• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja si po i streson Lali Eri banorët e Tiranës/ Mos u çudisni kur të shfaqet si “shpëtimtar”

15:30 : 08/10/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Tirana është shndërruar në një qytet të pajetueshëm, ku banorëve të saj çdo ditë po u vështirësohet dita. Mjafton që të provosh të udhëtosh me transport privat ose publik, në një situatë të pazakontë pandemie, për të kuptuar se do të duhen minuta të tëra, madje edhe orë për të arritur në destinacion.

Rrugë që janë ngushtuar me pretendimin e krijimit të korsive të biçikletave, ndërsa vetë Kryebashkiaku ka pohuar se ato përdoren nga vetëm 9 % e qytetarëve. Pra, një rrugë që para pak muajsh ishte me katër korsi, sot është me dy, dhe ajo është një nga arteriet kryesore. Bëhet fjalë për rrugën e Durrësit, e cila është kthyer me një sens lëvizjeje dhe për më tepër ka humbur dy korsi, që janë kthyer vetëm për biçikleta.

Se ndërtohen korsi biçikletash apo ka zgjerime trotuaresh nuk ka asgjë të keqe, por çështja është sa funksionale do të jenë ato dhe si do të ndikojnë në qarkullimin e automjeteve.

Dhe për çudi, në projektet e rikonstruksionit të rrugëve, nuk parashikohen as korsi emergjencash, qofshin për ambulancat apo zjarrfikëset, që në jo pak raste mbeten të bllokuara në trafik.

Për të kaluar në rrugën e Durrësit mund të të duhet edhe 1 orë për të pëshkruar një segment jo më shumë se 2 kilometra. Mendoni se çfarë mund të ndodhë nëse në trafik mbetet një ambulancë apo zjarrfikës.

Lexo edhe:

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

Situata rëndohet po të kihet parasysh fakti i bllokimit të disa aksese. Kështu është bllokuar segmenti në Bulevardin “Zogu I”, hyrje daljet te Unaza e Re, vijimi i segmentit në zonën e Astir, punime që kryen njëherazi nga klientët e Kryebashkiakut dhe për më tepër pa asnjë studim se çfarë ndodh me trafikun në Tiranë.

Veliaj po eksperimenton në një qytet me mbi 800 mijë banorë, ku rreth 70 % lëvizim me automjete, qofshin private apo publike, ndërkohë që hapësirat ngushtohen. Dhe pasi mendon se ke përfunduar me stresin e qarkullimit të duhet të mendosh se ku mund t’a parkosh mjetin. Opsionet që ka bashkia janë ato të krijuara te sheshi Skënderbej, apo te “Air Albania” apo te “7 xhuxhat”. Gjithsesi duhet të mendohesh mirë, pasi parkimi mund të të kushtojë më shumë se rroga e muajit.

E gjitha kjo situatë, përveç se është një eksperiment që duket se teston durimin dhe nervat e qytetarëve, nuk është çudi që të përdoret nga Lali Eri edhe si një mënyrë për të rritur kuotat e tij. Jo si një punëmbaruar, sikundër kanë nisur t’a cilësojnë, por si një shpëtimtar.

Një ditë rrugët që ka shkepur me pretekstin e rikonstruksionit do të përfundojnë dhe nuk është çudi që të mbyllen para zgjedhjeve të 25 prillit. Atëherë kur Veliaj të mburret para shefit të tij politik me projektet e realizuara dhe të shfaqet me fytyrën e shpëtimtarit para qytetarëve, që çdo ditë po u merr disa orë nga jeta e tyre, si kohë e humbur në trafik.

Etiketa: lali eritiranatrafik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
SPORT

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025
AKTUALITET

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

20:40 : 16/10/2025
AKTUALITET

Rihapet autostrada Tiranë-Durrës, punimet pezullohen për shkak të trafikut të rënduar

15:29 : 14/10/2025
AKTUALITET

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

10:53 : 14/10/2025
AKTUALITET

Tirana në kaos dhe “paralizë” nga trafiku/ Policia: Shoferët të tregojnë durim!

19:03 : 13/10/2025
Para
Klement Pepaj, Danjel Pepaj dhe Vilson Çutaj

Gjendet trupat e pajetë të dy personave të zhdukur në Malësinë e Madhe

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com