• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama pranoi zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md”, Vetëvendosja: Tani po tenton edhe ta zyrtarizojë tradhtinë

15:37 : 26/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Lëvizja Vetëvendosja dega Shqipëri ka reaguar gjatë ditës së sotme me një deklaratë në lidhje me sjelljen e qeverisë shqiptare ndaj problemit të kufirit me Greqinë.

Sipas deklaratës, Rama po bën lojën e Greqisë në lidhje me pretendimet greke për detin shqiptar. Vetëvednosja ka paraqitur edhe propozimet e veta për këtë çeshtje duke i kërkuar qeverisë Shqiptare që të ragojë.

“Prej muajit gusht 2020, me deklarata publike antikombëtare, Qeveria Rama e ka pranuar zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md në kurriz të detit territorial dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike detare të Shqipërisë. Tani po tenton edhe ta zyrtarizojë tradhtinë. Duke pranuar të mos e kontestojë zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md, Qeveria Rama ka hequr dorë nga e drejta e shtetit shqiptar për të mbrojtur me ligj ndërkombëtar intergritetin territorial të Shqipërisë. Duke pranuar që çështja të shtrohet në GjND në Hagë, Qeveria Rama pamundëson kontestimin e shtetit shqiptar për këtë zgjerim nga 6 në 12 md, sepse pala greke, siç ka bërë të ditur tashmë publikisht, nuk do ta lejonte këtë kontestim në GjND”, thuhet në reagimin e Vetvendosjes.

Sipas VV dega Shqipëri, në aspektin e të drejtës ndërkombëtare zgjidhjet nuk mungojnë, por në fillim nevojitet të ndalet Qeveria Rama në këtë tentativë tradhtie. Hapat për t’u ndërmarrë janë:

1. Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo marrëveshje e fshehtë, e miratuar në parim ose jo, me Greqinë.

Lexo edhe:

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

2. Shqipëria duhet të dorëzojë në nivel politik bilateral një notë protestë ndaj ekspansionit grabitqar të Greqisë për zgjerim nga 6 në 12 md në Detin Jon në kurriz të hapësirës detare shqiptare, duke e paralajmëruar Greqinë se do ta kontestojë këtë ekspansion sipas të gjitha instrumenteve të së drejtës ndëkombëtare.

3. Nëse Greqia nuk ndalet dhe e depoziton në OKB zgjerimin nga 6 në 12 md, atëherë Shqipëria duhet menjëherë të depozitojë në OKB kontenstimin zyrtar të këtij ekspansioni grek.

4. Shqipëria duhe të refuzojë që çështja më tej të trajtohet në GjND, aty ku i intereson Greqisë, dhe duhet të aktivizojë Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, duke e çuar Greqinë me detyrim në Arbitrazh. Përzgjedhja e Gjykatës në këtë rast përcakton edhe rezultatin. Ndryshe nga GjND-ja, ku nuk mund të shtrohen çësthje për të cilat palët nuk bien dakord paraprakisht, përmes Aneksit 5 të Konventës, Shqipëria gëzon të drejtën ta konstestojë në Gjykatë të Arbitrazhit ekspansionin grabitqar të Greqisë edhe nëse Greqia nuk pajtohet paraprakisht. Përmes Aneksit 5, Shqipëria gëzon të drejtën ta detyrojë Greqinë të zbatojë ligjin ndërkombëtar, dhe ky veprim është në përputhje me interesat kombëtare shqiptare.

VV, dega Shqipëri, thekson se Ligji ndërkombëtar, në këtë rast, është në favor të interesave kombetare shqiptare, por ai po keqpërdoret qëllimisht nga Qeveria Rama.

“Çfarë është në disfavorin e shqiptarëve është vetëm kolaboracionizmi i Qeverisë Rama me politikat ekspansioniste të Greqisë. Kjo qasje anitkombëtare e Qeverisë Rama bie ndesh edhe me Paragrafin 113 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010 për të njëjtën çështje. Prandaj, tentativa për tradhti kombëtare duhet ndalur me çdo kusht që mos të përsëriten, apo edhe të përkeqësohen, marrëveshje të dëmshme si ajo që Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në vitin 2010. Nësë nuk veprojmë tani si shoqëri e si komb, kjo tentativë për tradhti e qeverisë Rama do të zyrtarizohet dhe do të humbasim me qindra milje territor detar shqiptar në Detin Jon. Këtë nuk do ta lejojmë”, thuhet në deklaratë!

Etiketa: RamaShqiperiVV

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
Para

Mediat greke: Nënkryetari i “Agimit të Artë” po kërkohet në disa shtëpi në Shqipëri

TË GJITHA

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025

“Më b#llizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vr@sje

18:20 : 28/10/2025

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

18:13 : 28/10/2025

I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma…

17:52 : 28/10/2025

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com