• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vjeshta e Coronës – Sa e përgatitur është Gjermania?

09:15 : 02/10/2020
në BOTA

Vera iku, virusi mbeti. E tani me vjeshtën po rriten edhe infektimet. Ndërprerja e zinxhirëve të infektimit është një nga faktorët kryesorë në luftë kundër pandemisë. Sa e përgatitur është Gjermania?

Në verë shumë gjëra ishin më të thjeshta. Me miqtë mund të takoheshe në park apo të uleshe jashtë në restorant. Tani me vjeshtën fillon periudha kur dyert mbyllen. Nervoziteti është rritur. Rreziku i infektimit me virusin në ambientet e brendshme është shumë herë më i madh, paralajmërojnë virologët.

Gastronomia që gjate pranverës u kërkonte klientëve të lënin emrin dhe kontaktet, që në rast infektimi të informoheshin menjëherë të gjithë. Por me emra fiktivë figurash filmi nuk mund të bëhet gjurmimi i kontakteve, thotë politikani komunal i Hamburgut, Falk Großmann. Një provë jopërgjithësuese me 1500 fletë-kontakti tregoi se vetëm një e treta e personave i kishin dhënë të sakta të dhënat në formularë.

Ndjekja e kontakteve kërkon më shumë personel

Ndryshe nga Franca fqinje që është një vend i centralizuar, në Gjermani komunat e niveli lokal kanë qenë që nga fillimi i pandemisë të përfshira me shumë përgjegjësi në luftimin e pandemisë. Landet gjermane dhe federata ofrojnë vetëm kornizën e veprimit, por në Drejtoritë e Shëndetit në lande e në qytete vendoset se çfarë duhet bërë.

Lexo edhe:

Fishekzjarrët kthehen në rrezik në një festë në Gjermani, 19 të plagosur

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Problemi këtu: Drejtoritë e Shëndetit punojnë prej muajsh në kufijtë e së mundshmes, shprehet kryetarja e Shoqatës Federale të Mjekëve në Shërbimin Shëndetësor Publik, Ute Teichert. “Kjo më shqetëson.” Teichert as në vjeshtë nuk pret lehtësim të situatës. Negociatat se cila zyrë mund të hapë sa vende të reja pune, sapo kanë filluar, thotë ajo.

Edhe zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert paralajmëroi, se Drejtoritë e Shëndetit po punojnë “aktualisht deri në rraskapitje.”

Prandaj tani po vjen në ndihmë ushtria gjermane. Rreth 950 kërkesa për ndihmë kanë ardhur që nga fillimi i pandemisë, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për Deutsche Wellen. 900 ushtare e ushtarë janë në terren për ndihmë. Shumica ndihmon në testimin e të kthyerve nga udhëtimet. Të tjerë në gjetjen e rrjeteve të kontaktit. Gjurmimi i kontakteve funksionon, vetëm nëse edhe rezutatet e testimeve kryhen shpejt.

Shpresa tek testet e shpejtë

Ministria Federale e Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch publikojnë rregullisht një vështrim të përgjithshëm për kapacitetet testuese në vend. Në raportin aktual javor thuhet, se javët e ardhshme mund “të reduktohen kapacitetet e lira “. Së fundmi numri i testimeve është arritur shumë, më shumë se 1 milionë në javë.

Ende ka hapësirë për frymëmarrje, por instituti jep një paralajmërim të dytë: sa më shumë që testohet, aq më tej zgjatet koha për marrjen e përgjigjes. Që tani ka një numër testesh pa përgjigje -13.000 prova janë në pritje. Por shpejtësia është një faktor i rëndësishëm për të ndërprerë zinxhirët e infeksionit.

Politika mbështet paralelisht zhvillimin e procedurave testuese. Së fundmi federata do të mbështesë zhvillimin e një testi të shpejtë të Coronës nga firma Bosch, ku rezultati jepet për 39 minuta dhe jo për disa orë. Edhe firma të tjera punojnë për zhvillimin e testeve të tilla të shpejta.

Një pyetje e së ardhmes është si do të shpërndahet një vaksinë e mundshme? Kush duhet të vaksinohet i pari? Deri në fund të tetorit Ministria Federale e Shëndetësisë së bashku me ekspertët kërkon të përpunojë “Kriteret e Shpërndarjes së Vaksinës së Coronës” i përgjigjet ministria një pyetjeje të Deutsche Welles. Me këtë merret në konsideratë fakti që “diskutimi i shpërndarjes nuk ka vetëm një dimension mjekësor, por edhe etik dhe politiko-shoqëror.” Koncepti i shpërndarjes do të konkretizohet kur të jetë e qartë se “si ndikojnë vaksinat.”

Etiketa: COVID 19Gjermani

Lajme të lidhura

BOTA

Fishekzjarrët kthehen në rrezik në një festë në Gjermani, 19 të plagosur

13:43 : 19/07/2025
BOTA

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

17:25 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

09:45 : 16/07/2025
AKTUALITET

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025
BOTA

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

08:50 : 13/07/2025
AKTUALITET

I arratisur nga burgu në Itali, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

10:51 : 12/07/2025
Para

Naftëtarët në ditën e 5 të grevës: Jemi të lodhur, disa po shfaqin simptoma të rënda

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com