• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të vegjlit janë parti pengmarrësish”, Manjani-Ramës: Ti ia ke parë hajrin më shumë se askush tjetër

09:24 : 07/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklarimet e Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë seancës së fundit parlamentare, ku u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i konsideroi partitë e vogla si grupe shantazshuesish, që e shikojnë shtetin si plaçkë për ta shqyer.

Manjani shkruan se Edi Rama është politikani që ja ka pa hajrin partive të vogla më shumë se askush.

“Shihni dhe parlamentin e sotëm si provë flagrante të përdorimit të partive e grupimeve të vogla, pa ide e pa kauzë. Po i bëjnë gjëmën Republikës pa asnjë fije morali.

Mirëpo, demokratikisht partitë e vogla përfaqësojnë 20-30% të elektoratit. Ndaj minimalisht nuk mund të shpallet kjo sasi votuesish qokaxhinj e shantazhues. Për etikë dhe llogjikë demokratike kjo nuk shkon.

Nga ana tjetër partitë krijohen e mbeten në politikë për ide e kauza politike dhe jo për shtojca partish të mëdha, mundësisht në pushtet”, shkruan Manjani.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

Sipas tij, partitë pa kauzë politike dhe pa identitet politik nuk mund të jenë më në politikë.

“Por çështja është se këtë vendim e kanë në dorë votuesit jo ne që flasim. As Edi Rama e as ligji elektoral.
Sado që i shajnë, votuesit shqiptarë të japin ujë në bisht të lugës. Këtë gjë kanë bërë në çdo palë zgjedhje. Kush do e di të lexojë rezultatet e zgjedhjeve në vite, e kupton mençurinë e elektoratit”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Edi Rama paska thënë këto ditë se:

“Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh, partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe ta kthejnë pastaj në degë thesari të atij që ka vulën por fakti që kanë qenë të tilla deri sot nuk do të thotë që nuk pengohen”.

Ndoshta po të ishte në startin e vet politik do kishte të drejtë. Nëse dikush që vjen nga jashtë politikës ftohet të lexojë ftohtë skenën e skemat politike të 30 viteve të fundit ashtu del, për fat të keq.

Edi Rama është politikani që ja ka pa hajrin partive të vogla më shumë se askush. Shihni dhe parlamentin e sotëm si provë flagrante të përdorimit të partive e grupimeve të vogla, pa ide e pa kauzë. Po i bëjnë gjëmën Republikës pa asnjë fije morali.

Mirëpo, demokratikisht partitë e vogla përfaqësojnë 20-30% të elektoratit. Ndaj minimalisht nuk mund të shpallet kjo sasi votuesish qokaxhinj e shantazhues. Për etikë dhe llogjikë demokratike kjo nuk shkon.

Nga ana tjetër partitë krijohen e mbeten në politikë për ide e kauza politike dhe jo për shtojca partish të mëdha, mundësisht në pushtet.

Partitë politike qëndrojnë në memorien e njerëzve për kauzat që luftojnë, për idetë që përçojnë dhe për programet që kërkojnë të zbatojnë

Mendimi im është që partitë kur humbin kauzën dhe idenë për të cilën janë themeluar, nuk janë më në politikë. Mund të jenë në bisnes, në NGO apo në sfera të tjera sociale por jo më në politikë.

Parti të tilla, herët a vonë shuhen. Ska hiç rëndësi sa e madhe apo e vogël është partia, po humbi kauzën mbaron së ekzistuari.

Në fakt partitë pa kauzë politike dhe pa identitet politik nuk mund të jenë më në politikë. Bie dakort me këtë llogjikë.

Por çështja është se këtë vendim e kanë në dorë votuesit jo ne që flasim. As Edi Rama e as ligji elektoral.
Sado që i shajnë, votuesit shqiptarë të japin ujë në bisht të lugës. Këtë gjë kanë bërë në çdo palë zgjedhje. Kush do e di të lexojë rezultatet e zgjedhjeve në vite, e kupton mençurinë e elektoratit.

P.S. ju kërkoj ndjesë që komentoj një thënie të Edi Ramës, por kjo është një tezë politike që meriton vemendje politike dhe demokratike gjithashtu.

Fakti që këtë tezë e artikulon Rama, nuk është arsye për të mos e komentuar…

Etiketa: Manjaniparti te voglaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Vrasja në Kombinat, arrestohet në Greqi i dënuari me 23 vjet burg (EMRI)

TË GJITHA

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025

Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit

15:00 : 06/10/2025

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025

“Liri, shpresë apo zhgënjim”: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

14:43 : 06/10/2025

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com