• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dekorimet/ Berisha në krah të Metës: Rama ka humbur mendjen, ka nisur betejën kundër heronjve

12:30 : 12/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me akuzat që Rilindja i ka drejtuar Presidentit Ilir Meta përsa i takon dekorimit nga Kreu i Shtetit të disa figurave historike apo dëshmorëve të LANÇ.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama ka hapur një polemikë të habitshme, ndërsa i është vërsulur kundër dekorimeve nga Presidenti i Republikës, në ushtrim të funksionit të tij të ndereve të vendit, të disa dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar, konkretisht Avni Rustemit, Vasil Laçit, Vojo Kushit etj.

“Reagimi i Ramës ndaj këtyre dekorimeve, nën pretekstin se nuk dekorohen të vdekurit apo të dekoruarit e vdekur – është absurd dhe qesharak.

Me këtë reagim ai ka ngjallur hamendje nga më të shumtat.

Disa mendojnë se e ka nga xhelozia, të tjerë shprehen se ai që i ka vendosur Çelësin e Artë të kryeqytetit, Bregoviçit – autorit të këngës “Kallashnikov”, himnit të masakrave të serbëve mbi shqiptarët e Kosovës, nuk mund të pranojë të dekorohen dëshmorët apo heronjtë e kombit shqiptar.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Të tretë mendojnë se Rama druhet se këto dekorime i rrisin pikët në publik, Presidentit dhe kjo mund të përkthehet në pakësim edhe më të madh të votave për të dhe partinë e tij, që është kthyer në partinë e drogës, trafiqeve, vjedhjeve dhe korrupsionit dhe nuk e lidh asgjë me të rënët e kombit”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

Ditët e fundit, Edi Rama ka hapur në vend një polemikë të habitshme, por edhe tejet lënduese për çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij politike.

Ai është vërsulur kundër dekorimeve nga Presidenti i Republikës, në ushtrim të funksionit të tij të ndereve të vendit, të disa dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar, konkretisht Avni Rustemit, Vasil Laçit, Vojo Kushit etj.

Reagimi i Ramës ndaj këtyre dekorimeve, nën pretekstin se nuk dekorohen të vdekurit apo të dekoruarit e vdekur – është absurd dhe qesharak.

Me këtë reagim ai ka ngjallur hamendje nga më të shumtat.

Disa mendojnë se e ka nga xhelozia, të tjerë shprehen se ai që i ka vendosur Çelësin e Artë të kryeqytetit, Bregoviçit – autorit të këngës “Kallashnikov”, himnit të masakrave të serbëve mbi shqiptarët e Kosovës, nuk mund të pranojë të dekorohen dëshmorët apo heronjtë e kombit shqiptar.

Të tretë mendojnë se Rama druhet se këto dekorime i rrisin pikët në publik, Presidentit dhe kjo mund të përkthehet në pakësim edhe më të madh të votave për të dhe partinë e tij, që është kthyer në partinë e drogës, trafiqeve, vjedhjeve dhe korrupsionit dhe nuk e lidh asgjë me të rënët e kombit.

Në të gjitha këto mendime mund të ketë copëza të vërtetëzash.

Por e vërteta e madhe është diku tjetër.

Ajo qëndron tek ligji i Të Ngjashmëve, pra similia similibus e latinëve dhe kjo e shfazon dhe tmerron Ramën në atë shkallë sa e ka shtyrë të humbasë edhe mendjen dhe ndërmarrë një betejë të hapur kundër heronjve dhe dëshmorëve dhe dekorimit të tyre pas vdekjes.

Kështu, Avni Rustem tani atij i duket çdo emigrant shqiptar. Ndaj dhe dekorimin e Avni Rustemit, Rama e merr si një grishje apo apel për çdo emigrant, që për shkak të akteve të tij të tradhtisë së lartë, ndarjes së Kosovës, shitjes së detit Greqisë, spastrimit etnik të Shqipërisë, të jetë gati t’i rezervojë atij duke dalë apo duke hyrë në ndonjë hotel jashte vendi, atë që Avni Rustemi i rezervoi Esat Pashës.

Rama ndjehet kaq i huaj për këtë popull sa që tmerrohet nga emri i Vasli Laçit dhe çdo i ri këmbësor apo i ulur në trotuar kur ai kalon i duket nje Vasil Laç, i cili nuk shkoi në Romë, por e gjuajti në rrugët e Tiranës, Perandorin e Italisë, Abisinisë dhe Shqipërisë, Viktor Emanuelin.

Rama shpërfytyrohet nga dekorimi i Vojo Kushit sepse bazuar në ligjin e të ngjashmëve, mendon se ndonjë të riu “kokëkrisur” të frymëzuar nga Vojo Kushi, makina e blinduar e Edvinit mund t’i duket si autoblindë pushtuesi dhe do të vërsulet si Vojua mbi të.

Me këtë rast dua t’i them Zografit bis se nuk të kanë faj as Avni Rustemi, Vasil Laçi apo Vojo Kushi pse ti me aktet e tradhtisë së lartë kombëtare, drogën, vjedhjet, je shndërruar në figurën më të urryer pas Enver Hoxhës për shqiptarët.

25 prilli po vjen, koshi i plehrave të historisë të pret!

Etiketa: BerishaMetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Restoranti suedez heq instalimin artistik 'racist' të Presidentit kinez Xi Jinping

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com