• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjobaxhinjtë me uniformë të Erjon Ahmetit, që e mbajnë në punë oligarkët e betoniereve

16:50 : 19/10/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Betonierë dhe kamionë të tonazhit të rëndë bredhin mes qytetit të Tiranës duke gulçuar dioksid karboni dhe shurdhim në veshë… Lukuni makinash të kapadainjve të pushtetit (zakonisht janë fuoristrada të shtrenjta), të blera me tendera që mbajnë erë edhe më të rëndë se pusetat e pambyllura të bashkisë. Diku në ndonjë kryqëzim a rrugë të drejtë, policë të shtetit që nderojnë këta “kodoshë” ministra a drejtorë majë makinës luks, apo dhe kamionë oligarkësh që derdhin betonin diku në një kullë në Tiranë.

Dhe kjo nuk është vetëm një farë kohe, as me fushatë, por një vendim që vjen në një qark të shkurtër i cili mbyllet; një oligark+një shef i Policisë Rrugore, + një kryebashkiak, X disa ministra dhe +një kryeministër!

Efektivët e policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës janë urdhëruar nga shefi i tyre Erion Ahmetaj që të mos ndalohet asnjë kamion i tonazhit të lartë dhe betoniere që bredhin çdo ditë në rrugët e Tiranës. Në bazë të Kodit Rrugor, lejohen të qarkullojnë përgjatë ditës vetëm kamionët e tonazhit të rëndë me leje të posaçme, kur bëhet fjalë për punë publike, ndërsa mjetet që shërbejnë për sektorin privat duhet të udhëtojnë gjatë natës, në një fashë orari të përcaktuar.

Shefi i madh, i cili disa herë ka marrë vërejtje Erion Ahmetaj duket se ka bërë një “lidhje” më të shkurtër; vetëm shef+oligark… Kjo është një nga arsyet që sot nëpër qytetin e Tiranës gjezdisin lirshëm mjetët e kompanive të ndryshme të cilat ndërtojnë kullat dhe pallatet në zonat më të lakmueshme të Tiranës, që dikur ishin ndonjë oaz i vogël shlodhjeje për qytetarët, ndërsa sot janë kthyer në sheshe ndërtimi ku çdo ditë lartësohet kulla e një oligarku.

Lexo edhe:

No Content Available

Ndërsa këto dy kategori të politikës në pushtet dhe oligarkisë së biznesit nderohen nga “hyzmeqarët” me statusin police, e ca më shumë shefa të tyre, ndëshkimet deri në palcë i kanë ruajtur për qytetarët. Është kohë fushate, duhen miliona euro për të mbuluar dështimin me ndonjë copëz asfalt dhe para të tjera për ta hedhur për zgjedhjet që po afrohen, ku vota ka dalë në treg edhe për një thes miell. Nevoja është e madhe për lekun e thatë dhe po e marrin pikërisht nga pika e fundit e djersës së qytetarëve. Moria e policëve të qarkullimit rrugor, të mbështetur ethshëm edhe nga bashkiakët e lali Erit prej një jave kanë marrë urdhra gojorë për të shtuar masat administrative, që në gjuhën e thjeshtë përkthehen në gjoba.

Ndëshkim në çdo cep të Tiranës! Çdo qoshëz e kryeqytetit është kthyer në parkim me pagesë, aty ku ka mbetur ndonjë i tillë, më pas në rrugët ku dikur qëndronin mjetet është bërë pistë biçikletash nga Lali i Bashkisë.

Të blesh naftën 1800 lekë litri, ku 900 lekë t’i merr “shteti Rilindjes”, të paguash taksat vjetore, siguracionin e automjetit dhe në fund pothuaj çdo ditë të gjesh një pusullë në makinë një gjobë 10-30 mijë lekë të vjetra është më shumë se e tepërt… Vjedhje është fjalë ledhatuese, pasi gjithçka i ngjan një grabitje të mirorganizuar.

Nuk janë banda me kapuçë në kokë, por policë me uniformën e shtetit, ku pa të folur fare e madje me arrogancë kur i kërkon një shpjegim, të plasin në xhamin e mjetit gjobën e radhës. Dhjetë ditë kohë për ta paguar, ndryshe të rritet kamata e më pas të bllokojnë edhe mjetin. Kryebashkiaku i Tiranës mburret me gjobat e vendosura nga policët e tij. Kanë gjetur një formë të veçantë që zakonisht bredhin nëpër rrugë kryesore dhe rrugica mes lagjesh çifte policësh meshkuj. Norma ditore duhet realizuar e madje tejkaluar. Gjobë për çdo mjet të parkuar diku dhe nëse ndodh që qytetarët të revoltohen menjëherë lajmërojnë policinë e shtetit, që vjen vrik e dhunshëm të plas në komisariat.

Gjoba gjobë, por edhe telashe të tjera pasi bashkiaket të akuzojnë për kundërshtim dhe fyerje për shkak të detyrës. Sot është e vështirë të dallosh banditin e vërtetë pasi ai shpesh shfaqet si punonjës policie që të zbraz xhepat, për t’i arkëtuar diku ku më vonë edhe ajo gjobë do të shërbejë për një tender abuziv.

Etiketa: erjon ahmeti investigim gjobaxhinj boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

"Mbani maskën"/ Rama: Ndryshe do na duhet të mbyllemi sërish

TË GJITHA

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş