• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës, PD publikon raportin e KLSH/ Kontrata e operimit 300 mln euro, 77 mln më shumë se shifra e deklaruar

12:19 : 26/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Partia Demokratike ka publikuar raportin e KLSH lidhur me inceneratorin e Tiranës, ndërsa i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë pa vonesë çështjen.

Jorida Tabaku, ish-deputete e PD, thekson se raporti i KLSH në lidhje me kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës, e dhënë 30 vjet një kompanie me aksionerë të panjohur në parajsa fiskale dhe pjesa tjetër e zotëruar nga Klodian Zoto, ngre alarmin për një skemë tjetër kriminale edhe më të rëndë se vjedhjet me inceneratorn e Fierit dhe Elbasanit.

“Shqiptarët do të paguajnë shtesë 104 mln euro vetëm nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogaritja e saktë e volumit të plehrave. Kjo do të thotë që vlera e kontratës se operimit për incineratorin e Tiranës do të shkojë në 300 mln euro dhe jo 223 milionë euro, sa mashtron Ministria e Financave.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit theksohet se kontrata për incineratorin e Tiranës ia kalon të gjithë rrezikun taksapaguesit shqiptar. Më konkretisht, nëse kompania e inceneratorëve nuk arrin të sigurojë mbetjet e garantuara në kontratë, do të jenë shqiptarët ata që do të paguajnë për fitimin e inceneratorit.

KLSH thekson se tejkalimi i sasisë së plehrave vendos në rrezik Buxhetin e Shtetit për pagesat, si dhe rrit fitimet e koncesionarit në mënyrë të pakufizuar”, theksoi Tabaku.

Lexo edhe:

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

Sipas saj, këto pagesa më të larta, për shkak të sasive më të larta të mbetjeve, përkthehen në fitime marramendëse për koncesionarin në parajsë fiskale.

“Është ky përcaktim korruptiv në kontratë, kundër interesit publik, që ka sjellë rritjen e pagesave për incineratorin nga buxheti i shtetit, nga 7 milionë euro në fillim, në 11 milionë euro”, shtoi ajo.

Në vijim, Tabaku thekson se KLSH ka zbuluar se në kostot e inceneratorit të Tiranës mungon zëri i shpronësimit të tokës private në të cilin ai do të shtrihej. Sipas saj, kjo zë 40% të të gjithë sipërfaqes së territorit të projektit me vlerë shpronësimi 214.5 milionë lekë, por auditimi tregon se kosto është fshehur dhe nuk përfshihet në projekt.

“Ministria e Financave, e drejtuar nga Arben Ahmetaj, ka bërë çdo veprim që favorizon incineratorin e Tiranës kundër interesit publik. Në funksion të mbushjes së llogarive bankare në parajsa fiskale, Ministria e Financave ka anashkaluar tavanet buxhetore, që duhen ruajtur ruajtur me ligj, duke çuar paratë lumë dhe pa kufizime tek biznesini mafias së plehrave.

Ajo që KLSH vëren vazhdimisht në analizën e këtij koncesioni/PPP është se Ministria e Financave ka bërë përherë një sy qorr kur vjen puna tek kostot e fryra apo të fshehura. Sipas KLSH-së, më shumë se 61 milionë euro kosto të paraqitura në studimin e fizibilitetit janë të paargumentuara, duke çuar në rritjen artificiale të tarifës së shërbimit.

Kjo do të thotë se çmimi prej 29 euro për çdo ton mbetje që sot paguajnë qytetarët e Tiranës është pasojë e një kontrate korruptive, e hartuar për të vjedhur miliona euro çdo vit. Nga plehrat, nga skrapi dhe energjia që do të shesin, pronarët e panjohur të inceneratorit të Tiranës kanë siguruar nga kjo kontratë një fitim të pastër, pa asnjë rrezik, të mbuluar nga taksat e shqiptarëve, mbi 120 milionë euro”, u shpreh Tabaku.

Sipasa saj, KLSH ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi institucionet përgjegjëse buxhetore pranuan koncesionin e propozuar nga kompania private, duke injoruar shkallën e lartë të rrezikut që përbën ky projekt për buxhetin e shtetit.

“Me raportin e tij të pavarur, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka folur qartë: Qeveria e miratoi incineratorin e Tiranës, megjithëse shumat e parashikuara për pagesën e projektit ishin të papërballueshme.

Për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion çështja është shumë e thjeshtë. Dokumentat janë në çdo zyrë të shtetit. Duhet pak vullnet i mirë për të vënë drejtësinë në vend, që paratë e shqiptarëve të mos shkojnë në parajsa fiskale, por të shkojnë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Është në nderin e SPAK të bëjë tani transparencë, hetojë pa asnjë vonesë dhe në pavarësi të plotë aferën korruptive më flagrante të qeverisë dhe kryeministrit në ikje”, u shpreh ish-deputetja.

Etiketa: klshraportiTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

12:16 : 02/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025
AKTUALITET

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

12:39 : 12/08/2025
AKTUALITET

Raporti “ulëritës” i Deklarimit të Pasurive: Në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK

10:32 : 10/08/2025
AKTUALITET

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për “raportin negativ” të zgjedhjeve të 11 majit

16:17 : 04/08/2025
BOTA

“Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

20:10 : 03/08/2025
Para

Durrës, ndalohet 20 vjeçari i shpallur në kërkim/ Arrestohen edhe dy drejtues mjetesh

TË GJITHA

”Sylvinhos i ka dalë situata jashtë kontrollit”, ish-futbollisti: Ka një çarje mes lojtarëve dhe trajnerit

17:39 : 09/09/2025

Aksident i rëndë në Fier! Makina përplas 4-vjeçarin në mes të fshatit

17:27 : 09/09/2025

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

17:20 : 09/09/2025

Regjistrimet në rënie të ndjeshme/ Në pesë fshatra të Bulqizës, vetëm një nxënës në klasën e parë

17:17 : 09/09/2025

Zbulohet FOTO/ Epstein “i shiti” Trump-it një grua për 22,500 $, shpërthejnë polemikat në Uashington

17:16 : 09/09/2025

Në shënjestër të Izraelit, kush është Khalil al-Haya/ Pse sulmi ndaj Katarit sjell një krizë të re?

16:55 : 09/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com