Mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranë, nxënësit dhe prindërit e tyre janë përballë një rreziku të madh, për tu infektuar me Covid 19, por Ministria e Arsimit hesht dhe mundohet të fshehë rastet.
Boldnews.al denoncoi më shumë se 1 javë më parë për gjendjen e rëndëaur të shkollës ‘Emin Duraku’ dhe për sjelljne kriminale të drejtoreshës së këtij institucioni, Besa tarka, e cila as nuk pyet për shëndetin e vartësve të saj dhe nxënësve por i interesojnë vetëm direktivat epartisë.
Ditën e sotme ish-deputetja demokrate, Albana Volshi, ka denoncuar se gjendja në këtë shkollë është rënduar edhe më shumë, pasi janë infektuar 10 mësues dhe 3 sanitarë të këtij institucioni me Coid 19.
Sipas Vokshit edhe pse në këtë shkollë mësojnë 1400 nxënës de ata janë përballë një rreziku të madh për tu infektuar me Covid dhe më pas për ta transmetuar viusin tek fëmijët e tyre nga ana e institucionit arsimor apo dhe nga vetë Ministria e Arsimit nuk ëhstë marrë asnjë masë mbrojtëse.
Vokshi e cilëson kriminale fshehejn e rasteve të infektimit të mësuesve dhe punonjësve të këtoj institucioni për prindërit dhe nxënësit.
Ish-deputetja demokrate rekomandon që kjo shkollë duhet të mbyllet për disa ditë dhe tu bëhet tamponi të gjithëve në mënyrë që të shmanget katastrofa.
Ja postimi i Vokshit:
Nuk është #pafytyrësi, është #kriminale t’ju fshehësh prindërve situatën e #COVID19 në shkolla.
Deklarata e Drejtorisë Arsimore Tiranë, në lidhje me situatën e COVID19 në Shkollën Emin Duraku, është përtej #skandalozes.
Të marrësh përsipër të mbulosh gjendjen e rënduar e ta paraqesësh atë si normale do guxim shumë të madh. Kushdo që e ka shkruar duhet të shkojë për ndjekje penale.
Por le të shtrojme dise pyetje për urdhëruesen e deklaratës znj. #Kushi:
– Në bazë të informacioneve të fundit që kanë mbërritur në PD, situata në shkollën Emin Duraku është edhe më e rënduar. Bilanci deri më tani: 10 mësues dhe 3 sanitare me COVID19. Në një shkollë ku 1400 nxënës janë të rrezikuar cdo ditë, sa mësues të tjerë duhet të infektohen që shkolla të mbyllet disa ditë? Derisa të kryhet tamponimi i të gjithë nxënësve të paktën në klasat e mësuesve pozitivë si dhe hetimi epidemiologjik i familjeve të tyre? Apo mbyllja e shkollës do rrëzonte #propagandën e Ramës që situata është nën kontroll…
– Pse prindërit nuk u njoftuan në kohë që kur nisën rastet e para të mësuesve dhe stafit me COVID19? Kush ka marrë përsipër e ka guxuar t’i heqë prindërve të drejtën për t’u informuar e për të vendosur për fëmijën e tij nëse do e cojë në shkollën vatër COVID ? Apo të marrë masat e nevojshme për ta mbrojtur atë?
– Pse ka kaq shumë raste mësuesish dhe stafi me COVID19 në shkollën “Emin Duraku? A ka ISHP një raport për shkakun pse Shkolla është shndërruar në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID19?
– Në deklaratë pranohet që masa e vetme e marrë është dezinfektimi 3 herë në javë dhe zevendesimi me mësues në dispozicion. Ndërkohë që nuk është zbatuar #Protokolli i #Sigurisë. Nxënësit nuk janë tamponuar, asnjë prind nuk është kontaktuar nga #ISHP apo mjeku I familjes. Pra ende sot nuk dihet përhapja e virusit në familjet e nxënêsve apo mësuesve. Kush mban përgjegjësi për shkeljen e protokollit të sigurisë në shkolla dhe #Udhëzimit për Nisjen e Vitit të ri shkollor?
– Pse të premten u bashkuan klasat? Sa fëmijë munguan? Sa prindër refuzuan të cojnë fëmijët në shkollë?
#Ministrja Kushi të mos fshihet pas deklaratave të Drejtorisë arsimore, por të urdhërojë marrjen e menjëhershme të masave të domosdoshme
te shkolla Emin Duraku apo te gjitha shkollat që po shndërrohen në vatra të rrezikshme përhapje infeksioni para se të jetë vonë.
Shëndeti dhe jeta e mësuesve dhe nxënësve janë më të rëndësishme se propaganda e #Ramës.
Është edhe një herë është rasti t’i kujtojmë Ramës dhe Kushit që zbatimi i planit të rimëkëmbjes të PD do zbuste dhe përmirësonte situatën e COVID 19 në shkolla.