• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Taksidari i tmerrshëm Lali Eri, 700 milionë euro në 5 vite

12:35 : 25/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Është bashkia më e pasur në vend, është kryebashkiaku me manipulimin më të madh politik dhe publik, është kreu i bashkisë së kryeqytetit që pasi të rrit taksat, gjysmën e atyre parave e përdor për luks, paga të punonjësve të saj dhe propagandë.

Ishte viti 2015 kur Erion Veliaj ngjiti tapetin e kuq në ato pak shkallë të bashkisë Tiranë. Premtoi shumë, ku dy prej më kryesorve ishin: nuk do të rris taksat; dhe nuk do lëshoj leje ndërtimi, duke vendosur moratorium. Sot, pas pesë vitesh Lali Eri është boss… Në 5 vite ka thithur rreth 700 milionë euro. Po nga kanë ardhur këto shuma marramendase?

Tre janë taksat dhe rritje tarifash shërbimi. Së pari ka trefishuar çmimin e ujit të pijshëm; vendosi tarifë shtesë të pastrimit dhe parkimit dhe gjithashtu taksë të rritur për infrastrukturën dhe taksë për arsimin. Që të gjithë këto zëra, shtuar edhe taksën e shfrytëzimit të ambienteve nga biznesi i vogël, e kthyen Bashkinë Tiranë në një hambar të madh të ardhurash.

Por ndërsa sot bëhet bilanci i punës 5-vjeçare të Lali Erit, ka dalë një shifër e frikshme, pasi rreth 48% e buxhetit të bashkisë ka shkuar për paga dhe shpenzime operative si; automjete, zyra, karburant dhe propagandë.
Një tjetër sektor që bashkia mburret se ka siguruar të ardhura janë pikërisht tarifat e parkimeve dhe gjobat që vendosen për automjetet e qytetarëve. Në fund del një shifër e frikshme e të ardhurave të bashkisë të cilat në gati 50 % të të ardhurave, apo 340 milionë euro përfunduan për luguninë e madhe të punonjësve, zyrat e luksit dhe projekteve që kanë për qëllim vetëm propagandën dhe shitjen e një imazhi të sajuar.

Lexo edhe:

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Për botën vituale të Veliajt po paguhet kaq shumë dhe ato para dalin pikërisht nga taksat qytetare, që në fund të muajit paguajnë mjaft shtrenjt ujin e pijëshëm i cili nuk pihet, u ikin nga xhepa shuma për “taksë arsimi”, apo edhe infrastrukture, ku kjo e fundit vilet dy herë, nga pushteti qëndror dhe ai lokal, në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Vetëm nga taksa e drejtëpërdrejtë mbi qytetarët Bashkia Tiranë ka marrë 110 milionë euroduke ja “grabitur me marifet” pensionistit, punëtorit dhe nëpunësit të thjesht, i cili gati 30 % të pagës është i detyruar ti lerë në tarifën e ujit, taksën e banesës, të pastrimit, apo edhe arsimit.

Një pjesë e mirë e këtyre parave vjetore, shkojnë vetëm për pagat e Bashkisë. Në të dhënat e vitit 2018, nga 16,3 miliardë që ishte buxheti, 4,1 miliardë kishin shkuar për rroga, ndërsa 5.1 miliardë për shpenzime operative. Ndërsa vetëm 7 miliardë nga taksat dhe buxheti i shtetit kanë shkuar për investime. E njëjta gjë ka vijuar dhe në vitin 2019, ku shpenzime të bashkisë rezultojnë 11 miliardë dhe investime 7 miliardë nga buxheti prej 18 miliardë lekësh, ose rreth 150 milionë euro.

Veliaj sot shfaq veten në çdo televizion, portal dhe media të tjera, ku pjesën më të madhe e ka futur “nën sqetullën e tij”. Kjo është edhe arsyeja që është kthyer në “mbretin e propagandës”, duke shpërdoruar në pesë vite mbi 340 milionë euro për luksin, pagat dhe propagandën.

Etiketa: taksataksidarVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

12:58 : 27/06/2025
AKTUALITET

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

12:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

08:54 : 25/06/2025
AKTUALITET

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

13:42 : 21/06/2025
Para

Taksa e inceneratorëve, edhe kur Shqipëria u përmbyt/ Qeveria favorizoi Klodian Zoton

TË GJITHA

Vodhën biznesin/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, një tjetër në kërkim

10:26 : 29/06/2025

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

10:18 : 29/06/2025

Kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

10:16 : 29/06/2025

Selmani largohet nga Tirana pas 2 vitesh, arrin akordin me Teutën

10:09 : 29/06/2025

Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:01 : 29/06/2025

“Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video)

09:56 : 29/06/2025

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com