• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudia në Drejtësi/ Rasti unik në botë, Henrik Ligori, edhe prokuror, edhe avokat

19:04 : 03/10/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Juristi Henrik Ligori gjendet në një situatë absurde, për shkak të “mutacioneve ligjore”, të krijuara nga Reforma në Drejtësi.

Ai ka qenë prej shumë vitesh prokuror. Por, për institucionet e drejtësisë, ai vazhdon të ketë ende statusin e magjistratit, megjithëse prej vitit 2018 ai është avokat dhe njëkohësisht pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës.

Henrik Ligori, formalisht shënon rastin unik, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, që të jetë zyrtarisht edhe prokuror, edhe avokat, pra normalisht ai edhe duhet të përfaqësojë akuzën në gjyq, por edhe duhet të jenë mbrojtës ligjor i të pandehurve.

Në verën e vitit 2018, Henrik Ligori dha dorëheqjen nga detyra e prokurorit, të cilën në atë kohë e ushtronte pranë Krimeve të Rënda (pararendëse e SPAK).

Lexo edhe:

Tenderi i radhës për Policinë e Shtetit: A është e paracaktuar procedura 2.5 milionë USD për të blerë pistoleta 9×19?

U arrestua për drogë, Anton Gjinaj i “Alesio 2014” ka marrë 1 mld lekë tendera publikë

Pasi dha dorëheqjen, në Shtator 2018, Ligori regjistrohet si “Avokat” në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Gjithashtu, ai emërohet edhe si Pedagog i Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Por, dorëheqja e tij si prokuror, me shumë mundësi nuk është formalizuar sipas ligjit. Kjo konstatohet në faktin që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e ka përfshirë në shortin e Vetingut të datës 16 Qershor 2020, nën emërtesën “Henrik Ligori, prokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda”.

Situata duket si “lapsus” mes institucioneve. Por, çështja është rezulton të jetë më e thellë se sa kaq.

Henrik Ligori dha dorëheqjen si prokuror pak pasi kishte nisur procesi i Vetingut, por ndërkohë ai gëzon ende statusin magjistrat, të cilin mund ta përdorë, përsa kohë e ka ende në dispozicion.

Çfarë ka ndodhur?

Nxitimi i tepruar për të miratuar Reformën në Drejtësi në vitin 2016, si edhe volumi i madh i ndryshimeve kushtetuese e ligjore, natyrisht që do të shoqërohej me handikape të thella, siç ka ndodhur që Shqipëria sot të jetë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale.

Por, përveç dëmeve të rënda në nivelin makro, moria e ligjeve dhe institucioneve të reja është shoqëruar edhe me “mutacione” të vogla, të cilat, në çdo rast shkojnë në favor të personazheve të lidhur me Partinë Socialiste në pushtet.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vitin 2019, emëroi si prokuror Bledar Valikajn, bashkëshortin e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, pa kryer Shkollën e Magjistraturës, i cili përbën kusht bazë për përfshirjen në sistemin e drejtësisë.

Një situatë e ngjashme, kur një avokat gëzon edhe statusin e magjistratit i ndodh edhe Henrik Ligorit, bashkëshort i ish-deputetes socialiste, Shegushe Ligori.

Henrik Ligori ishte një ndër emrat më të lakuar për të marrë postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, në Dhjetor 2017. Por, duket se ai e ka kuptuar që gara ishte e paracaktuar për Arta Markun dhe nuk aplikoi për vendin vakant të kreut të institucionit të Akuzës.

Disa muaj më vonë, në Korrik 2018, Ligori dorëzon dorëheqjen para Prokurores së Përgjithshme (të Përkohshme), Arta Marku, e cila mori kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, deri në krijimin e kësaj strukture që tashmë është përgjegjëse për karrierën e prokurorëve.

Mesa duket, Prokurorja e Përgjithshme (e Përkohshme), nuk e ka përcjellë njoftimin për dorëheqjen pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të cilin Henrik Ligori është ende në detyrën e prokurorit dhe e ka përfshirë në Veting.

Gjithësesi, diçka “ka çaluar” në favor të Ligorit, edhe nga ana e Komisionit të Vetingut. Kjo strukturë ka përfshirë të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda në proces rivlerësimi në Shtator 2018.

Henrik Ligori ishte i vetmi që nuk u shortua në atë kohë, megjithëse ishte në të njëjta pozita me ish-kolegët e tij të Krimeve të Rënda.

Megjithatë, KPK vendosi ta përfshijë në Veting në mesin e vitit 2020, duke zbuluar njëkohësisht situatën absurde.

Konflikt interesi?

Krahas statusit të dyfishtë prokuror-avokat, Henrik Ligori është edhe pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës, pozicion që e vendos atë në një situatë me dyshime të forta për konflikt interesi.

Si pedagog i Shkollës së Magjistraturës, ai është një ndër personat përgjegjës për seminaret e Formimit Vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Rezultatet e Formimi Vazhdues janë thelbësore për karrierën e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë. Një vlerësim i mundshëm negativ nga Bordi i Shkollës së Magjistraturës mund t’u kushtojë karrierën gjyqtarëve ose, më së paku, i pengon për t’u ngritur në detyrë.

Pra, roli i Ligorit është domethënës. Nga ana tjetër, ai, si avokat, gjendet përballë të njëjtëve gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët paraqiten tek ai si pjesëmarrës të seminareve të Formimit Vazhdues.

Kjo situatë ndikon për forcimin e dyshimeve mbi konfliktin e interesave. Pasi, nuk është aspak e pamundur që, avokati Henrik Ligori, në këmbim të vlerësimit pozitiv për gjyqtarët e prokurorët, të kërkojë prej tyre “favorë” në lidhje me klientët e zyrës së tij ligjore.

Etiketa: investigim boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i radhës për Policinë e Shtetit: A është e paracaktuar procedura 2.5 milionë USD për të blerë pistoleta 9×19?

13:51 : 09/08/2021
INVESTIGIME

U arrestua për drogë, Anton Gjinaj i “Alesio 2014” ka marrë 1 mld lekë tendera publikë

17:22 : 14/04/2021
AKTUALITET

“Ka presh të freskët”, Qefalia i “Dajtit” fiton “në tavolinë” tenderin 1.5 mln euro për Burgjet

10:35 : 29/08/2020
AKTUALITET

Skandali, Gonxhja “ngatërroi” letrat e veta dhe skualifikoi kompaninë nga tenderi 150 mijë euro

13:31 : 23/08/2020
AKTUALITET

Pikëpyetje mbi pasurinë e deklarim i paplotë, Komisioneri Ballhysa do të ngelte në Veting

09:49 : 21/08/2020
AKTUALITET

Albchrome e Samir Manes akuzohet se u ‘mohon’ minatorëve të drejtën Kushtetuese të grevës

23:14 : 30/06/2020
Para

Koronavirusi/ Epidemologu i njohur: Këto janë ambientet ku duhet të bëjmë shumë kujdes gjatë dimrit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com