• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Çfarë janë “shtetet e lëkundura”, dhe pse janë jetike në presidencialet e SHBA?

23:50 : 16/10/2020
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Jessica Pearce Rotondi

Shtetet e lëkundura, të njohura gjithashtu si shtetet e “fushëbetejës”, janë shtetet ku gara është shumë e ngushtë, dhe ato historikisht janë lëkundur midis votimit për një parti apo tjetrën në zgjedhjet presidenciale. Ndërsa shumica e shteteve, votojnë vazhdimisht përgjatë linjave partiake – gjatë viteve 2000-2016, 38 shtete votuan për të njëjtën parti politike – këto shtete marrin një vëmendje të madhe nga kandidatët dhe anketuesit.

Kolegji Zgjedhor u jep fuqi shteteve

Etërit Themelues të SHBA-së, ishin të ndarë mbi mënyrën se si duhej të zgjedhur presidenti. Disa donin që Kongresi të zgjidhte udhëheqësin e kombit, të tjerët donin që atë ta zgjidhnin qytetarët me votën e tyre. Kolegji Zgjedhor u krijua si një kompromis.

Kushtetuta i garanton çdo shteti një numri zgjedhësish, bazuar në një total të kombinuar të delegatëve të shtetit në Senat dhe Kongres. Janë gjithsej 538 vota të Kolegjit Zgjedhor, dhe kandidatëve për president u duhen 270 vota elektorale për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo edhe:

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

48 nga 50 shtete kanë një sistem të tipit “fituesi i merr të gjitha”, që do të thotë se kush fiton votën popullore, i fiton të gjitha votat e kolegjit elektoral të atij shteti.

Dy shtete – Mein dhe Nebraska – përdorin metodën e qarkut kongresual, që do të thotë se ato

i ndajnë dy vota elektorale për fituesin e votës popullore në atë shtet, dhe një votë elektorale fituesit të votës popullore në secilin qark kongresual. Presidentët mund të fitojnë votën popullore, dhe të humbin votën e Kolegjit Elektoral.

Dhe kjo gjë ndodhur 5 herë, së fundmi në zgjedhjet e vitit 2016, kur Hilari Klinton mori 2.8 milion vota popullore, sesa fituesi i Kolegjit Zgjedhor Donald Trump, pabarazia më e madhe në histori.

Meqë 38 nga 50 shtetet kanë votuar për të njëjtën parti që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, është relativisht e lehtë të parashikohet se cilat shtete do të votojnë për një kandidat demokrat dhe cilat për një republikan. Janë shtetet që nuk votojnë vazhdimisht përgjatë linjave partiake, ato që përcaktojnë nëse një kandidat do të fitojë apo humbasë:shtetet e lëkundura.

A ka pasur gjithnjë shtete të lëkundura?

Ka një arsye kryesore pse ekzistojnë shtetet elektoralisht të lëkundura në Shtetet e Bashkuara. Sistemi zgjedhor në SHBA, është i strukturuar rreth shteteve. Siç shpjegon Xhon Hudak, një anëtar i vjetër i Institutit Brukings:”Sistemi ynë zgjedhor presidencial, është krijuar për t’i bërë shtetet si njësinë më të rëndësishme zgjedhore”.

Hudak vlerëson se zgjedhjet presidenciale shumë konkurruese të vitit 1800 midis Aron

Bërr dhe Tomas Xhefersonit, e rritën interesin e politikanëve për të fituar në shtete të veçanta.“Pas vitit 1800, shtetet filluan të kenë një qasje të vendosur, për të siguruar numërimin dhe raportimin e saktë të votave.

Me kalimin e kohës, politikanët e kuptuan si funksiononin zonat elektorale të një shtetit, ndërsa edhe konkurrenca u rrit”-thotë Hudak. Ndërkohë Dejvid Shulc, botues i librit “Shtetet e lëkundura në zgjedhjet presidenciale: Pse kanë rëndësi vetëm 10 prej tyre”, bashkë me Stejsi Heht, thotë se shtetet e lëkundura filluan të shfaqeshin pas Luftës Civile.

“Në vitin 1860, çështja e skllavërisë krijoi shtete të lëkundura si Ohajo”- thotë Shulc. Ai shpjegon se Partia Republikane ishte themeluar vetëm disa vjet më parë në Uiskonsin, dhe ajo po rritej shumë në shtetet e Mes-perëndimit. Partia u bë e njohur për mbështetjen e heqjes së skllavërisë dhe ruajtjen e Unionit.

“Shtetet e Veriut votuan për Linkolnin. Ato të jugut për kandidatin demokrat. Ishin shtete si Ohajo, ato që vendosën ekuilibrin. Asnjë republikan nuk e ka fituar presidencën, nëse nuk fitonte në Ohajo”- thotë Shulc. Ndërsa koncepti është po aq i vjetër sa Kolegji Zgjedhor, termi “shtet i lëkundur” është relativisht modern.

Ai u përdoror për herë të parë nga gazeta “The New York Times” në vitin 1936, kur presidenti Frenklin Ruzvelt po bënte fushatë në Perëndim. Por ky term u bë shumë më popullor në zgjedhjet e shumë kontestuara të vitit 2000, kur gazetarët mbuluan “fushëbeteja” si ajo e Floridës.

Pse kanë rëndësi shtetet e lëkundura?

Pretendimi se “çdo votë ka rëndësi”, është veçanërisht i vërtetë në shtetet e lëkundura. Këtë e kanë vërtetuar zgjedhjet me rezultat të ngushtë përgjatë historisë amerikane: Herri S.Truman e mundi Tomas Djuin në vitin 1948, me më pak se 1 për qind të votës popullore në shtetet atëherë të lëkundura si Ohajo, Kalifornia, Indiana, Ilinois dhe Nju Jorku, një garë aq e ngushtë sa shumë gazeta e shpallën gabimisht fitues pikërisht Djuin.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1960, midis Riçard Niksonit dhe Xhon Kenedit, 10 shtete u fituan me më pak se 2 për qind diferencë. Dhe në vitin 2000, rezultati i zgjedhjeve u përcaktua nga fituesi i Floridës, shtet të cilin Xhorxh Ë.Bush e mori me një diferencë prej vetëm 537 votash.

Pesha që kanë këto shtete në rezultatin përfundimtar, bën që kandidatët të shpenzojnë 75 për qind ose më shumë të buxhetit të fushatës, në përpjekje për të fituar mbështetjen e tyre. Kandidatët i vizitojnë shumë më shpesh shtetet e lëkundura gjatë fushatës, duke anashkaluar shpeshherë shtetet e tjera. “Shtetet e lëkundura, janë në fakt e gjithë fushata presidenciale”- thotë Hudak.

Çfarë dinamike krijojnë shtetet e lëkundura?

Tre faktorë kryesorë mund të krijojnë shtete të lëkundura, dhe këto faktorë shpesh mbivendosen dhe janë të gjithë në lojë:

Ndryshimet demografike. Zonat urbane priren të votojnë për demokratët, dhe ato rurale për republikanët. Kur qytetarët largohen nga zonat me prirje liberale apo nga qytetet e mëdha, për t’u vendosur në qytete më të vogla ose në zona më rurale, ata mund ta ndryshojnë ekuilibrin midis palëve.
Polarizimi ideologjik:Qendra Kërkimore Pju, ka zbuluar se ndarja ideologjike midis partive kryesore, nisi të zgjerohej në vitet 2000. “Para viteve 1990, kishte një numër të konsiderueshëm republikanësh liberalë në veri, dhe demokratësh konservatorë në jug. Ndërsa partitë ndajnë, ato mund të ndryshojnë nëse një shtet është i lëkundur apo jo”- thotë Hudak.
Politika e moderuar:Në një shtet me votues më të moderuar, ndarja midis republikanëve dhe demokratëve ngushtohet, gjë që e bën më të vështirë përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve. Hudak thotë se shtetet si Meini dhe Nju Hempshajëri “kanë shumë votues të moderuar, me mendje të pavarur, të cilët diktojnë konkurrencën midis 2 partive”.
Hudak shton se ndërsa vendi ka evoluar, po kështu ka ndodhur edhe me numrin dhe identitetin e shteteve të lëkundura. “Akti për të Drejtat e Votimit, ka pasur një ndikim të madh në të drejtën e votës për afro-amerikanët, të cilët nuk mund të votonin deri 50 vjet më parë në vende si Teksasi, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia”- thotë Shulc.

Shtetet e lëkundura në presidencialet e këtij viti

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Donald Trump, fitoi përmes Kolegjit Zgjedhor në 6 nga 10 shtetet më të lëkundura. Këtë vit fushëbetejat e mundshme midis Xho Bajdenit dhe Donald Trumpit mund të jenë Arizona, Florida, Xhorxhia, Ajoua, Meini, Miçigani, Minesota,Nebraska, Nevada, Nju Hempshajëri, Karolina e Veriut, Ohajo, Pensilvania dhe Uiskonsin. / bota.al

Etiketa: SHBAshtetet e lekundurazgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025
BOTA

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

17:41 : 16/08/2025
BOTA

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025
BOTA

Zelensky: Na duhet paqe e vërtetë, jo një tjetër pauzë mes pushtimeve ruse

16:48 : 16/08/2025
RAJONI

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025
Para

Arsyeja pse ju nuk duhet të karikoni celularin tuaj në makinë

TË GJITHA

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët

12:08 : 17/08/2025

REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë?

11:41 : 17/08/2025

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë ton drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025

Zjarret/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

11:20 : 17/08/2025

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

11:08 : 17/08/2025

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025

“Përroi i Bufit”/ U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

10:43 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com