Probleme me pasurinë, KPA shkarkon kreun e prokurorisë së Durrësit

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra kreun e Prokurosisë së Durrësit, Ferdinand Elezi. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla.

Komisioni i Pavaruar i Apelimit pas shqyrtimit të tri komponentëve vendosi të lerë në fuqi vendimin e marrë nga KPK në 9 prill të vitit 2019.

Nga shqyrtimi i të dhënave rezultoi se, lidhur me kriterin e pasurisë Elezi sipas KPA-së nuk ka justifikuar në mënyrë bindëse, burimin e ligjshëm të disa të ardhurave. Ndërkohë për sa i takon figurës  arrin një nivel të besueshëm. Nga ana tjetër për Ferdinand Elezin, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është shprehur se në lidhje me aftësitë profesionale  ka kualifikim minimal.

Në të njëjtin përfundimi kishte dalë në prill të vitit të kaluar edhe KPK, kur vendosi për shkakrimin e tij.

Gjatë seancës, Elezi, i cili ishte edhe subjekti që bëri ankimimin kërkoi konfirmimin në detyrë.

Vendimi i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.09.2020.

Vendimi i KPK-së

1. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ferdinand Elezi, me funksion prokuror dhe
drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
2. Vendimi i arsyetuar me shkrim u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe
vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në
përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
3. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit
dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
4. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall në Tiranë, më datë 09.04.2019.

LEXO EDHE  Abazoviç refuzon pozicionin e zv. Kryeministrit dhe 3 ministri, kërkon më shumë poste

Pretendimet në seancë në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për Drejtuesin Prokurorisë së Apeit Durrës Ferdinand Elezin. Subjekti u rivlerësua ne të tre kriterët për pasuri, figurë dhe aftësi profesionale.

Në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikti të Interesit, thuhej se prokurori Elezi ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka burime financiare të ligjshme dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.KPK ka kryer një hetim të thelluar ku rezulton të ketë pasuri si më poshtë:

Apartament 124 m2 në Komunën e Parisit, i blerë më 5 Shtator 2000 me vlerë 40 mijë dollarë; apartament 55 m2, 30 mijë euro 2005, apartament në Durrës blerë në 2007 me vlere 4 milionë lekë.

Nga hetimi i KPK rezultuan se këto pasuri të mos kanë përputhje vlera e blerjes së deklaruar me atë të tregut. Zyrë 45 m2 e blerë 60 mijë euro në 2005 nga hetimi i KPK ka rezultuar se ka mospërputhje midis datës së blerjes së deklaruar nga subjekti dhe datës kur është bërë nënshkrimi i kontratës.

Apartamenti 77 m2 në Durrës ishte apartament i bashkëshortes i deklaruar në shumën 1 milion lekë si pjesë përbërëse e ¼. Bashkëshortja e subjektit ka qenë bashkëpronare dhe kjo pasuri nuk është deklaruar as në 2004 dhe në asnjë nga deklaratat periodike dhe as burimin e krijimit. Në lidhje me vlerësimin e figurës, DSIK ka dorëzuar nje raport ku konstaton përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës.

Aftësitë profesionale në raportin e sjellë nga Prokuroria i Përgjithshme thuhet se ne vitet 2014-2016 është vlerësuar shumë mirë. Pranë KPK-së kanë mbërritur 2 denoncime.  Por në përfundim të hetimeve nuk janë gjetur shkelje.