• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shëndetësia: 67 mln euro për pandeminë, 37 mln euro për koncesione

08:29 : 22/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT, SHENDETI

Pagesat direkte nga buxheti në mbështetje të sektorit të shëndetësisë për të përballuar pandeminë Covid- 19 përllogaritën në 8,4 miliardë lekë ose 67 milionë euro sipas projektbuxhetit 2021 që u publikua nga Ministria e Financave.

Nga kjo shumë 2,4 miliardë lekë janë shpenzuar në vitin 2020 si një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar emergjencën mjekësore, ndërsa 6 miliardë lekë të tjera do të duhet të vihen në dispozicion vitin që vjen për të mbuluar një sërë nevojash për përballimin e pandemisë.

Sipas të dhënave nga projektbuxheti kosto e pandemisë është sa 20 për qind e fondit total për sektorin e shëndetësisë prej 41.2 miliardë lekësh të programuar për 2021.

Pagesat për koncesionet në shëndetësi

Vitin që vjen rritet më tej barra e buxhetit të shëndetësisë për të përballuar pagesat e koncesioneve për shkak se hyn në fuqi pagesa e plotë për PPP e shërbimit laboratorik në spitale.

Lexo edhe:

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

Më 2021 pagesat totale për koncesionet e shëndetësisë janë 4.7 miliardë lekë ose 37 milionë euro. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do marrë 1.28 miliardë leke pagesa për 2021. Ky koncesion filloi zbatimin në mesin e këtij viti. Check up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 mln lekë dhe 779 mln lekë.

Nga viti 2015 deri në vitin 2021 (e pritshme) koncesionet e shëndetësisë kanë marrë morën 16.1 miliardë lekë financime ose 131 milionë euro.

Kjo shumë është sa dyfishi i nevojave për financimin e pandemisë.

Si do të shpenzohen fondet e Covid-19

Ministria e shëndetësisë përllogarit se 6 miliardë lekët për vitin 2021 nevojiten për të përballuar nevojat pandemike si më poshtë:

-Marrjen e masave efektive dhe ruajtjen e vazhdimësisë së shërbimeve spitalore, ofrimin e shërbimeve bazuar në protokollet mjekësore COVID-19, adaptimin e shpejtë dhe përshtatjen e shërbimeve ndaj kërkesave të reja që mund të paraqiten ,si pasojë e pandemisë, përdorimin me eficiencë të burimeve njerëzore, si dhe krijimin e ambientit të sigurt spitalor për profesionistët e shëndetit.

-Ripozicionimin e shërbimeve spitalore të arritshme fizikisht për popullatën, që ka nevojë për përdorimin e tyre dhe vazhdimësinë e ofrimit të shërbimit spitalor të urgjencës në kushtet e ashpërsimit të pandemisë.

-Vlerësimin dhe përditësimin e protokolleve të hartuara për referimin dhe transportin nga urgjenca paramjekësore në strukturat spital dhe zgjerimi i skuadrave të lëvizshme dhe të dedikuara që ofrojnë shërbime në banesë dhe në bashkëpunim me mjekët e familjes;

-Hartimi i protokolleve për trajtim në banesë nga QKUM (skuadrat e terrenit) në bashkëpunim me mjekët e familjes, për pacientët që nuk kanë nevojë për hospitalizim dhe shtim të mëtejshëm të kapaciteteve të burimeve njerëzore duke rekrutuar dhe trajnuar staf shtesë;

-Shtim të kapaciteteve, përfshirë flotën e autoambulancave, kapacitetet në sistemet e informacionit, etj.

-Fuqizimin e rolit të Mjekut të Përgjithshëm dhe të Familjes, Mjekut Specialist të Qendrave Shëndetësore dhe infermierit në Kujdesin Parësor në diagnostikim dhe ndjekje të pacientëve me COVID-19 dhe pacientëve të tjerë kronikë me probleme për lëvizje/dalje nga banesat e tyre, nëpërmjet platformave digjitale si skype, ëhatsapp, etj., ose nëpërmjet vizitave në banesë kur mjeku e gjykon të arsyeshme, e veçanërisht për personat me risk të lartë.

-Ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shtëpitë e të Moshuarve (azile) në përputhje me nevojat e tyre përmes bashkëpunimit me mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes dhe në rastet kur është e nevojshme edhe me mjekët specialistë të poliklinikave (QSHS) dhe infermierëve.

-Fuqizimin e shërbimit infermieristik territorial për të fuqizuar asistencën (kujdesin) në banesë për të sëmurët kronikë, pacientët me paaftësi fizike (tetraplegjikë, paraplegjikë, të verbërit, invalidët e përhershëm), pacientët me probleme të shëndetit mendor dhe ata që për arsye të pamundësisë së lëvizjes janë të izoluar në shtëpi.

-Ofrimin e konsultave on-line për pacientët kronikë në gjendje të stabilizuar me qëllim kufizimin e grumbullimit të tyre ambientet e strukturave shëndetësore.

-Rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe ofrimin e panelit të analizave të nevojshme si dhe testimin për RT – PCR SARS COV 2 edhe në sistemin spitalor rajonal

-Në kuadër të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatave të krijuara nga COVID-19 dhe uljen e përhapjes së infeksionit do të garantohet furnizimi i pandërprerë i stafit mjekësor me të gjitha mjetet mbrojtëse personale të nevojshme, duke përfshirë: Maske Respiratore; Syze mbrojtëse; Doreza; Përparëse me një përdorim dhe të padepërtueshme; Kapuçët kirurgjikalë të kokës; Veshjet mbrojtëse Tyvek, etj.

-Me qëllim parandalimin e shpërhapjes së infeksionit në institucionet spitalore do t’i kushtohet gjithashtu rëndësi e veçantë: Manaxhimit të mbetjeve infektive; Zbatimit të rreptë të protokolleve mbrojtëse nga stafi mjekësor; Kontrollit të infeksionit mjedisor nëpërmjet dizinfektimit të saktë dhe të shpeshtë të ambjenteve të kujdesit shëndetësor./MONITOR/

Etiketa: Covidkoncensioneparaja

Lajme të lidhura

BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
BOTA

Humbi nuhatjen nga Covid, 27-vjeçarja kryen operacionin “shpëtimtar” në hundë

17:17 : 07/03/2025
Foto ilustruese
BOTA

Studimi: Shtrimet nga Covid-19 rritën rrezikun e vdekjes

20:28 : 03/03/2025
AKTUALITET

COVID “zgjoi” sëmundjet autoimune/ Mjekët: Agravoi problemin tek ata që vuanin prej tyre

19:53 : 02/03/2025
Para

Covid 19/ Parashikimi i Meri Shehut: Ja çfarë ndodh me pandeminë pas 15 Dhjetorit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com