Konfirmohet në detyrë shefja e kabinetit të kryeprokurorit

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi i trupës gjykuese e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjen, u dha këtë të Mërkurë.

Më 9 Tetor, Pustina u përball me komisionin në një seancë dëgjimore, që nuk nxori në pah problematika lidhur me pasurinë, figurën dhe profesionalizmin e saj.

LEXO EDHE  Përndiqte vazhdimisht 15 vjeçaren, arrestohet i riu në Krujë

Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.