: Rritja e sigurisë së magjistratëve, e domosdoshme

19:09 : 06/10/2025

FOTO/ Ky është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit

19:07 : 06/10/2025
Në foto: Vendi i ngjarjes dhe gjyqtari Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

18:55 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com