Këngëtari i njohur trondit me deklaratën: Isha një alkoolist, bulimik, gay, në depresion dhe kam tentuar vetëvrasjen

Këngëtari i njohur italian, Tiziano Ferro, ka bërë disa deklarata mjaft tronditëse gjatë filmit dokumentar me titullin “Ferro”.

Tiziano ka deklaruar se ka qënë alkoolist dhe pinte çdo ditë për të mos menduar për menduar. Ai u shpreh e ka menduar edhe vetëvrasjen, nga dhimbja dhe dëshpërimi.

“Një natë anëtarët e grupit më bindën të pija. Dhe nga aty nuk ndaloja dot. Pija vetëm, pothuajse çdo ditë. Alkooli me jepte forcë për të mos menduar, por dhimbja dhe dëshpërimi po më shtynin të kryeja vetëvrasje. Kam humbur shumë raste dhe shumë miq. Isha një alkoolist. Alkoolizimi të bën të dukesh ndryshe përballë të tjerëve”.

Rrëfimi i 40 vjeçarit ka ngjyra dramatike, duke shtuar dhe problemet e tjera të artistit:

“Isha thjesht një alkoolist, bulimik, gay, në depresion dhe i famshëm. Madje dhe ky epitet, i famshëm më dukej defekt, madje më i keqi.

Nuk kam qenë kurrë i pari i klasës, isha një anonim, aspak i bukur apo me trup atlet, përkundrazi isha i shëndoshë, i ndrojtur, të tjerët më thonin bullafiq, je si femër, pa fat. Isha gjithmonë në pritje të dikujt që të më dilte në krah, por nuk ndodhte kurrë. Jetoja nën frikë, i zemëruar dhe fyhesha gjithmonë. Më pas, fillova të këndoja dhe për herë të parë pashë që bota ndryshoi. Muzika ishte e vetmja gjë qe kisha. Ishte si një rrugë për t’u shprehur në një botë, e cila nuk më njihte”, kujton artisti, rininë e tij të hershme.

Filmi dokumentar përshkuan gjithë karrierën e Tiziano Ferros, duke nxjerrë në pah anën njerëzore te tij.