• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shkelet armëpushimi, Armenia sulmon qytetin azerbajxhanas/ 7 viktima dhe 33 të plagosur

10:59 : 11/10/2020
në BOTA

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa i ushtrisë armene ndaj qytetit Ganja në Azerbajxhan, ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi i arritur, raporton Anadolu Agency (AA). Numri i viktimave u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e vendit, e cila në një deklaratë në Twitter tha se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Ali Memedov, një qytetar i cili i mbijetoi sulmit duke shpëtuar vetë nga rrënojat e shtëpisë së shkatërruar nga sulmi, tha për AA se fillimisht ka menduar se bëhet fjalë për tërmet.

“Dëgjuam një zhurmë shpërthimi. Më pas, shtëpia u shemb mbi ne. Në fillim mendova se ishte tërmet. Pastaj dolëm nga rrënojat së bashku me familjen”, tha Memedov.

“Kur dolëm jashtë përjetuam tronditje. Raketat kishin rënë në ndërtesat e fqinjve. Dëgjova britma të fëmijëve dhe grave. Menjëherë i ndihmova ata dhe u përpoqëm të largoheshim nga zona”, shtoi ai.

Ndryshe, në takimin e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministrit të Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanyan në Moskë dy ditë më parë, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, u ra dakord që nga dje në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.

Lexo edhe:

Aksidenti në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë dhe pasagjeri i kamionçinës (EMRAT)

Shkon në mbi 600 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që prej asaj kohe, Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, duke shkaktuar viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut ose Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën okupimin ilegal të Armenisë për rreth tre dekada.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Megjithatë, në vitin 1994 u arrit një armëpushim./AA

Etiketa: armeniazerbajxhanviktima

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë dhe pasagjeri i kamionçinës (EMRAT)

08:49 : 02/09/2025
BOTA

Shkon në mbi 600 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

09:55 : 01/09/2025
BOTA

Tërmet shkatërrues në Afganistan, raportohet për qindra të vdekur

08:18 : 01/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025
BOTA

Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

18:57 : 16/08/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

16:09 : 13/08/2025
Para

Bleona Qereti provokuese në bikini: Është e vështirë të më dashurojnë mua

TË GJITHA

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Sarandë! Ja çfarë dyshohet

10:29 : 02/09/2025

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

10:14 : 02/09/2025

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, procedohet i riu në Shkodër

10:14 : 02/09/2025

Ukraina i bën thirrje Kinës të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës

10:01 : 02/09/2025

Filmi që tronditi Venecian, Jude Law portretizon “Magjistarin e Kremlinit”

09:57 : 02/09/2025

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

09:33 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com