• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Buxheti i 2021, i mafies së plehrave dhe PPP. Borxhi në shifrën rekord, 97 %

11:05 : 22/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Jorida Tabaku, ish-deputete e PD-së, thekson se buxheti i vitit 2021, hartuar nga Qeveria, ka në bazë mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve. Në një konferencë për mediat, Tabaku tha se në buxhet janë parashikuar 118 milionë euro për koncesione dhe PPP.

“Ka dy lajme nga projektbuxheti i vitit 2021. Ka një lajm të keq dhe një lajm të mirë. Lajmi i keq është se buxheti i paraqitur është një mashtrim elektoral dhe një përpjekje për të vjedhur deri në minutën e fundit në largim. Ndërkohë që lajmi i mirë është se ky është buxheti i fundit i kryeministrit në ikje.

Treguesit e siguruar nga vetë qeveria pohojnë se:
• Vendi është në rënie ekonomike prej 6,1%. Por sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kjo shkon deri në 9%.
• Konsumi i qytetarëve është me rënie me 7.5 %.
• Ndërkohë që investimet totale në vend kanë rënë me 13% duke treguar ngërçin e madh që ka ekonomia shqiptare.

Ka vetëm një tregues i cili është në rritje. Është borxhi! Borxhi ka arritur në shifrën rekord të 97% . Merret borxh për të paguar faturat korruptive të koncesioneve, merret borxh për të shlyer tenderat me çmime të fryra të rrugëve, që qeveritarët të kenë mundësi të vjedhin. Merret borxh për rroga, merret borxh për pensione, sepse kjo qeveri as nuk di, as nuk e do mirëqenien e shqiptarëve”, tha Tabaku.

Sipas saj, buxheti i fundit i Edi Ramës konfirmon politikën e tij 8 vjeçare kundër interesit publik, në shërbim të oligarkëve dhe klientelës së tij. Prioritet madhor për qeverinë janë pagesat për koncesionet që vjedhin shqiptarët dhe çojnë taksat e tyre në parajsat fiskale.

Lexo edhe:

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

“Ky është buxheti i mafias së plehrave, që do të vazhdojë të paguhet qindra milionë lekë për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Buxheti nuk ofron as më shumë investime në infrastrukturë, as më shumë buxhet në arsim, as më shumë investime në arsim dhe as më shumë investime në bujqësi.

Ky është një buxhet mashtrimi që synon që të fshehë gjendjen e mjerueshme reale në të cilën ndodhen financat publike.

Ky buxhet, me buxhetin e koncesioneve i cili këtë vit shkon në shifrën e paprecedentë të 120 mln euro, ashtu siç shfaqet edhe në tabelën në ekranin pas meje, është dëmi më i madh që i bëhet ekonomisë shqiptare nga njëra anë por nga ana tjetër tregon edhe politikën e tij që edhe në ikje nuk ndryshon, fatura koncesionesh dhe PPP të fryra me vetëm një qëllim, për t’i dhënë para klientëve në oborrin e tij dhe oligarkëve”, tha ajo.

Sipas ish-deputetes, buxheti i shtetit ka të ardhura në rritje prej 25 mln eurosh që vijnë vetëm nga bizneset e vogla dhe nga të vetëpunësuarit.

“Njëkohësisht bizneset e vogla do të kenë koston shtesë prej 2000 euro për të vendosur në punë projektin e fiskalizimit. Një projekt korruptiv që merr nga taksat e shqiptarëve 15 mln euro.

Qeveria që pretendon se do të rindërtojë vendin deri më tani ka dështuar që të mbajë fjalët e saj me buxhetin 2020 dhe me procesin e rindërtimit. Por e vërteta është se mbi 40% e prodhimit kombëtar janë kostot totale të PPP-ve që qeveria aktuale ka dhënë deri më sot.

Ndërkohë që përveç koncesioneve që shfaqen në tabelën që në këtë moment është në ekran, ka edhe 7 koncesione të tjera të cilat rifillojnë vitin e ardhshëm duke filluar me tunelin imagjinar të Llogorasë, duke vazhduar me koncesionin e Milot-Fier. Koncesione të cilat e dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe në një vit të vështirë, të goditur nga tërmeti por njëkohësisht edhe nga pandemia tregojnë se cili është interesi prioritar i Ramës, sigurisht jo qytetarët, sigurisht jo shqiptarët.

Të vetmit të kënaqur nga ky buxhet sigurisht janë ata që marrin tendera, tarafet e interesave dhe ato që fshihen pas skemave kriminale të PPP-ve, janë ata që bëjnë inceneratorët, janë ata të cilët edhe sot vazhdojnë dhe marrin pagesa përditë, ashtu sikurse tregohet me inceneratorin e Tiranës me kosto të fryra, të cilat vlera e të trejave shkon 20 milionë euro nga 11 milionë euro që ishte këtë vit.”, tha Tabaku.

Etiketa: buxhetiRamaTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025
AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
Para

Raporti/ BB: Ekonomia e Shqipërisë do bjerë 8.4% këtë vit, pasiguri për rimëkëmbjen

TË GJITHA

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com