• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama asgjësoi koalicionet me llumin në parlament”, gazetari: Hetja e Bashës e pakuptimtë

21:16 : 06/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Ylli Rakipi, në një intervistë për “Ora News”, ka komentuar votimin e djeshëm të njëanshëm të kodit zgjedhor dhe situatën politike në vend.

Rakipi tha se Edi Rama ka realizuar objektivin e vet, për të prishur koalicionet, duke përdorur “pjesëm më llum” të opozitës parlamentare dhe se opozita e vërtetë duhet të bëjë llogari të qarta për zgjedhjet. Rakipi tha gjithashtu se Rama po i përdor të gjitha makinacionet për të t’i marrë zgjedhjet në tavolinë, ndërsa reagimin e Lulzim Bashës e quajti të vakët dhe të pakuptimtë.

“Parlamenti shqiptar ka shumë kohë që ka zëvendësuar programet humoristike në televizionet shqiptare. Për të gjitha arsyet, për përbërjen e tij dhe për vendimet që merr. Dje votoi pjesa më llum e asaj opozite parlamentare, që ka mbajtur në pushtet në mënyrë ilegjitime Edi Ramën.

Me ndryshimet në kodin zgjedhor, populli do t’i zgjedhë kandidatët, por në fund do të fitojnë ata që ka zgjedhur kryetari, Edi Rama ose Lulzim Basha. Do të kemi dy zgjedhje, një të popullit dhe zgjedhja tjetër mbi këtë listë që e bën Edi Rama dhe Luli Basha.

Por, Edi Rama realizoi një qëllim shumë të rëndësishëm. Ai nuk ka më parti afër vetes, nuk ka më aleatë dhe do të hyjë në zgjedhje i vetëm. Ai e kupton që nuk mund të fitojë dhe prishi koalicionet. E gjithe përpjekja e tij ishte prishja e koalicioneve dhe e realizoi këtë qëllim. Opozita duhet të hyjë me një listë të vetme, gjë që është shumë e vështirë.

Lexo edhe:

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

Të mos harrojmë se këtë sistem e ka ndërtuar vetë zoti Edi Rama dhe Sali Berisha në vititn 2008, në atë kohë e kontestuar fort nga LSI. Edi Ramës dhe Berishës u shërbeu ky sistem, me idenë për të vrarë Metën, por nuk e arritën dot. Tani përsëri në shënjestër të Ramës, është Ilir Meta, që goditjen më të madhe ta marrë ai. Në bazë të formulës së rrëzuar, LSI merrte më shumë vota. Në këtë mënyrë është përpjekje e madhe për t’i prerë rrugën LSI dhe për rrjedhojë opozitës. A e kupton këtë Lulzim Basha? Këtë nuk e di.

Pikëpyetjet mbeten në anën e Bashës, i cili nuk e atakoi atë që bëri Rama. Ndoshta kryetari Basha mendon që ky sistem, është edhe në favorin e vet“, tha Rakipi.

I pyetur nëse mund të ketë një koalicion mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike pas zgjedhjeve, Rakipi tha se nuk e sheh një skenar të tillë.

“Basha e ka denoncuar këtë, ka thënë më ka propozuar Rama të jem kryeministër dhe Rama të jetë president, e ka denoncuar me forcë. Përflitet, por është një tezë e Edi Ramës. A mund të jetë një tezë e fshehtë e Bashës? Mendoj se jo. Do të kishim të bënim me një njëri me shume fytyra. Nuk mund ta pranojmë këtë. Shumë mendojnë se është në interesin e Ramës, të nxjerrë këto fjalë, por mendoj se do të ishte vetëvrasje për Bashën, do të ishte asgjësuese një skenar i tillë“, tha Rakipi.

I pyetur lidhur me deklaratat e komunitetit ndërkombëtar, Rakipi tha se ka kohë që një pjesë prej tyre janë kthyer si zyra të Edi Ramës.

“Zyrat diplomatike të rëndësishme, përjashto atë britanike dhe gjermane, janë kthyer prej kohësh në zyra të Edi Ramës“, u shpreh gazetari.

Etiketa: parlamentrakipiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama: Kulla “Syri i Tiranës” me kate pa leje në mes të kryeqytetit, nuk do i gëzojnë dot

15:37 : 19/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
Para

Lista e Champions League, ja lojtarët që le jashtë Antonio Conte

TË GJITHA

EMRI/ U arratis nga burgu, shqiptari grabit dhe plagos me thikë 25-vjeçaren ukrainase në Greqi

19:49 : 19/09/2025

“Erdhi koha të mbyllim çezmën”, BE kërkon ndalimin e gazit rus deri në vitin 2027

19:37 : 19/09/2025

Bleu rroba “Dior” dhe “Burberry” me para publike, kryebashkiakja e Parisit akuzohet për korrupsion

19:33 : 19/09/2025

“10 ditë jashtë Kuvendit”/ Deputeti i PD: U përjashtova se ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan

19:14 : 19/09/2025

“Zjarrfikësja na tha s’kemi shofer!”, banorët flasin për zjarrin që dogji 4 makina në Spitallë

19:13 : 19/09/2025

3 shenjat e zodiakut që do të marrin kontrollin e plotë mbi financat e tyre deri në fund të shtatorit

19:01 : 19/09/2025

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

18:57 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com