‘S’ka shtretër në spitale’, epidemiologu njofton situatën kritike në Iran

Irani po përballet me një situatë kritike sa i takon pandemisë së koronavirusit në vend.

“Nuk ka më shtretër në spitalet iraniane për pacientët me koronavirus pasi ka një rritje të shpejtë të rasteve në vend”, tha sot një anëtar i komitetit për trajtimin e krizës shëndetësore.

“Nëse autoritetet vazhdojnë të injorojnë seriozitetin e situatës, pacientët me koronavirus në qytete si Teherani së shpejti do të detyrohen të marrin trajtim në korridoret e spitalit sepse thjesht nuk ka shtretër të tjerë “, tha epidemiologu Massoud Martani për mediat vendase.

Sipas Mardani, situata është më e keqe në Teheran, i cili ka një popullsi prej 13 milion banorësh.

“Situata është aq kritike sa që kërkesa për një bllokim një javor në Teheran është realiste, përndryshe ne do të përballemi me vështirësi të mëdha në sigurimin e kujdesit mjekësor,” theksoi ai.

LEXO EDHE  Pas Greqisë, Francës, Anglisë edhe Italia përfshihet nga protesta masive kundër vaksinimit dhe kufizimeve

Presidenti iranian Hassan Rohani deri tani ka përjashtuar imponimin e një bllokimi të ri në vend, duke thënë se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me virusin, të cilin ai e sheh si një sfidë afatgjatë.

Rohani është pro kthimit të normalitetit dhe respektimit të rreptë të masave higjienike. Ndërkohë, numri ditor i rasteve të reja të koronavirusit në Iran ka arritur në 3,500 ditët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, më shumë se 450,000 njerëz janë infektuar me Covid-19 dhe 25,000 persona kanë humbur jetën.