Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, ndërsa Komisioni i Vlerësimit, i drejtuar nga Genc Ruli, dhe në përbërje të të cilit janë Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Mark Marku dhe Enriketa Papa.
Komisioni i ka përcjellë Kryesisë së PD listën me 326 emra, ndërsa surpriza në vendimin final ishte se 13 ish-deputetë u përfshinë në një listë skualifikuese, ose që i është shtyrë aprovimi.
Praktikisht bazuar edhe në një udhëzim që mban firmën e kreut demokrat, Lulzim Basha, emrat që janë përfshirë në listën në fjalë, nuk mund të garojnë për deputet. Ata, bazuar në udhëzim, përbëjnë një listë të çertifikuar, që mund të përdoret në funksionet ekzekutive politike, detyra shtetërore apo nëpunës shtetërorë.
Referuar udhëzimit, duket se nuk ka vend për debate dhe të 13 ish-deputetët që përfshihen në listën që i është shtyrë aprovimi, nuk mund të jenë në listën përfundimtare që pritet të miratohet nga forumet drejtuese të PD-së, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.
Kjo do të thotë se kreu demokrat Lulzim Basha nuk mundet që edhe në atë që konsiderohet si 20 % i listës, të mund të caktojë, emrat që përfshihen në listën që i është shtyrë aprovimi.
Pas publikimit të listës, pati reagime të ndryshme, veçanërisht nga Tritan Shehu dhe Romeo Gurakuqi, të cilët nuk nguruan të shprehen se nuk e njohin Komisionin, dhe presin vendimin e strukturave drejtuese të PD apo kryetarit Basha. Në fakt referuar po udhëzimit të firmosur nga Basha, të 13 ish-deputetët duket se e kanë mbyllur garën për kandidatë për ligjvënës në zgjedhjet e 25 prillit. /BN/
Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
AGRON SHEHAJ
ALBANA VOKSHI
ALDO BUMÇI
ALFRED RUSHAJ
ARBEN RISTANI
BARDH SPAHIA
BELIND KËLLIÇI
ÇLIRIM GJATA
DHURATA ÇUPI
ENKELEJD ALIBEAJ
ENNO BOZDO
ERVIN MINAROLLI
FATBARDH KADILLI
FLAMUR NOKA
FLORJON MIMA
GENC POLLO
GENT STRAZIMIRI
GRIDA DUMA
ISUF ÇELA
INA ZHUPA
IVI KASO
JORIDA TABAKU
KRESHNIK ÇOLLAKU
LUÇIANO BOÇI
OERD BYLYKBASHI
ORJOLA PAMPURI
TOMORR ALIZOTI
Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:
ANDON FRROKAJ
ARBEN KASHAHU
ENDRI HASA
ERVIN SALIANJI
FATBARDHA KADIU
IZMIRA ULQINAKU
LINDITA METALIAJ
LORENC LUKA
LUAN BACI
NADIRE MEÇORAPAJ
ROMEO GURAKUQI
TRITAN SHEHU
XHEMAL GJUNKSHI