Covid 19 ‘pushton’ Shqipërinë/ Rriten frikshëm të infektuarit, ja sa ishin në 24 orët e fundit! Harta

E marta e 20 tetorit ka shënuar një tjetër rekord të zi sa u përket personave të infektuar me Covid 19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë rezultuar301 persona të infektuar me Covid 19 në vendin tonë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1407 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,

27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,

12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,

7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,

5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,

2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore.

1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         301

Të shëruar ne 24 orë                      58

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  1407

Testime totale           1515782

Raste pozitive                    17651

Raste të shëruara              10225

Raste Aktive                        6968

Humbje jete                          458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3430

Durrës                  700

Shkodër                473

Fier                          444

Korçë                    432

Lezhë                     349

Elbasan                  293

Vlorë               270

Berat               215

Kukës                      176

Dibër              91

Gjirokastër           86

LEXO EDHE  1 vit nga tërmeti tragjik që shkaktoi 51 viktima/ Çfarë ndodhi dhe premtimet në letër